Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusia kërkon nga Bullgaria 620 mln euro për Centralin Atomik “Belene”

Foto: BGNES

Megjithë sprapsjen e botës nga energjetika atomike, Bullgaria mbetet një prej përkrahësve të saj më të mëdhenj. Vendi disponon një central atomik në Kozlloduj në bregun e Danubit. Ai siguron 48 për qind të prodhimit kombëtar të energjisë elektrike. Që në fund të shekullit të kaluar u përgatitën plane për ndërtimin e centralit të dytë atomik në Belene, gjithashtu në bregun e Danubit. Pasi erdhi demokracia për shkak të një sërë problemesh në sigurinë bërthamore projekti “Belene” nuk u realizua dhe madje në vitin 2012 Parlamenti vendosi moratorium mbi projektin. Mirë, por tashmë pala ruse ishte ngarkuar për të prodhuar dy reaktorë. Ata u prodhuan, por nuk u paguan nga Bullgaria. Gjatë qershorit të këtij viti Gjykata e Arbitrazhit në Gjenevë bëri të ditur se Bullgaria duhet të paguajë 620 mln euro dhe interesa që kapin shumën 167 mijë euro në ditë për prodhimin përkatës dhe për pajisjet që ndodhen në “Rosatom”. Autoritet bullgare menjëherë u kundërshtuan.

Sofja gjendet në një situatë shumë të vështirë – të paguajë apo jo, t’i marrë reaktorët, apo jo, ta vazhdojë ndërtimin e centralit apo jo. Madje Kryeministri bullgar Bojko Borisov bëri një vizitë speciale në Iran dhe provoi t’i shesë reaktorët. Përgjigje të qartë nga Teherani nuk morëm, por kjo paqartësi është një shenjë e qartë. Ndërkaq, u krijua një grup pune midis Holdingut Energjetik Bullgar dhe “Rosatomit” të Rusisë. Ky grup duhet t’i zgjidhë problemet, kështu qe të jenë të kënaqura edhe të dyja palat. Bile autoritetet bullgare formuluan katër variante për dalje nga rruga qorre, përfshi këtu edhe partneritetin publiko – privat. Në mbledhjen e parë të grupit, i cili u zhvillua këto ditët e fundit, rusët, siç duket të inkurajuar nga fjalët e kryeministrit Bojko Borisov se duhet të paguhet sa më shpejt, kërkuan nga Bullgaria pagimin sa më të shpejt të shërbimit. Mirëpo, pala bullgare ka pretenca sa i përket interesit të caktuar nga Arbitrazhi Ndërkombëtar, sepse për shkak të një gabimi teknik është llogaritur interes mbi interesin e vërtetë. Kjo është e palejueshme sipas legjislacionit kombëtar dhe pritet që pagimi përfundimtar të pakësohet.

Sidoqoftë, Bullgaria duhet t’i gjejë mjetet e caktuara financiare, që të paguajë borxhin e vet. Mirëpo, për financat modeste bullgare dhe mundësitë e ekonomisë bullgare këto janë shuma shumë të mëdha. Këto shumë nuk ekzistojnë as në buxhetin shtetëror, as në llogaritë e Holdingut Energjetik Bullgar, as në bankën e shoqërisë së tij bijë, Kompania Elektrike Kombëtare. Nuk ka mundësi për kredi, sepse firmat elektrike tashmë kanë shumë borxhe dhe asnjë bankë nuk do t’u livrojë atyre kredi. Pas përvojës së hidhur me Iranin tashmë është pothuaj e sigurt se nuk do të ketë klient tjetër, i cili të tregojë interes ndaj reaktorëve të prodhuar rusë dhe kështu Sofja nuk do të mund t’ua paguajë borxheve “Rosatomit”. Mënyra e vetme është që shteti të marrë një hua të re në tregjet ndërkombëtare, ose në tregun e brendshëm monetar.

Aktualisht financat publike të vendit janë në një formë të shkëlqyeshme. Arkat shtetërore janë plot para dhe madje ka mbi 6.5 mlrd euro të kursyera. Mirëpo, a do të jetë i mundur pagimi i këtyre 670 mln eurosh në saje të rezervave të parashikuara në buxhet? Kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjen vetëm financierët dhe juristët, sepse në këto rezerva nuk është parashikuar kërkesa e rusëve. Sipas ekspertëve është më lehtë të tërhiqet një hua e re, megjithëse këtu ka shumë pyetje, sepse ka një program të miratuar nga Parlamenti, i cili e kufizon tavanin e borxhit publik. Kazusi është mjaftë i vështirë dhe nuk ka kohë, domethënë koha është shumë e shtrenjtë. Le të themi se edhe Brukseli mund të marrë pjesë. Në të gjitha rastet ka të ngjarë që të ketë shtyrje të afatit të pagimit. Autoritetet bullgare sqaruan se vendimi do të merret gjatë disa muajve të afërt, që të mendohet mirë dhe që të mos i paguhet një interes tepër i lartë “Rosatomit”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD
Dobrin Ivanov

Punëdhënësit kërkuan nga Gjykata e Lartë Administrative ngrirjen e pagës minimale

Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..

botuar më 24-11-06 12.05.MD

Hesus Kabajero është "Menaxheri i Vitit" në Bullgari për vitin 2024

Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..

botuar më 24-11-05 10.01.PD