Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gatimi kthehet në një dëfrim me Akademinë Kulinare për fëmijët

БНР Новини

Ditët e përshpejtuara të përditshme, përgjegjësitë e shumta dhe mjetet e kufizuara  i detyrojnë prindërit, kur drejtohen drejt ushqimit, ai të jetë më shumë “fast” dhe më pak “Fuud”. Por, në këtë mënyrë ata u japin një shembull të keq fëmijëve të vet dhe bile dhe eksperimenti i zhvilluar nga kuzhinieri me një famë botërore Xhejmi Olivër tregoi se, fëmijët modern amerikan e dinë se çfarë është ajfon dhe tablet, por nuk e dinë sesi duken patëllxhanët dhe lulelakra të freskët.

Снимка

Që të mos të ndodh e njëjta gjë këtu tek ne, ndihmojnë shkolla të ndryshme kulinare. Një prej tyre zhvillohet gjatë kësaj jave në Sofje. Detyrat e saj është të mund të edukojë dije gastronome për një ushqim të mirë, të pastër dhe të freskët, ndjenja e fëmijëve për këtë se çfarë do të thotë një ushqim i mirë dhe se si ta ndajnë me njerëzit e vet të afërt. Me drejtimin e kuzhinierëve nga Akademia Kulinare HRC , vogëlushët zbulojnë gëzimin nga gatimi dhe fitojnë mjeshtëri, të cilët do tu jenë të dobishme për tërë jetën.

Снимка

Sipas Deljana Monevës, e cila është drejtoresh e HRC-Akademia Kulinare, njeriu i cili gatuan është një njeri i lirë dhe i lumtur dhe zgjimi i dashurisë ndaj gatimit tek fëmijët të moshave të herët do tu sjellë gëzim dhe lumturi në jetë:

Qëllimi fillestar i çdo një shkolle është të edukojë mjeshtëri jetike, sociale dhe profesionale dhe ne në HRC besojmë se kultura gastronomike dhe mjeshtëritë kulinare  janë me një rëndësi të madhe në jetën tonë, por dhe në të ardhme në jetën e fëmijëve tanë. Që të gjithë duam të rrisim fëmijë të shëndetshëm, të kënaqur dhe të suksesshëm. Dhe kjo është e lidhur ngushtë me kulturën tonë të të ushqyerit. Kuptohet se, në qoftë se mundim ti ndezim pas gatimit profesional, edhe më mirë.

Снимка

Në Akademinë kulinare për fëmijët gërshetohen dëfrime dhe dije serioze që të mund të mbahet i gjallë interesi i fëmijëve. Fëmijët të cilët marrin pjesë në akademinë e muajit gusht, janë në moshë nga 6 deri më 12 vjeç. Pjesa më e madhe prej tyre kanë një përgatitje shkollore dhe ky është një plus i madh për mësuesit-të cilët gatuajnë, por nuk është një kusht i detyrueshëm.

Për çdo një ditë nga akademia ka një temë konkrete, lidhur me pastërtinë dhe me ushqimin e shëndetshëm, mjeshtëritë e mira të gatimit dhe mjeshtëria të renditet tavolina, të përgatitet dhe të vendoset në tavolinë ushqimi dhe pijet e përshtatshme. Deljana Moneva thotë se fëmijët gatuajnë në kuzhinën e profesionalistëve si teknikë, sendet e kuzhinës dhe recetat janë të përshtatura me moshën e tyre. Kurse ushqimi të cilin e përgatisin në vend, konsumohet pas orëve:

Qëllimi tonë është që përveç të mësohen ta përgatisin, pas kësaj në shtëpi të hanë në mënyrë të shijshme. Në HRC kemi përvojë në organizimin e formateve për gatim për fëmijët në moshë midis 4 dhe 14 vjeç, ku deri në këtë moment kemi bërë në kuadrin e gjysmë ditës gjatë periudhës së vikendit. Një pjesë nga ekipi tonë ka fëmijë në moshën parashkollore dhe në moshë shkollore dhe e kemi shumë të qartë nevojën  prej ushtrimeve adekuate dhe dëfrimeve gjatë ditëve të pushimit. Prandaj vendosëm që akademia e fëmijëve të jetë gjatë muajit gusht. Ajo do të vazhdojë dhe gjatë pushimeve të tjera. Aktualisht kapaciteti është i plotësuar krejtësisht me një grup prej 20 fëmijëve, por gjatë muajit tetor do të kemi mundësi të pranojmë nga dy grupe nga 20 fëmijë njëkohësisht  në bazën e re në kompleksin e banimit ‘Hipodruma’

Снимка

Përveç çdo gjëje tjetër, vogëlushët tregojnë dhe një imagjinatë të madhe shpikëse në kuzhinë:

Kur fëmijët nuk janë të “ngarkuar” nga përvoja e jetës, ata janë të bindur se nuk ka gjëra të pamundura dhe kjo është gjë e shkëlqyer. Në kuzhinë çdo gjë është e mundur. Mjafton që të mos të jetë rrezikuese dhe e shijshme. Nuk na janë të huaja kombinimet si qofte me një sos prej qershie për shembull ose biskota , të mbuluara me bonbone me ngjyra, që të formohet glazura , picë me patate të skuqura në vend të mocarelës...Ka pasur edhe kombinime të tjera shumë dëfryese , të cilat shumë qetë mund të patentohen!

Снимка

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: HRC-Akademia Kulinare



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD