Nga Madridi deri në Stamboll dhe nga Londra deri në Nicë gjithnjë e më shpesh dëgjohet pyetja “A është terrorizmi lloji më i ri i luftës në Evropë?” Përgjigje për këtë dukuri mund të lexojmë në librin e ri “Terrorizmi. Abstraksionet dhe realiteti.” Në dallim të shumicës së publikimeve kushtuar kësaj teme, autori i tij, nënkoloneli doktor Petër Marinov, ka më shumë se 20 vjet përvojë në sistemin e sigurisë, përfshi këtu pjesëmarrje në misione të ushtrisë bullgare në Irak dhe në Afganistan. Sipas tij terrorizmi është lloji më i ri i luftës jo vetëm në territorin e Evropës. Në dalim të luftës klasike terrorizmi nuk respekton të drejtat juridike ndërkombëtare, përkundrazi – qëllimi është që veprimet të zhvillohen kundër rregullave, domethënë metoda është asimetrike.
Çfarë është qëllimi i sulmeve terroriste në Evropë?
“Për mendimin tim qëllimi më i madh është shkelje e besimit në sistemin publik dhe pjesërisht – në sistemin e sigurimit. Kjo shkakton disa efekte dytësore – dobësim i ekonomisë për shkak të ridrejtimit të resurseve nga fusha të tjera drejt sistemit të sigurimit, domosdoshmëri për kufizimin e të drejtave dhe lirive të arritura demokratike, si dhe mungesë besimi mes bashkësive të ndryshme etnike. Jo rrallë veprimet terroriste çojnë në ndryshimin e politikës së shumë shteteve.”
Është vështirë të përshkruhet tërë profili socialo-psikologjik i terroristit, por rastet e fundit flasin për një tip të ri:“Evropiani, imigrant i brezit të dytë ose i brezit të tretë, i cili duke qenë banor me të drejta të plota i Evropës është i mendimit se ka ndarje të padrejtë të pasurive dhe se shoqëria nuk ka qëndrim të njëjtë ndaj tij. Këta zakonisht janë të rinj, të cilët janë rritur në një mjedis të mbyllur dhe kjo është premisë për radikalizimin e tyre. Në të njëjtën kohë ata mund të manipulohen shumë lehtë. Kjo shkakton një pyetje të madhe para sistemit të sigurimit, sepse është pothuaj e pamundur që ata të identifikohen.”
Një rol i madh për radikalizimin e tyre luajnë rrjetet sociale dhe madje mediat, të cilat me dashje, ose pa dashje bëhen një instrument i madh në duart e organizatave terroriste për frymëzimin e frikës dhe mosbesimit.
Sipas nënkolonelit Marinov po të krijohet një sistem i zhdërvjelltë i sigurisë, po të integrohen bashkësitë e izoluara, po të forcohet roli i institucioneve formale fetare, po të ketë një fushatë adekuate sa u përket vlerave demokratike të bashkësisë demokratike, atëherë mund t’i kundërvihemi këtij kërcënimi asimetrik.
“Arsim, arsim dhe prapë arsim – shton nënkoloneli Marinov. – Në Afganistan bisedova me oficerë fetarë, të cilët më thanë se talebanët arrijnë të tërheqin djem shumë të rinj pikërisht për shkak të nivelit shumë të ulët të arsimit të tyre. Në qoftë se një njeri i ri është i arsimuar, ai vetë do të lexojë se çfarë shkruan në librat e shenjta dhe nuk do të ketë nevojë për ndonjë njeri tjetër, i cili t’i tregojë të gjitha këto gjëra.”
A ekzistojnë kërcënime të jashtme, ose të brendshme në këtë mjedis të ndryshueshëm për sigurinë tonë kombëtare?
“Nuk ka rrezik për tërësinë e shtetit. Por vetë qëllimi i terrorizmit – të prishë themelet e shoqërisë dhe të besimit të qytetarëve në institucione, vetvetiu përbën rrezik për sigurinë kombëtare. Te ne janë ndërmarrë veprime konkrete. Para disa ditësh (në lexim të parë në Parlament) u miratua ligji për kundërveprim të terrorizmit. Supozoj se në të ardhmen ai do të përsoset, por është një fillim shumë i mirë pikërisht sa i përket formimit të një sistemi të tillë të sigurimit, i cili disponon zhdërvjelltësi dhe aftësi t’u kundërvihet kërcënimeve asimetrike.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..