Ëndrra shekullore e njeriut të fluturojë lirisht në qiell edhe më sot mbetet e paarritshme. Megjithatë si duket bota nga lartë do të na tregojnë njerëz të rinj kreativ, të cilët dalin jashtë përmasës së arteve me ndihmën e teknologjive.
Stadiumi nga koha romake në qytetin Pllovdiv do të shndërrohet në një dekor të Festivalit më modern Ndërkombëtar të Filmave tek ne. Më 19 dhe 20 gusht aktiviteti DroneUp do të mbledhë krijues nga 32 shtete të pesë kontinenteve, të bashkuar nga pasioni ndaj novatorizmit. Pjesëmarrësit do të prezantojnë filma të xhiruara me dron. Temat e veprave janë natyra, qytete, udhëtime, aventura ekstreme, e kështu me radhë. Një vëmendje speciale iu kushtohet fenomeneve dhe bukurive të Bullgarisë. Mirëpo, çfarë është karakteristike për këtë gjini të re vizuale të artit dhe në ç’shkallë ajo mund të krahasohet me kinemanë artistike?
“Nuk mund të them, se mund të bëjmë ndonjë ndarje midis këtyre dy gjinive, sepse filmat e xhiruara me dron, tashmë janë pjesë standarde të veprave artistike – tregon Petjo Petkov, njeri prej organizatorëve të festivalit. – Para kohe kuadrot nga lartë xhiroheshin me helikopter, përderisa tani shfrytëzohet dron, sepse është më e lirë dhe ofron mundësi të reja dhe më të mëdha. Me dron mund të xhirohet artisti në fytyrë dhe sekonda të numëruara pas kësaj – në një kuadro të njëjtë të paraqitet situata, në të cilën ndodhet ai. Përsa i përket Festivalit tonë kemi kërkesë, që të paktën gjysma e çdo filmi të jetë e xhiruar me dron. Kryesorja është, që autori – operator ose regjisor, të ka arritur të tregojë ndonjë histori interesante nga shikimi i zogut.”
Shikimi nga lartësia mund të prezantojë këndvështrime të ndryshme krijuese në varësi të imagjinatës së autorit. Dhe përderisa një operatori amerikan përjetësoi udhëtimet e tij në vende ekzotike si Australia, Vietnami, Tasmania, Bor-bora, një bullgari xhiroi pamje të shtrenjta nga vendi ynë.
“Shikimi nga lartë prezanton një bukuri të re të paparë – vazhdon Petjo Petkovi. – Kur lartësohemi dhe shikojmë rrethanat nga shikimi i zogut, atëherë gjithçka përreth përfiton një dinamikë krejt të ndryshme. Pikërisht këtë dëshirojmë t’i tregojmë publikut, pra se bota nga lartë duket në mënyrë krejt të ndryshme se sa ne kemi mësuar të shikojmë.”
Si në shumicën e fushave, ashtu edhe në xhirimin e filmave me dron, SHBA-ja janë tepër të avancuar, mendon zoti Petkov. Në Evropë mjeshtrit më të mëdhenj punojnë në Gjermani dhe në Francë. Bullgarët gjithashtu nuk u mbrapsin më të mirëve në këtë fushë. Prandaj për ta ka një kategori speciale, në të cilën të prezantojnë vendin tonë si organizator i Festivalit. Një spektakël interesant do të shikojnë të gjithë, të cilët do të vijnë të premten në mbrëmje, më 19 gusht, në qendrën e qytetit. Vendi nuk u zgjodh rastësisht. Aty do t’i zgjatin dorë njeri tjetrit rrënjët e lashta dhe arritjet moderne krijuese.
“Është interesant një takim i tillë midis së kaluarës, traditave të lashta dhe rrymave bashkëkohore. Këtë kombinim jo standard midis së vjetrës dhe së resë e kërkojmë në të gjitha fragmentet e Festivalit – rrëfen Petjo Petkov. – Krahas kësaj Stadiumi Antik Romak ndodhet në kërthizën e qytetit, gjë që do të ndihmojë, që Festivali të bëhet një veprimtari publike me më shumë vizitues. Edhe njerëzit, të cilët shëtisin do të kenë mundësi të shikojnë filmat dhe t’u kënaqen mundësive të teknologjive të reja. Hyrja është e lirë dhe të gjithë janë mirë së ardhur.”
Festivali do të përfundojë me një shkelje të syrit ndaj Holivudit – do të jepen Oskarët e parë Dron në kategori të ndryshme.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..