Për të nëntën vit me radhë në Sofje u zhvillua forumi më i madh i karrierës për bullgarët me përvojë të grumbulluar jashtë shtetit dhe për punëdhënësit, të cilët kërkojnë profesionistë – “Karriera në Bullgari. Pse jo?” Sivjet rreth 1500 bullgarë me përvojë ndërkombëtare ishin të pranishëm në aktivitet, kurse rreth 90 firma ofronin mundësi për zhvillim. Aktiviteti përfshinte ekspozitë me sende firmash, program konferent me ligjërata dhe debate, punishte, prezantime dhe konsultime karrierash.
Dy herë forumi ka marrë çmim për aktivitet biznesi të vitit dhe për të pestën herë me radhë është nën patronazhin e presidentit Rosen Plevneliev. Ngjarja përkrahet nga dhjetëra partnerë, institucione, organizata joqeveritare dhe media, ndër të cilat është edhe Radioja Kombëtare Bullgare. Më shumë hollësi për forumin e sivjetshëm të karrierës na tregoi një prej organizatorëve dhe koordinatorëve të aktivitetit Milla Natudova:
“Sivjet kemi një numër rekord vizituesish, si dhe punëdhënësish, të cilët marrin pjesë në aktivitet. Patëm mundësi për të folur për realizimin profesional dhe personal në Bullgari. Të gjithë pjesëmarrësit kanë mundësi të takohen me përfaqësues të mbi 90 kompanive dhe të vendosin kontakte me ta. Kështu ata do të mund që tani, ose në një etapë më të vonshme të realizohen profesionalisht në Bullgari. Gjatë tërë vitit zhvillojmë studime dhe grumbullojmë histori të njerëzve, të cilët nëpërmjet nesh kanë gjetur punë. Kemi disa panele seminaresh, drejtuar realizimit profesional. Lektorët e tyre janë menaxherë profesionalë, sipërmarrës, ekspertë, të cilët e ndajnë përvojën e tyre për zhvillimin profesional në sektorët e tyre dhe se si njeriu mund të jetë i suksesshëm atje. Firmat ofrojnë shumëllojshmëri prej pozitash dhe sferash veprimi. Më i shfaqur është interesi ndaj menaxhimit dhe shërbimeve konsulente, marketingut, financave, teknologjive informative dhe kontabilitetit.”
Motoja e forumit është “Eja dhe rritu me ne”, kurse qëllimi më i rëndësishëm është tërheqja e më shumë bullgarëve nga tërë bota, të cilët të aplikojnë gjithçka të mësuar jashtë në shtëpi.
Evelina Sandallova punon në Qendrën Bullgare për të Drejtën Joekonomike dhe është menaxhere e Shtëpisë së Organizatave Civile. Përveç kësaj ajo ka banuar jashtë shtetit, por është realizuar në Bullgari. Ja se çfarë na tregoi Evelina:
“Unë mendoj se ka mundësi, por duhet të kërkosh. Forumi siguron platformën e domosdoshme, kështu qe këto mundësi të jenë në një vend, të tregohen dhe të bindin njerëzit se ka realizim në Bullgari. Njerëzit janë të gatshëm të jenë të zhdërvjelltë, që është me rëndësi të madhe.”
U takuam me disa prej vizituesve, të cilët janë kthyer në Bullgari, pasi kanë mësuar, ose e kanë mbaruar arsimin e tyre jashtë shtetit. Eduard Todorov, ka mbaruar për bachelor në degën e inxhinierisë në Coventry të Anglisë. Pse u kthye në Bullgari?:
“U përpoqa të gjej punë në Angli, por nuk ishte kjo, që unë dëshiroja. Përveç kësaj familja ime është në Bullgari. T’i ndjek qëllimet e mia jashtë vetë, kjo ishte më e vështirë, sesa po të isha këtu me përkrahjen e të afërmve. Për mendimin tim Bullgaria do të zhvillohet në sektorët e ndryshëm në të ardhmen. Kuadrot nga jashtë janë të vlershëm për shkak të përvojës së tyre. Më bëri përshtypje se kërkohen njerëz për sektorin IT.”
Sofia Popnikollova ka mësuar në Belgjikë, Francë dhe Hungari. Tani ajo është duke mbaruar në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Budapest të Hungarisë. Tashmë një muaj Sofia banon dhe punon në Bullgari:
“Ka shumë gjëra, të cilët më pëlqejnë në Bullgari dhe nuk mund t’i gjejë diku tjetër. Këtu mund të gjesh një bazë të shkëlqyeshme dhe është shumë lehtë ta fillosh zhvillimin e vet këtu. Në atdhe dhe në gjuhën amtare mund të vendosësh më shumë kontakte dhe të gjesh materiale mësimore. Forumi është një mundësi e shkëlqyeshme për t’u takuar me shumë punëdhënës, të kuptosh se çfarë kërkojnë ata dhe çfarë mund t’u ofrojnë profesionistëve të rinj. Brenda një kohe të shkurtër mund të kuptosh se cili profesion është i mirë për ty dhe cili nuk është i përshtatshëm. U takova me shumë njerëz të rinj, të cilët janë shumë të entuziazmuar për t’u zhvilluar në Bullgari.”
Sigurisht që nuk është e lehtë për të gjithë të gjejnë punë me kualifikimin e tyre. Desisllava Hristova është duke studiuar filologji rumune. Ajo është kthyer në Bullgari, pasi ka banuar në Rumani dhe është ndeshur me vështirësi në atdhe, duke kërkuar punë.
“Jam duke kërkuar punë të lidhur me klientë, komunikacione, telekomunikacione, marketing. Sa për gjuhën rumune konkretisht nuk gjeta oferta, si dhe orar të përshtatshëm pune. Ekspozita është përgatitur mirë, por nuk ka firma, që kërkojnë specialistë me gjuhën rumune, supozoj se ato kërkojnë specialistë të tillë online.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Lluiza Llazarova
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..