Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festime kombëtare për nder të Nikolla Gjuzelevit

Foto: Fondacioni “Nikolla Gjuzelev”

Po vazhdojnë festimet kombëtare me rastin e jubileut të basit të madh bullgar Nikolla Gjuzelev, të cilat filluan më 17 gusht, kur u mbushën 80 vjet nga lindja e tij dhe 50 vjet veprimtari skenike të këngëtarit dhe piktorit të njohur. Priten koncerte, ekspozita, prezantime librash dhe një dokumentar i ri i regjisorit Oleg Kovaçev në skenat, ku Gjuzelevi ka kënduar, me pjesëmarrjen e muzikantëve, me të cilët ka punuar dhe të cilëve u ka dhënë mësime.

Nikolla Gjuzelev ka kënduar në skenat e mëdha të operës në Evropë, në Amerikën Veriore dhe në atë Jugore, në Australi, Japoni dhe ka qenë partner i emrave më të mëdhenj në këtë art.

Fondacioni “Nikolla Gjuzelev” themeloi Çmim Ndërkombëtar me emrin e tij për këngëtarë të talentuar operistikë dhe për piktorë të talentuar, çmim ky, i cili do të dorëzohet në kuadrin e forumeve prestigjioze të këngës dhe të atyre kulturore në vend dhe jashtë.

Për festimet dhe programin e tyre, na tregoi Anna Maria Gjuzeleva, bashkëshorte e basit të madh bullgar:

“E themeluam fondacionin kulturor “Nikolla Gjuzelev” me miq dhe veprimtarë të kulturës në bashkëpunim me Pallatin Kombëtar të Kulturës, Operën e Sofjes, Akademinë Bullgare të Shkencave etj. Sivjet morëm përkrahje të konsiderueshme financiare nga Ministria e Kulturës, pa të cilën nuk do të mund të realizonim gjithçka.”

“Bashkia Pavlikeni organizoi festime të mëdha dhe e quajti teatrin e madh veror në qytet me emrin e tij. Festimet janë më 16 shtator, kurse më 20 shtator do të ketë një koncert të madh, kushtuar Gjuzelevit, organizuar nga Akademia Bullgare e Shkencave. Do të marrin pjesë shumë prej akademikëve në fushën e artit, në sallonin e madh, kurse në sallonin e vogël do të hapet një ekspozitë. Do të jenë të pranishëm Svilen Rusev, Kryetari i Akademisë Bullgare të Shkencave akademik Stefan Vodeniçarov, Ljudmill Stajkov, Pllamen Xhurov me Solistët e Sofjes, Ivan Drennikov. Pas kësaj është Parma, ku do të ketë koncert më 22 shtator, bashkë me Vlladimir Stojanovin dhe Mikele Petruzi. Opera e Sofjes ia kushton Gjuzelevit spektaklin “Don Karlos” më 29 tetor, me pjesëmarrës bullgarë dhe të huaj, kurse Roberto Skanduci do të këndojë në rolin e Filipit. Pas kësaj është Roma më 3 nëntor, në Institutin Kulturor Bullgar dhe në Ambasadë. Do të ketë koncert, projektime filmash, paraqitje të librave të reja.

Fondacioni “Nikolla Gjuzelev” bashkë me fondacionin “13 shekuj Bullgaria” botoi një monografi të Gjuzelevit me fotografi të roleve të tij, pikturave dhe teksteve kushtuar atij. Në Strasburg do të ketë një koncert kushtuar basit të madh më 18 nëntor. Më 2 dhjetor në Pallatin Kombëtar të Kulturës do të hapet një ekspozitë prej afishesh dhe fotografish të roleve të tij të ndryshme, do të paraqitet gjithashtu monografia dhe romani i ri biografik i Vlladimir Gaxhevit kushtuar Gjuzelevit.

Më 13 dhjetor në sallën Nr 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës është koncerti më i madh jubilar në kuadrin e festivalit të Vitit të Ri “Kalorësi i Operës”. Ai do të jetë me pjesëmarrje italiane dhe bullgare dhe kuptohet do të këndojnë Vlladimir Stojanov, Nikollaj Karnollski, Marian Jovanovski – nxënës të tij, si dhe Bojko Cvetanov, Kalludi Kalludov, Orlin Anastasov dhe Daniella Djakova. Françeska Patane është sopranoja italiane, i ati i së cilës ishte një prej dirigjentëve më të mëdhenj operistikë Xhuzepe Patane. Dirigjenti i koncertit do të jetë Donato Renceti, i cili ka punuar me Gjuzelevin. Koncepti është që të marrin pjesë nxënës të tij, si dhe kolegë dhe dirigjentë, të cilët kanë punuar me Nikollën. Tani për shembull jemi duke xhiruar një film kushtuar tij dhe do të intervistojmë Renato Bruzon, Mirela Frenin, Katja Riçarellin, Hristina Angellakovën etj.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD