Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vjeshta – festa e krijimtarisë së punëdores dhe të bukurisë

БНР Новини

Stoli të punuara me dorë, veshje dhe çanta unike prej materiale të natyrshme, aksesorë të bukur për shtëpi, lodra laramane, veshje origjinale të punuara me shtiza. Ato janë vetëm pjesë prej artikujve të prezantuara në edicionin e radhës të festivalit tradicional të krijimtarisë së punëdores, i cili mbahet në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Kësaj here festivali kaloi nën moton “Kodi Vjeshta”. Si gjithmonë vizituesit kishin mundësi t’i kënaqen bukurisë së krijuar nga duart e shkathët të mjeshtreve.

СнимкаOrganizatore kryesore e veprimtarisë është Vanja Shtereva – artiste, këngëtare, shkrimtare. Nga të gjitha angazhimet që ka një kënaqësi më të madhe asaj i sjell punimi me dorë. Për festivalin ajo tregon:

“E organizojmë katër herë për vit me emrat: Kod: Dashuria, Vera, Vjeshta dhe Krishtlindja. Edicionet i kushtuar dashurisë dhe krishtlindjes janë para se gjithash për dhurata. Ekspozitat Vera dhe Vjeshta janë më tepër për ata që çmojnë punimet me dorë, koleksionet moderne të modelistëve, etj. Ideja e festivalit i përket drejtorit të Pallatit Kombëtar të Kulturës Mirosllav Borshosh.”

СнимкаPunëdoret e artistes Vanja Shtereva tërheqin vëmendjen me ngjyrat e tyre të hapëta, me format interesante, me bukurinë. Ajo tregon si hyri në këtë botë përrallore:

“Punëdoret ishin argëtimi im i parë, para këndimit dhe shkrimit. Në vitet shkollore bashkë me një shoqe grumbulluam copëzat e mbetura nga uzina e stofrave dhe punuam kukulla. Pas kësaj me sukses i shitëm. Më vonë në akademinë teatrore në fillim mësova mjeshtri artistike të kukullave. Aty vet ne punuan kukullat. Mezi pas kësaj mbarova mjeshtri artistike dramaturgjike. Kështu mund të them, se kukullat gjithnjë kanë shoqëruar jetën time. Tani punoj më pak kukulla. Më shumë janë stolitë dhe veshjet. Stolitë, veshjet, aksesoret janë punëdoret time kryesore. E gjithë kjo më sjell kënaqësi, sepse të gjitha punëdoret për mua janë tepër tërheqëse.”

СнимкаMirëpo, a ka interes ndaj këtij tipi të krijimtarisë në Bullgari dhe si zhvillohet ajo?

“Mund të them, se ky lloji krijimtarie zhvillohet shumë shpejtë. Ka dy kategori autorësh të punëdoreve. Në të parën hyjnë profesionistët, të cilët merren vetëm me këtë dhe përpiqen të bëjnë punime të mrekullueshme me dorë. Në të dytën janë ata njerëz, të cilëve u pëlqen të merren me punëdore si argëtim në kohën e lirë. Në Festivalin, që organizojmë në Pallatin Kombëtar të Kulturë dëshirojmë të tregojmë ide të mira, punime origjinale. Mendova se në edicionin e tanishëm, seleksionimi do të ishte më i dobët, sepse shumica e krijuesve akoma janë me pushim. Në vendin e tyre u përfshin autorë të rinj akoma të panjohur. Mund të them, se mbeta tepër e befasuar nga veprat e paraqitura. Festivali i ardhshëm do të jetë me Kodin “Krishtlindje” nga 1 deri më 6 dhjetor. E organizojmë para festës, sepse shumë prej autorëve bëjnë zbukurime të mrekullueshme për Krishtlindjen.”

СнимкаNjëra prej pjesëmarrësve në festival ishte Denica Desheva. Ajo merret në mënyrë profesionale me qelqin dhe qeramikën. Në një nga repartet ajo prezantonte stolitë e bukura prej qelqi dhe argjendi. Për pjesëmarrjen e vet ajo tregon:

“Prezantoj punëdoret e mia më të vogla. Ndaj punimit të stolive shfaqa interes kur studiova në universitet. Më pëlqen të punoj me qelqin. Bizhuteria ime i ngjan më tepër vitrazhe të vogla me kornize prej argjendi. Ajo është e tejdukshme, dhe i ngjan dritares, përmes së cilës kalojnë rrezet e dritës, dhe kështu ngjyrat ndryshohen. Bizhuteria ime është më e shtrenjtë, sepse kjo është punëdore. Mendoj, se secili duhet të frekuentojë këtë festival, që të njihet me krijimtarinë e mjeshtërve duarshkathët bullgarë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Hristina Taseva dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD