Nuk do të lejojmë që Bullgaria të rrethohet nga trastë e gazit, deklaroi gjatë ditëve të festës Kryeministri Bojko Borisov në tryezën e rrumbullakët ndërkombëtare të investimeve për projektin e tij të dashur infrastrukturor – qendrën e gazit në bregdetin bullgar pranë Detit të Zi. Projekti nuk është shumë i qartë, megjithëse për të flitet vazhdimisht, sidomos pas rrëzimit të gazsjellësit “Rryma Jugore” para dy vitesh, që duhej të transportonte gaz nga Rusia përmes Bullgarisë për në Evropën Qendrore. Atëherë Bullgaria shpresonte te të ardhura të konsiderueshme nga transiti dhe ishte detyruar nga Brukseli për ta mbyllur derën para “Gazpromit” rus, por ajo i ruajti ambiciet e saj evropiane lidhur me gazin, megjithëse është në fund të kontinentit dhe praktikisht furnizohet me gaz vetëm nga Rusia përmes Ukrainës.
Përkthyer në një gjuhë normale “qendër gazi” do të thotë “qendër e shpërndarjes së gazit”, e cila së pari ka se çfarë të transportojë dhe së dyti ka për kë ta transportojë. Aktualisht Bullgaria nuk disponon as të parën, as të dytën. Nuk ka as gaz, as dëshirues për t’u furnizuar me gaz pikërisht nga Bulgaria. Mirëpo, ka ide dhe të gjitha ato janë kryesisht në sferën e qëllimeve të mira pa pasur masa të dukshme për realizimin e tyre. Gaz mund të vijë nga Azerbajxhani, Irani, Greqia, Turqia etj., ka të ngjarë të zbulohen edhe burime gazi në Detin e Zi. Po, kështu është, gjithçka është e mundur, por në rastin konkret gjithçka është krejt e pasigurt dhe e paqartë nga pikëpamja e afateve të realizimit, derisa për qendrën e gazit flitet në mënyrë të tillë, sikurse do të ndërtohet vitin tjetër.
Në fillim Brukseli i trajtonte këto ambicie të Bullgarisë në një mënyrë tepër skeptike, por entuziazmi i autoriteteve në Sofje sikurse ishte më i fortë nga argumentet racionale dhe Komisioni Evropian duhej të jepte përkrahjen e vet, duke premtuar mjete financiare për projektin. Kjo u ripohua ditën e hënë në konferencë para investitorëve të huaj potencialë, të cilët erdhën që të shpjegojnë se çfarë parashikojnë katër variantet e përgatitura nga partnerët bullgarë për qendrën e gazit me vlerë të përgjithshme 1.5 mlrd euro.
Kjo është e mirë, por që të njëjtën ditë shefi i “Gazpromit” Aleksej Miler vuri në dukje në emër të Rusisë së largët pas Ministrit të Energjetikës Aleksandër Novak se firma e tij nuk ka qëllim ta furnizojë Bullgarinë me gaz në fundin e Detit të Zi. Pra, Brukseli jep, por Moska nuk e do. Në këtë trekëndësh Sofja përsëri luan rolin e palës humbëse, por këtë herë vendet e fajtorëve janë ndryshuar – tani Moska dhe jo Brukseli i rrëzon planet bullgare.
Takimi trepalësh eventual, për të cilin bëri thirrje Bojko Borisov mund t’i ndryshonte gjërat. Shanset për zhvillimin e tij nuk janë të mëdha pasi “Gazpromi” madje refuzoi për të ardhur për vizitën e investitorëve këto ditë, duke demonstruar mungesë interesi për projektet bullgare të gazit, të cilat pa pjesëmarrjen e tij nuk mund të realizohen.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..