Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lajme ballkanike

Turqia e thirri ambasadorin e vet në Austri për konsultime

Снимка

Ministri turk i punëve të jashtme Mevljut Çavushogllu deklaroi se e ka thirrur ambasadorin e Ankarasë në Austri për konsultime. Marrëdhëniet midis të dyja vendeve janë të tendosura prej disa javëve qëkurse një nëpunës austriak me post të lartë deklaroi se Turqia po ecën drejt diktaturës dhe këmbënguli për ndërprerjen e bisedimeve për anëtarësi në Bashkimin Evropian. Në radhë të vet Turqia e përcaktoi Austrinë si “një kryeqytet të racizmit radikal”.

Po përcaktojnë datë për zgjedhjet parlamentare në Rumani

Снимка

Përfaqësuesit e qeverisë rumune po zhvillojnë bisedime me liderët e partive politike për përcaktimin e datës , në të cilën do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare , ku qeveria anon ndaj datës 11 dhjetor. Qeveria ka propozuar dy variante për organizimin e zgjedhjeve parlamentare -4 dhe 11 dhjetor me aksent mbi 11 dhjetorin, sepse 4 dhjetori është shumë afër me ditët e pushimit rreth festës kombëtare të Rumanisë më 1 dhjetor.

Junker mendon një regjim pa viza me Turqinë për të pamundur

Снимка

Kryetari i komisionit Evropian Zhan-Kllod Junker është i bindur se Bashkimi Evropian akoma mund të lidh marrëveshje me Turqinë për aplikimin e një regjimi pa viza nga data 1 tetor, por që të mund të rastis kjo, Ankaraja nuk duhet më të përdor gjendjen e jashtëzakonshme për persekutime kundra gazetarëve dhe shkencëtarëve. Sipas fjalëve të Junkerit bisedimet për hyrjen e Turqisë në Bashkimin Evropian duhet të zgjaten që të sigurohet një dialog afatgjatë me Ankaranë.

Një vjeshtë e rëndë për qeverinë greke

Снимка

Qeveria në Athinë është e shtrënguar nga koha dhe afatet mbi realizimin në kohë të masave, të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtar. Ajo është e detyruar ti realizoi gjatë muajit shtator, që të mund të arrihet deri në ç’ bllokimin e këstit tjetër prej 2,8 miliardë euro mbi kreditë në kuadrin e paketës së tretë shpëtimtare. Vetëm gjatë muajit shtator ekipi ekonomik i kabinetit Cipras duhet të kryej 20 masa të rekomanduara nga kreditorët, dhe po kështu edhe 15 të tjera, më vonë deri më 31 tetor, që të mund të marrë këto para. Në fakt kjo është data përfundimtare deri në të cilën në Greqi duhet të transferohen 2,8 miliardë euro, nga të cilët ka nevojë ekonomia reale e vendit.

Bisedimet për Qipron hyjnë në një fazë më intensive

Снимка

Presidenti i Republikës Qipro Nikos Anastasiadis dhe lideri i turqve qipriot Mustafa Akënxhë takohen pas pushimeve verore në kuadrin e bisedimeve për gjetjen e zgjidhjes së problemit me ishullin e ndarë etnik. Pritet që bisedimet të hyjnë në një fazë më intensive, ku qëllimi i tyre përfundimtar është që deri në fund të vitit të arrihet deri në një rregullim përfundimtar të problemit. Mendohet se, një vendim i tillë është i mundur gjatë ekzistencës së një vullneti nga të dyja palët për evitimin e dallimeve. Takimi i të dy liderëve është i pari nga 7 të planifikuarit midis tyre, të cilët do të kalojnë nën egjidën e OKB-së.

Maqedonia e luti Rusinë për një ndihmë humanitare

Снимка

Maqedonia u drejtua me lutje ndaj autoriteteve ruse për një ndihmë humanitare për të dëmtuarit nga përmbytjet shkatërruese në rajonin e Shkupit. Kryeministri Emill Dimitriev i ka dërguar letër kolegut të vet Dmitrij Medvedev në përgjigje të propozimit për ndihmë, të drejtuar nga ministri i situatave të jashtëzakonshme Vlladimir Puçkov. Sipas një burimi nga qeveria maqedonase kryeministri ka lutur për pompa, preparate për dezinfektim, gjenerator, mini-ekskavator, çizme prej gome, batanije, këllëfë për të fjetur, çadra dhe një sërë sendesh të tjera të domosdoshme. Deri tani ndihmë për njerëzit e dëmtuar nga përmbytjet dërguan Bullgaria, Austria, Shqipëria, Greqia, Serbia, Turqia, Kroacia dhe Mali i Zi, Sllovakia dhe Holanda.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: EPA / BGNES dhe BGNES

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD