Kur njeriu shikon tablotë e piktorit Ljuben Pashkullski e ka të ngjarë, se ata hapen para syrit të tij. Dhe ai e ka frikën të mbyllë sytë që të mos zhduken si një enigmë përrallore. Spektatori sikur e ndjen vapën e beharit dhe sikur ecën në mesë të fushës së gjerë, ndërsa përreth përhapet kënga e korrëseve. Tingujt e melodisë sikur formojnë pamjen e një gruaje të bukur plotë joshje.
Gruaja është e ngritur në piedestal në akuarelet e piktorit Ljuben Pashkullski. Në ta në një karmoni bashkëjetojnë e kaluara tradicionale bullgare, rilindja kombëtare dhe e përditshmja. Gruaja me buzët si trëndafila të lulëzuara, me sy të thella si dy puse me ujë të kristaltë, në të cilën pasqyrohet shpirti i njeriut me mirësinë e tij dhe tërë bota me bukurinë e saj. Ngandonjëherë në ta mund të zbulohet edhe dhembja. Atëherë sikur drita zbehet dhe fillon të mbizotërojë errësira. Mirëpo, kjo është një pjesë e tablosë së jetës. Çfarë është drita për piktorin Ljuben Pashkullski?
“Drita është një shtojcë e errësirës. Errësira dhe drita janë të lidhura ngushtë. Që të ketë dritë, duhet të ketë edhe errësirë. Në se ka ditë, duhet të ketë edhe natë. Por drita është një krijesë Hyjnore. Zoti synon, që të sjellë dritë në shpirtin e njeriut. Me dritën ai i jep atij forcë dhe e mbush jetën me kuptim. Errësira është një gjë, e cila e tremb njeriun. Që të ikë prej saj, ai vet krijon dritë – në shpirt, në atë që bën. Dhe ky është synimi i tij i natyrshëm. Negativizmi mban në vet veten mendime të këqija.”
Ljuben Pashkullski është i bindur, se është e domosdoshme që kur kërkojmë dritën duhet t’iu referohemi vetes. “Njerëzit mendojnë, se problemet janë jashtë tyre. Por ata nuk janë jashtë personalitetit, por brenda në ndërgjegjen e tij. Kështu që zgjidhjen e tyre, njeriu duhet të kërkojë në vet veten.” Krijuesi është i bindur, se: “Duhet t’i themi vetes, se jeta është e bukur, se jeta është plotë dritë. Mund të bjerë shi, mund të ngrihet stuhi, por kur njeriu mban në vet veten ndjenjën e ndritshme për jetën, atëherë ai nuk shikon tronditjet, ai i eliminon. Dhe kjo është bërthama e jetës, njeriu të formojë ndërgjegjen ashtu, që të hedhë poshtë çdo të keqe dhe të tërheqë vetëm të mirën.” Vet ai thotë se lindi mbi një thesar. Dhe kjo nuk është një metaforë. Lindi në vitin 1936 në fshatin Rogozen të Bullgarisë Veriperëndimore, një vendbanim ku u zbulua thesari më i madh trak. Për takimin me artin krijuesi tregon:
“Në fëmijëri pikturova gjëra të vogla. Nuk kisha furçë. Rrotullova disa shtresa letre dhe e preva, kështu që të formohej disi maja e një furçe. Pikturova me këtë furçë të punuar prej meje. Njeriu mund të vizatojë me gjithçka – me gishtërinj, me gojë, me hundë... Prandaj mendoj, se më e rëndësishmja nuk është mjeti i pikturimit, por ndjenjat që rikrijohen.”
Pasi mbaroi Shkollën Kombëtare të Arteve Figurative Ljuben Pashkullski vazhdoi arsimin në Akademinë Kombëtare të Arteve Figurative te profesori Aleksandër Poplillov. Fillimisht bënte karikatura për gazetat dhe revistat, pastaj – ilustrime për libra dhe në një etapë më të vonshme nisi plastikën monumentale. U dekorua me medaljen “Shenjtor Kirill dhe Metodij” për merita në zhvillimin e artit bullgar gjatë shekullit XX. Përveç në vend veprat e tij janë të paraqitura në Holandë, Britaninë e Madhe, Portugali, Belgjikë, SHBA-në. Për këtë pse e preferoi akuarelet, Ljuben Pashkullski rrëfen, se kur ishte student kishte vështirësi të ndajë mjete për bojëra të vajit:
“Kur isha fëmijë pikturova me akuarele. Ishte më e lirë. E kisha të qartë, se pikturimi me akuarele është më i vështirë. Bojërat e vajit mund të hiqen, mund të mbulohen sipër, mund të shqiten. Akuarelet nuk mund të korrigjohen, ato janë të lëngshme dhe të paqëndrueshme. Kështu që e vura kokën në torbë dhe i dha vetes fjalën, se do të arrij të punoj me akuarelet. I premtova vetes se do të caktoj drejtimin e kësaj boje të lëngët dhe rrjedhëse, dhe se do të arrij të krijoj tablo.Kjo bojë është një fluid që lëvizet, vet ajo është jetë dhe pikërisht këtë jetë përpiqem të rikrijoj mbi pëlhurën e tablosë. Atëherë akuarelet flasin më shumë se sa bojërat e vajit.”
Ata që dëshirojnë që personalisht të shikojnë krijimtarinë e piktorit Ljuben Pashkullski mund të bëjnë këtë duke frekuentuar ekspozitën e tij, që hapet më 8 shtator në qytetin Varnë në galerinë “Art Markoni”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..
Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..
Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..
Në Shkollën Bullgare “Ivan Vazov” në qytetin kufitar të Edrenesë mësojnë 55 fëmijë. Shkolla u hapu në vitin 2017 pranë Konsullatës së Përgjithshme të..