Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për arsimin e mesëm – pritje dhe realitet

БНР Новини
Foto: arkiv

Nesër në Bullgari fillon viti i ri shkollor. Emocionet e zakonshme këtë herë gërshetohen me shqetësimet e lidhura me fillimin e reformës në arsimin bullgar dhe me pranimin e Ligjit të ri për arsimin parashkollor dhe shkollor. Reforma është e shumëpritur. A mund të presim se ajo do të sjellë përmirësime reale në këtë sferë, apo fokusi do të jetë mbi strukturën dhe përmbajtja do të mbetet në plan të pasmë?

Nga një shtet me tradita të mira arsimore, tani Bullgaria është ndër shtetet evropiane me pabarazi arsimore. Nxënësit nga vendbanimet e vogla mbeten prapa deri më 3 vjet në përgatitjen e tyre në krahasim me moshatarët e tyre në qytetet më të mëdha. Fëmijët nga familjet e varfra arrijnë rezultate më të ulëta krahas këtyre që kanë prindër më të pasur. Vetëm në vitin 2015/2016 3 900 nxënës kanë refuzuar të frekuentonin shkollë. Akoma prezantimet e të rinjve bullgarë në olimpiadat botërore janë të mira, mirëpo kjo është vetëm në sajë të entuziazmit të mësuesve.

Ndër të rejat është se tashmë arsimi fillor do të mbarohet në klasën e 7-të, d.m.th. një vit më herët. Ligji lejon dhe format e arsimit vetjak. Kushti për “sigurimin e aksesit të barabartë tek arsimi cilësor” mbetet, mirëpo nga buxheti i vogël i shkollave shtetërore do të lëshohen mjete për subvencionimin e shkollave private. Në përkrahje të idesë për “zbulimin e hershëm të aftësive” dhe për “inkurajimin e zhvillimit të tyre” është projekti “Ora juaj e mësimit” në kuadrin e programit operativ “Shkenca dhe arsimi për rritje inteligjente”. Projekti parashikon ore suplementare jashtë shkollore të lidhura me interesat e ndryshme të nxënësve – një formë e njohur që nga koha e socializmit. Kësaj here nisma ka afat të përcaktuar – 29 muaj.

Çfarë janë pritjet dhe çfarë ndodh në të vërtetë në arsimin bullgar?

Foto: arkiv personal“Shumë është puna e lidhur me plotësimin e dokumenteve. Aq shumë, se puna me fëmijët mbetet në vend të dytë” – kështu me një fjali mësuesja në degën e biologjisë Teodora Veleva komenton ndryshimet e parashikuara.

Në ligjin e ri theksi është mbi kompetencat kyçe. Çfarë mendon për këtë mësuesja e re?

“Këto kompetenca edhe deri tani ishin përfshirë në përgatitjen shkollore. Problemi është në këtë se ne nuk jemi përgatitur për ta. Shumica e mësuesve kanë mbaruar universitet në një kohë që është larg metodikave bashkëkohore. Kurset dhe kualifikimet suplementare nuk organizohen efektivisht dhe nuk ofrojnë informacionin e domosdoshëm dhe aftësitë e duhura. Jemi detyruar të mësohemi vetë. Unë vetë arrij tek çdo gjë e re, të cilën mund t’u ofroj fëmijëve në shkollë.”

Problemi tjetër i madh është vlerësimi joadekuat i dijeve të fëmijëve: “Aktualisht vlerësimi i tyre bëhet nëpërmjet testeve. Por kur nxënësit përgatiten për to, ata nuk mësohen të paraqesin mendimin e tyre në formë të shkruar.”

Sipas zonjës Veleva një nga problemet e arsimit bullgar është se: “Aktualisht mediat ofrojnë vetëm informacion negativ të lidhur me shkollat. Kërkohet sensacioni: kush kë e ka rrahur, sa të këqinj janë adoleshentët e sotëm. Në fakt nuk ka fëmijë të këqinj. Ka të rritur të këqinj. Adoleshentët janë të njëjtë kudo në botë. Vetëm energjia e tyre duhet të kanalizohet në një drejtim pozitiv, drejt diçkaje interesante dhe të dobishme.” Teodora Veleva shpjegoi se ajo gjithmonë përpiqet të shkurtojë distancën midis saj dhe nxënësve duke përdorur gjuhën e tyre, duke folur për tema interesante për ta.

Ajo është një nga 3% e mësuesve të moshës nën 35 vjeç. Fëmijët e duan dhe me kënaqësi frekuentojnë orët e saj mësimore në fushën e biologjisë dhe për ofrimin e ndihmës së shpejtë. Në një aksident rrugor po të jenë afër, ata me siguri do të ndihmojnë. Në fakt për një zhvillim pozitiv të arsimit bullgar duhet të dëgjohet zëri i mësuesve si ajo, kështu sistemi do të afrohet edhe tek nxënësit. Dhe fondet evropiane duhet të bëhen mjet për arritjen e qëllimeve, jo të jenë vetë qëllimet. Vetëm kaq.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: “Shpirti Bullgar i Tokës së Shenjtë” (arkiv)

Vesella Rajçinova: Bullgarët gëzojnë një reputacion shumë të mirë në Izrael

Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..

botuar më 25-02-05 7.15.PD
Burgas

Qytetet bullgare nisin garën për Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2032

Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..

botuar më 25-02-04 7.20.PD

Në vitin 2024 bullgarët më të rinj janë nga Ukraina dhe Turqia

Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..

botuar më 25-02-03 11.08.PD