Më 8 gusht drejtoritë e formacioneve të majta kryesore Partia Socialiste Bullgare dhe partia ABV, ranë dakord për kandidaturë të përbashkët për zgjedhjet presidenciale – atë të ish komandantit të Forcave Ajrore gjeneral Rumen Radev. Supozohet se kandidatura e tij është propozuar nga liderja e re socialiste Kornelia Ninova. U bë e qartë se gjenerali është një person i përshtatshëm edhe sipas drejtorisë së ABV-së, sepse në të ajo shikon mundësi për neutralizimin e vijës së “politikës agresive” ndaj Rusisë. Për më tepër, përpjekje për zbutjen e kësaj politike kohët e fundit bën vetë kryeministri Bojko Borisov.
Në bisedimet në të majtën të lidhura me kandidaturën e përbashkët u zhvillua një përçarje – kjo midis Partisë Socialiste, të përkrahur nga ABV-ja dhe “Lëvizjes 21”. Ish anëtare e partisë socialiste dhe liderja aktuale e lëvizjes Tatjana Donçeva doli nga negociatat duke thënë se kandidatura e Radevit është imponuar nga lobi i prodhuesve të armëve. Nominimi i tij nuk ishte pranuar mirë edhe nga një pjesë e vetë Partisë Socialiste, e cila mendon se ai është imponuar me forcë nga drejtoria.
DY javë më vonë kandidatura e përbashkët tashmë është iluzion. Drejtoria e Partisë Socialiste hodhi poshtë marrëveshjen për koalicion për zgjedhjet presidenciale të propozuar nga ABV-ja, sepse ky formacion insiston për barazi me Partinë Socialiste, duke pasur parasysh se ai nuk ka një peshë të mjaftueshme elektorale. Sipas burimeve jozyrtare nga ABV-ja kanë kërkuar veprime të përbashkëta për zgjedhje eventuale të parakohshme – gjë, e cila sipas socialistëve është e papranueshme. E papranueshme sipas tyre ka qenë gjithashtu kërkesa për shpalljen e zëvendës presidentit nga ana a ABV-së. Pas deklaratave të dy formacioneve tashmë është e qartë se nuk mund të priten hapa mbrapa. Nga Partia Socialiste Bullgare thanë se nuk do të komentojnë më çështjen me ABV-në, kurse nga ABV-ja – se do të marrin pjesë në zgjedhjet me nominime të veta, mirëpo do të zgjedhin persona mjaft të njohur. Ndoshta kanë parasysh ringjalljen e kandidaturave të liderit Georgi Përvanov, i cili dy mandatë radhazi ishte president i shtetit, apo të zëvendësit të tij Ivajllo Kallfin?
Problemet në hapësirën e majtë politike në vigjiljen e fushatës parazgjedhore janë analogjike me ato në të djathtën. Partitë nga Blloku i Reformatorëve gjithashtu nuk arritën unanimitet për një kandidat të përbashkët – një problem që nuk është vetëm midis partive të ndryshme, mirëpo edhe brendapartiak. Para pak kohe flitej për kandidaturë të përbashkët të reformatorëve me partinë qeverisëse GERB, mirëpo kohët e fundit nuk dëgjohen deklarata në këtë drejtim.
Tani për tani partia qeverisëse nuk jep sinjale. Kjo nuk është befasuese, sepse më parë GERB-i bëri të ditur se do të shpallë kandidaturën e vet gjatë shtatorit. Deri tani mund të thuhet se proceset në të majtën dhe në të djathtën janë në favor të partisë qeverisëse.
Heshtje ka edhe nga ana e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë. Shumë analizatorë pohojnë se të gjitha kandidatët e deritanishme për president janë zgjedhur me bashkëpunimin vendimtar të kësaj lëvizjeje. Ndoshta ajo nuk ka hequr dorë nga roli i balancuesit në politikën e brendshme. Këtë rol zakonisht lëvizja luan në fazën përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale. Si do të zhvillohen gjërat, tani për tani është herët për të thënë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..