Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkëlqimi dhe rënia e sportit bullgar

БНР Новини
Sillvija Dënekova: “Do të luftoj deri në fund, që të pastroj emrin tim.”
Foto: BTA

Po shuhet euforia e Lojërave Verore Olimpike në Rio. Presidenti Rosen Plevneliev përgëzoi mbajtësit bullgarë të medaljeve. Ndërsa medaljet për Bullgarinë kësaj here u siguruan vetëm nga femra: Mirella Demireva mori medaljen e argjend në kërcimin e së larti; medalje të bronzta fituan Elica Jankova në mundjen dhe ansambli i gjimnastikës ritmike. Kështu delegacioni bullgar 51 anëtarësh ndau me Venezuelën vendin e 65-të në klasifikimin sipas medaljeve. Ky ishte klasifikimi më i dobët i vendit në lojëra olimpike pas atyre në Helsinki në vitin 1952, kur morëm vetëm një medalje të bronztë, dhe ato në Londër në vitin 2012 kur fituam vetëm një medalje të bronztë dhe një të argjend.

Në të kaluarën mbetën pjesëmarrjet e lavdishme në Moskë në vitin 1980, kur Bullgaria u prezantua me 271 sportistë dhe fitoi 41 medalje – 8 të arta, 16 të argjendta, 17 të bronzta dhe u radhit e treta në klasifikimin sipas medaljeve. “Nuk ka sport në Bullgari, dhe nuk është e mundshme të ketë, sepse e tillë është politika – konstatoi në një intervistë për sajtin ploshtadslavejkov.com sumisti bullgar me famë botërore Kalojan Mahljanov - Kotooshu. – Sukseset e sportit bullgar nuk janë suksese të shtetit, por suksese personale të sportistit, ndërsa mjetet e investuara janë nga familja e tij.

Lojërat Olimpike në Rio do të mbajmë mend edhe me një fakt të hidhur, pra akuza hedhur kundër rekorderes kombëtare në 3 000 metra me pengesa Sillvija Dënekova në përdorimin e hormonit të rritjes methoxy polyethylene glycol-epoetin beta (CERA) – një nga 5 000 substancat e ndaluara nga Agjencia Botërore Antidoping (WADA).

Ministria e Sportit menjëherë e dënoi sportisten bullgare duke deklaruar, se: “Është e palejueshme, që në këtë mënyrë të minohet imazhi i Bullgarisë dhe të hidhet njollë mbi tërë sportin bullgar!”, dhe saktësoi: “Sportistja u testua edhe nga Organizata Bullgare Antidoping para Lojërave Olimpike. Pas mbërritjes në Rio de Zhanejro prapë u testua. Rezultatet e këtyre dy testimeve ishin negative. Më 1 gusht Sillvija Dënekova prapë u testua dhe rezultatet treguan ekzistencën e lëndëve të ndaluara.” Kështu sportistja, e cila disa herë deklaroi se testimi është i manipuluar, në praktikë mbeti vet në mbrojtjen e së vërtetës së vet. Pas kthimit në Bullgari ajo tha, se asnjeri nga Ministria e Sportit nuk e ka kërkuar as në Rio, as në Bullgari, që të dëgjojë çfarë ndodhi.

Në një konferencë për shtypin, organizuar prej saj, ajo tha:

Unë jam 33 vjeçare dhe me sport merrem që prej 25 vitesh. Për mua karriera sportive do të përfundonte pas këtyre Lojërave Olimpike. Nuk ka logjikë që vet unë t’i jap fund karrierës sime në këtë mënyrë. Nuk kam qenë një sportiste të madh dhe nuk kam menduar, se jam. Por kjo nuk është pengesë, që të mos luftojë kundër kësaj padrejtësie të madhe. Me siguri mund të deklaroj haptazi, se nuk kam përdorur preparate të ndaluara.”

Treguar prej sportistja historia duket ashtu:

Më 26 qershor – më pak se sa një muaji para nisjes për në Rio, në Ballkaniadën në Piteshti të Rumanisë, më testuan për doping. Rezultatet ishin negative. Pas kësaj trajnova në bazën sportive në Bellmeken. Ky është një vend, në të cilin bëhen kontrollime nga Agjencia Botërore Antidoping (WADA) dhe nga Agjencia Bullgare Antidoping pa u ndërprerë. Më 26 korrik hyra në fshatin olimpik në Rio de Zhanejro. Si sportiste shumëvjeçare e kam të qartë, se në gara të tilla kontrollime bëhen vazhdimisht. Isha me ndërgjegjen e qartë, se mund të më testojnë në çdo çast. Më 30 korrik në fshatin olimpik e kontrolluan sportisten dhe rezultatet ishin negative. Më 1 gusht prapë e kontrolluan – gjak dhe urinë. Testimi i parë ishte pak nën normën. Testimi i dytë ishte normal. Më 8 gusht dërguan letër, në të cilën thuhej, se kontrollimi i dytë për doping është pozitiv, ndërsa kontrollimi i parë – negativ." Vet sportistja mendon, se :

Ka dy variante – urina nuk është imja, ose nuk është e ruajtur siç duhet. Kështu që në të dy variantet rezultati nuk është i vlefshëm. Prandaj do të luftojë deri në fund që të pastroj emrin, të tregoj, se ato rezultate nuk janë të sakta dhe se moslejimi të marr pjesë në lojërat nuk ishte e drejtë.”

Sportistja Silvija Dënekova ka ndërmend të ngre një padi në Gjyqin e Qytetit të Sofjes kundër Agjencisë Botërore Antidoping (WADA), Federatës Bullgare të Atletikës së Lehtë dhe Komisionit Bullgar Antidoping, që të pastrojë emrin duke paraqitur dëshmi, se testimi ishte i manipuluar.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radosllav Jankov

Bullgari Radosllav Jankov fitoi titullin botëror në snowboard

Në sllallomin gjigant paralel të Kupës së Botës në Carezza (Itali), snowboardisti më i suksesshëm bullgar Radosllav Jankov fitoi titullin dhe regjistroi fitoren e parë të sezonit. Përsëri më 12 dhjetor, përsëri në Carezza, por në 2015, Jankov shënoi..

botuar më 24-12-12 7.20.MD
Karllos Nasar

Pas Tashkentit 2022 Karllos Nasar është sërish kampion bote në peshëngritje

Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore - në hedhjen e 183 kg. dhe në dyluftim me 405 kg. Ai gjithashtu u përpoq të përmirësonte rekordin e..

botuar më 24-12-12 9.20.PD

Kubrat Pulev u bë kampioni i parë bullgar i botës në peshat e rënda në WBA

Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të..

botuar më 24-12-09 9.31.PD