Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lajme me adresë ballkanike

Kryeministri turk: Interesat e regjimit në Damask nuk mund të injorohen

Снимка

Operacioni ushtarak turk në Sirinë Veriore do të vazhdojë, derisa luftëtarët e milicëve kurd kthehen në lindje nga lumi Eufrat, ka shpallur kryeministri turk Binali Jëlldërëm. Në një intervistë për televizionin “Haber turk” Jëlldërëm ka nënvizuar se, interesat e regjimit në Damesk nuk mund të injorohen. Nuk shikojmë të ardhme për regjimin e Bashar Asadit në zgjidhjen e krizës siriane, por në etapën fillestare, duam apo jo ai del një nga palët, ka vënë në dukje kryeministri turk i cituar nga korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në Stamboll Nahide Deniz. Tanket ruse dhe teknika luftarake kanë kapërcyer kufirin me Sirinë dhe kanë filluar operacione nën titullin e koduar “Mburoja e Eufratit” kundra “Shtetit Islamik” dhe milicët kurd. Ajo është e përkrahur prej avionëve të koalicionit ndërkombëtar të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara.

Liderë në Evropa Jugore do të shqyrtojnë politikën e migracionit

Снимка

Liderët e 6 shteteve nga Evropa Jugore kanë pranuar të marrin pjesë më 9 shtator në takim në kryeqytetin grek. Në forum janë të ftuar presidentët e Francës dhe të Qipros, kryeministrat e Italisë, Portugalisë dhe Maltës , kryeministri i Spanjës. Qëllimi i kryeministrit grek Aleksis Cipras është që shtetet mesdhetare të ndikojnë mbi rendin e ditës evropian mbi çështje si zhvillimi social dhe politika e migracionit.

Igor Llikshiç hoqi dorë nga gara për sekretar të përgjithshëm të OKB-së

Снимка

Ministri i punëve të jashtme i Malit të Zi Igor Llukshiç hoqi dorë nga gara për sekretar të përgjithshëm të OKB-së. Kështu në garë mbetën 10 kandidat të zëvendësojnë në postin Ban Ki Mun pas fundit të mandatit të tij. Votimi tjetër do të jetë më 29 gusht. Mes kandidatëve për postin është dhe bullgarja e cila dhe tani zë postin e drejtoreshës së përgjithshme të UNESKO-s Irina Bokova. Mandati 5 vjeçar i Ban Ki Mun përfundon më 31 dhjetor.

Një gjahtar serb shtiu mbi një emigrant afgan në kufi me Bullgarinë

Снимка

Policia serbe ka arrestuar një gjahtarë, i cili ka goditur një imigrant afgan në pjesën juglindore të vendit, në kufi me Bullgarinë. Gjatë arritjes së mjekëve nga ndihma e shpejt kanë konstatuar vdekjen e burrit 20 vjeçar nga Afganistani. Serbia është një pjesë nga i ashtuquajturi itinerar Ballkanik, i përdorur prej qindra mijë emigrantëve nga Lindja e Afërt, Azia dhe Afrika në rrugën drejt Evropës Perëndimore. Pavarësisht se itinerari qe i mbyllur gjatë muajit mars, emigrantët vazhdojnë të kalojnë rajonin në grupe të vogla me ndihmën e trafikantëve.

Bredhi i zi është organizmi më i vjetër i gjallë në Evropë

Снимка

Shkencëtarët e përcaktuan bredhin e zi (Pinus heldreichii) në malin Pind në Greqinë Veriore për organizmin më të vjetër të gjallë në Evropë. Me ndihmën e dendro-hronologjisë specialistët kanë përcaktuar se mosha e pemës, e cila rritet në malet greke është rreth 1075 vjet. Ai është gjendur mes pemëve të tjera halore gjatë një ekspedite greko-suedeze . Shkencëtarët shpresojnë se, studimi i pemës do të ndihmojë për studimin e ndryshimeve të klimës në regjion.

Greqia propozon një debat të gjerë për të ardhmen e Bashkimit Evropian

Снимка

Bashkimi Evropian gjendet në një krizë dhe është detyra tonë që ta nxjerrim prej saj, ta bëjmë më të mirë, të zhvillojmë pozitivat e tij dhe të lëmë në plan të pasmë dukuritë negative, të shkaktuara nga kriza. Këtë e tha, ministri i jashtëm grek Nikos Kodzias përpara këshillit vjetor të ambasadorëve në Maqedoni. Diplomati i parë grek, i cili është për një vizitë pune në Shkup, rikujtoi se, Greqia jo njëherë ka propozuar  gjatë 2 vjetëve të fundit një debat të gjerë për të ardhmen e Bashkimit Evropian. Duke u ndalur mbi rreziqet ekzistuese, kryetari i diplomacisë greke shprehu mendimin se, kriza në shumë shtresa është e mundur të zgjerohet dhe Evropa të kalojë në dy marshe. Kodzias përmendi 4 elemente përbërëse të krizës: kriza e identitetit, kriza e modelit ekonomik, kriza politike e aspekteve të shumta dhe kriza e refugjatëve.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: BGNES dhe EPA/BGNES

Më shumë nga rubrika

Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD
Foto: Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve

Një lajm i mirë – pelikani i parë i sezonit u çel pranë Tutrakanit

Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..

botuar më 25-02-15 7.25.PD