Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kampet ortodokse të fëmijëve në manastirin e Kremikovos-një vështrim më të ndryshëm ndaj jetës

БНР Новини

I strukur midis kodrave malore, i mirëmbajtur prej disa murgjve të moshuar, i zhytur në një qetësi dhe kujtime për të kaluarën-i tillë është më shpesh përfytyrimi tonë për manastirin bullgar. Prandaj klithmat e fëmijëve, piktura, topa dhe këmbë të vegjël vrapues të cilët na presin në oborrin e manastirit të Kremikovos “Shën Gjergji Fitimtari”, na befasojnë në mënyrë të këndshme.

Në fakt kush ka thënë se, lojërat u pengojnë  virtyteve të krishtera? Ajo, të cilën na e mëson Zoti është të mos tu pengojmë fëmijëve që të vijnë në manastir-na thotë abati i manastirit, ati Serafim Janev. Bashkë me një ekip bashkëmendimtarësh për vit të radhës ai dëshmon, se kampet ortodokse të fëmijëve  janë jo vetëm të mundshme, por dhe tepër të dobishme për fëmijët nga rajoni dhe ata i presin me padurim. Ideja për kampet ortodokse lind kur ati Serafim viziton fëmijët në shkollën në Gorna Malina:

Снимка

Pamë se, fëmijët merren me gjëra shumë të dobishme për jetën, por arsimi është bërë kështu që ato të kthehen në pajisje të cilat ti mbushim me kujtesë, memorie. Në fund të fundit mësojnë gjëra, me të cilat më pas u është lehtë të kenë sukses në jetën tokësore. Por në këtë botë të materializuar njeriu nuk është një materie e thjeshtë. Ajo thelbësorja është që të jetë njeri, të jetë njeri me moral. Kurse kjo është diçka e cila nuk mësohet në shkollë. Prandaj pikërisht lindi dhe kjo ide. Në manastir, në një mjedis të ndryshëm ku nuk ka kompjuterë, fëmijët do të mund ta shikojnë jetën nga një këndvështrim më të ndryshëm. Do të kërkojnë përgjigjen e kësaj, përse jetojmë, çfarë do të thotë të jemi njerëz dhe se duhet të kemi qëndrim njëri kundrejt tjetrit. Nuk ka vend për agresion ,xhelozi,dënim. Secili duhet të mundohet të punojë si njeri. Mundohemi ti edukojmë vet fëmijët të bëhen shok njëri me tjetrin. Dhe këto qëllime ne mundim ti arrijmë shumë mirë.

Kampet ortodokse për fëmijët organizohen në manastirin e Kremikovos për herë të 4 të radhës. Të parët, përpara 20 vjetëve, me këtë nismë merret manastiri i Haxhidimovos rreth qytetit Goce Dellçev, kurse shpenzimet për këtë marren përsipër krejtësisht nga  eparkia e Nevrokopit. Në manastirin Kuklenski, në rrethin e Plovdivit që vjet, po kështu ndoqën shembullin e mirë, por aty kampet janë më të shkurtra. Në manastirin e Kremikovos fëmijët kalojnë 7 ditë, gjatë të cilave përvetësojnë vlerat e krishtere, kurse përmes bisedave dhe lojërave interesante marrin njohuri bazë  për besimin ortodoks.

Снимка

A është e vështirë të ketë nisma të ngjashme në më shumë vende-pyesim përsëri atin Serafim Janev.

Në kohën e sotme ka kuptim  se, Kisha-kjo është godina e episkopëve dhe priftërinjve të cilët shërbejnë aty. Ajo e cila është e gabuar është se, Kisha në fakt jemi që të gjithë ne, njerëzit, pavarësisht se cilët jemi-priftërinj, episkopë ose besimtarë. Dhe kur ne bashkohemi si një Kishë e vërtetë e gjallë, si një bashkësi prej njerëzve-atëherë mund të rastisin shumë gjëra. Gëzohem se, këtu ku shërbej  ka një bashkësi të tillë, sepse një kamp i tillë nuk organizohet lehtë. Kjo nuk është thjesht një mundësi që fëmijët të flenë në manastir. Flasim për mjete , të cilat duhet të gjenden-për materiale për kampin, për ushqimin e fëmijëve. Përveç kësaj, kemi mësues dhe shyqyr-profesionalist të mirë, të cilët nuk janë thjesht me një arsim të posaçëm për teolog, por pedagogë dhe psikologë, logoped. Ata u ndihmojnë fëmijëve me problemet shpirtërore të cilat i kanë.

Po afron fundi i pushimeve verore dhe të vitit kishtar. Gjatë verës tjetër ati Serafim Janev  dhe episkopi Grigorij përsëri do të kërkojnë përkrahje që të mund ti mbledhin fëmijët rreth kishës, në njërin prej manastireve më të vjetër  në malin e Shenjtë të Sofjes. Dhe me siguri që do të kenë sukses, sepse kauza e tyre ja vlen. Sipas atit Janev, ajo të cilën Kisha mund të bëjë për fëmijët është fakti të mund të ndikojë mbi faktin të mos të jenë agresiv dhe tu tregojë  anën shpirtërore të botës. Nuk duhet që materialja të jetë qëllimi tonë bazë, sepse kështu do të humbasim  të gjithë jetën tonë në ndjekje të përfytyrimit tonë për mirëqenie. Mund ti mësojmë fëmijët me çdo gjë, por nuk do të jetë me dobi ti kthejmë në makina.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD