Për vit të dytë të radhës në ditët e shtunë të muajit gusht, Biblioteka e Kryeqytetit është nëpër parqet e Sofjes, në të ashtuquajturat biblioteka verore “Biblioteka e Gjelbër”. E para u zhvillua më 6 gusht që nga ora 10 deri në orën 15 në Kopshtin e Borisit. Tjetra është më 13 gusht në Parkun Jugor. Dy të fundit janë përkatësisht më 20 gusht në kopshtin tek monumenti i Ushtrisë Sovjetike dhe më 27 në parkun “Zaimov”, tek shëtitorja drejt teatrit “Sofja”. Në ngjarjet organizatorët japin karta për lexim falas me afat 1 vit, të cilat aktivizohen gjatë vizitës në bibliotekë pas datës 15 gusht.
Sivjet ka edhe befasia, njëra nga të cilat është, se në “Bibliotekat e gjelbra” marrin pjesë emra të njohur nga rrethet artistike – shkrimtarë, poet, muzikantë, piktorë. Marrin pjesë dhe autorë të rinj bullgarë, të cilët lexojnë krijimet e veta dhe japin libra me autograf. Më 6 gusht këta qenë Avgustin Gospodinov, Ivan Llanxhev, Jordan Eftimov dhe Petër Çukov. Kurse gjatë të shtunave të ardhshme do të marrin pjesë Bojko Llambovski, Kristina Dimitrova, Marin Bodakov e të tjerë. Një pjesë interesante nga bibliotekat është dhe pjesëmarrja e muzikantëve të cilët i mësojnë në vend njerëzit sesi ekzekutohet në instrumentet e ndryshme muzikore.
Maria Brankova – kryetare e drejtorisë “Koleksione të bibliotekave” të Bibliotekës së Kryeqytetit, thotë se, vizituesit japin rekomandime për zhvillimin e bibliotekave verore:
“Kur Biblioteka e Kryeqytetit ka qenë biblioteka e qytetit të Sofjes (që nga vitet 50 deri në vitet 80 të shekullit të kaluar) ka pasur një bibliotekë të përhershme verore në Kopshtin e Borisit. Banuesit më të moshuar të kryeqytetit kanë kujtim nga ajo kohë dhe më shumë rekomandime vijnë prej tyre. Përveç librave, kërkohen dhe botime periodike. Sivjet jemi të përgatitur me të tilla, ndaj të cilëve ka interes, me qenë se gjatë kohës së bibliotekave nëpër parqe fëmijët e vegjël vijnë bashkë me prindërit e tyre ose me gjyshet dhe gjyshërit. Kërkohen romane romantike, revista me receta, një zhurnalshëndetësor... Ne e marrim parasysh këtë të cilën na e thonë lexuesit tonë.”
Del se, grupi më i madh i vizitorëve të bibliotekave verore janë fëmijët në moshën para shkollore dhe shkollore. Kjo i detyron organizatorët të mendohen më seriozisht mbi funksionin arsimues të ngjarjeve. Aktualisht Biblioteka e Kryeqytetit merr pjesë në dy projekte për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Sofjes dhe me një kënaqësi llogarisin një interes të rritur ndaj shërbimeve të ofruara nga biblioteka. Për vitin 2015 janë regjistruar afro 300 000 vizita. Deri në këtë moment lexuesit e regjistruar janë 35 352, kurse të regjistruarit e rinj janë 11 660, ku prej tyre afro 35% janë nxënës dhe studentë. Kjo është me 10% më shumë kundrejt vitit të kaluar. Dokumentet e përdorura të bibliotekës janë pothuajse gjysmë milionë.
“Ky vëllim i llogaritur vjen mbase dhe nga versioni mobil i katalogut tonë elektronik dhe të resurseve të tjera digjitale, të cilat ne i propozojmë – tregon Maria Brankova. – Aktualisht marrim pjesë në disa projekte për digjitalizim të kujtesës kulturore të kryeqytetit, bashkë me Galerinë artistike të qytetit të Sofjes dhe Muzeu i Sofjes. Qëllimi ynë është të kthehemi në një nga qendrat më të mëdha digjitale për një kujtesë kulturore të kryeqytetit. Tani po rrjedh digjitalizimi i një pjese nga botimet tona të vlefshme. Projekti tjetër, në të cilin marrim pjesë, është në partneritet me Institutin e letërsisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe muzeu Kombëtar letrar. Emri i tij është “ klasikja letrare bullgare-dije për të gjithë” dhe është në bazë të programit norvegjez. Përmes zhvillimit të teknologjive po vëmë re se, po forcohet interesi ndaj leximit. Vetëm versioni mobil i katalogut elektronik, të cilin e lëshuam përpara një viti, në kuadrin e dy muajve solli një shtim prej afro 3 herë të përdorimit të bazës së të dhënave. Për befasinë tonë, të rinjtë të cilët vijnë të lexojnë tek ne, interesohen jo vetëm prej resurseve tona elektronike, por dhe nga fondi letrar. Kjo në vend të parë vjen nga fakti se, kemi pothuajse çdo një libër, të botuar në Bullgari, si dhe botime shumë të rralla, të cilat janë interesante për ta. Përveç titujve të librave, ne propozojmë dhe një fond të pasur prej botimeve me nota dhe pllaka gramafoni, të cilat po kështu digjitalizohen. Krenohemi se kemi pllakën e parë të gramafonit të këngëtares së njohur Lili Ivanova. Për krenarinë tonë më të madhe dhe për gëzimin tonë, këto gjëra shkaktojnë një kthim të lexuesve në bibliotekë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES dhe BTA
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..