Bullgaria Veriperëndimore është regjioni më i varfër në BE – infrastruktura e saj rrugore pothuaj se nuk është zhvilluar, ndryshe nga Bullgaria e Jugut. Shumica e lidhin prosperitetin e Jugut me përfundimin pas 42 vjetësh të autostradës së parë në Bullgari. Deri në vitin 1990 Bullgaria ka vetëm 130 km autostrada. Shpejtësia mesatare e ndërtimit të tyre është 5 km për vit, ndërsa në Kroaci është rreth 100 km.
Rruga nga Sofja për në Serbi është në gjendje të mjerë: dy – maksimum tre korsi, të riparuar në mënyrë sporadike, që nuk kanë pamjen e lidhjes kryesore rrugore midis Evropës Perëndimore dhe Ballkanit. Lubomir Pozharlievi nga Universiteti gjerman në Giessen studion infrastrukturën në ish Jugosllavinë dhe Bullgarinë deri në ndryshmet në vitin 1989. Sipas tij, shkaku për mungesën e autostradës midis Serbisë dhe Bullgarisë është politik. Pas prishjes së marrëdhënieve politike midis Titos dhe Stalinit në vitin 1948, kur Bullgaria mori anën e Moskës, politika e armiqësisë ushtroi ndikim të qartë mbi infrastrukturën. Kështu rruga më e shkurtër midis Beogradit dhe Stambollit, e cila kalon përmes Sofjes, deri në ditët tona mbetet e papërfunduar.
“Infrastruktura është instrument politik dhe nuk dallon shumë nga legjislacioni, normat juridike dhe vendimet politike – pohon Lubomir Pozharlievi. – Te infrastruktura, ndërtimi i një rruge zakonisht lidh apo izolon popullsi. Në këtë mënyrë bëhen të qarta prioritetet - për grupet e popullsisë, për destinacionet, për sektorët e ekonomisë etj. Përveç kësaj dallohen llojet e ndryshme të transportit – të mallrave, të udhëtarëve, të transportit ujor, automobilistik. D.m.th. shteti ose më saktë qeveritë caktojnë prioritetet në po këtë mënyrë në të cilën shkruajnë ligjet.”
Sot Bullgaria ka shpallur si prioritet ndërtimin e autostradave të reja. Por rezultati është tepër modest: përveç lidhjes midis Sofjes dhe Burgasit dhe midis Plovdivit dhe kufirit turk, në praktikë kemi rrugë automobilistike të ndërtuara pjesërisht në Bullgarinë Veriore dhe në drejtim të fqinjës sonë jugore Greqisë. “Infrastruktura e transportit që nga koha e socializmit nuk ka qenë ndonjë prioritet” – pohon Lubomir Pozharlievi dhe shpjegon:
“Regjimi komunist në paranojën e tij nuk stimulonte mobilitetin e shtetasve të tij. Përveç kësaj Bullgaria është ndër pak ish shtetet socialiste, që nuk kanë industri të vet të ndërtimit të automjeteve ( me një përjashtim të vogël të prodhimit të veturave “Bulgarreno”) që është shenje e qartë, se nuk ka interes për lëvizjen personale, private të popullsisë. Bullgarët në vazhdim të 50 vjetëve janë privuar nga infrastruktura e mirë dhe mobiliteti dhe arsyet për këtë janë politike.”
Byroja Politike e KQ të PKB mori vendimin për ndërtimin e 3 autostradave në vitin 1963 dhe pas 11 vjetëve filloi punë mbi autostradën veriore “Hemus”, atë jugore “Trakija” dhe autostradën buzë Detit të Zi “Çerno more”. Pse atëherë kryeministri i tanishëm krenohet kaq shumë me ndërtimin e rrugëve?
“Është një taktikë inteligjente nga pikëpamja e prezantimit mediatik – komenton Lubomir Pozharlievi. – Autostradat janë një imazh i fuqishëm dhe kanë të bëjnë me imagjinatën: si derdhet betoni dhe si nga asgjë bëhet rrugë dhe në këtë rrugë do të drejtosh ti makinën e vet. Autostradat janë instrument i fuqishëm me qëllime politike për të ushtruar ndikim të fortë mbi publikun, mbi votuesit.“
Në studimin e vet Lubomir Pozharlievi bën konstatimin, se autostradat në Bullgari janë menduar si rrugë që do të përdoren vetëm nga bullgarët. Me gjithë se vendi ynë është destinacion turistik që përpara ndryshimeve politike, autostradat nuk planifikohen që të jenë në shërbim të fluksit turistik. Kjo tendencë vazhdon edhe sot, me një përjashtim të vogël – të autostradës ”Struma”, e cila si pjesë e Korridorit evropian të transportit duhet ndonjë ditë të lidhë lumin Danub me Selanikun. Prej këtij Korridori ndërkombëtar autostrada është një segment i vogël prej rreth 150 kilometrash.
“Në këtë qëndrim mungon largpamësi, sepse vazhdojmë të mendojmë për kategori të brendshme dhe vetëpërjashtohemi nga shtetet fqinje – mendon Lubomir Pozharlievi. – Në autostradat shihet dhe orientimi gjeopolitik i shtetit. Është interesant rasti me autostradën “Marica”, e cila shpie te Turqia fqinje dhe e cila është përfunduar. Arsyet janë ekonomike, për shkak të shkëmbimit të madh të mallrave midis dy shteteve. Por nga ana tjetër, është tepër befasuese, sepse Bullgaria gjithmonë ka dashur të bëhet pjesë e Perëndimit dhe jo e Lindjes.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..