Pothuaj çdo njeri ka menduar se si do të dukej portreti i tij, i pikturuar nga Pikasoja, ose si Van Gogu do të pikturonte pamjen nga ballkoni i tij. Aplikimi i ri celular bullgar Lucid na lejon për të ndryshuar çdo një fotografi në celularin tonë në stilin e disa prej piktorëve më të njohur. Aplikimi celular është vepër e IT specialistëve Georgi Stojanov dhe Nikolla Irinçev vetëm në kuadrin e 20 ditëve:
“Përdoruesi mund të zgjedhë ose ta bëjë vetë fotografinë dhe pas kësaj të zgjedhë një prej stileve të piktorëve të njohur, të propozuar nga ne – thotë Georgi Stojanov. – Fotografia do të përpunohet në stilin e Van Gogut, ose të Pikasos, sipas mënyrës, në të cilën ata do ta pikturonin. Ne e përmirësojmë cilësinë vazhdimisht. Ende jemi duke eksperimentuar në listën e piktorëve. Së pari filluam me Vasilij Kandinski, Vinsent Van Gog, Pikaso dhe akoma disa emra. Përpiqemi të sigurojmë stile të ndryshme.”
Lucid përdor teknologji inovative për intelektin artificial, e cila stimulon mënyrën në të cilën funksionon truri i piktorit të veçantë dhe i ndryshon fotografitë e zgjedhura nga ne. Aplikimi është falas dhe mund të përdoret me sistemet operative Android dhe iOS8, si dhe nga disa të tjera më të reja.
Georgi Stojanov na tregoi gjithashtu se çfarë e ka provokuar për t’u marrë pikërisht me këtë projekt:
“Shkaku për këtë ishte interesi im ndaj arteve dhe sidomos ndaj piktorëve të ndryshëm. Unë vetë desha të bëhem piktor, por për fat të keq nuk e kisha talentin e domosdoshëm. Nëpërmjet Lucid kam mundësi të krijoj art. I ndjek studimet për intelektin artificial dhe një prej tyre ia dha fillimin e projektit tonë.”
Aktualisht aplikimi fiton popullaritet në mbarë botën, kurse mendimet e konsumatorëve janë shumë pozitive. Fotografitë e ndryshuara të publikuara në rrjetet sociale në internet fitojnë gjithnjë e më shumë fansa çdo ditë. Ja se çfarë të presim në të ardhmen:
“Hapi tjetër do të jetë krijimi i videove artistike nga konsumatorët, për shembull një film të shkurtër në stilin e Van Gogut. Këtë mund të them tani për tani, gjithçka tjetër do të jetë befasim” – tha në përfundim Georgi Stojanov.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Lucid dhe dnevnik.bg
Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..