Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Iniciativa vullnetare “POdLEZNO” me një projekt të ri

БНР Новини
Foto: Luiza Llazarova

Nënkalimet në Bullgari gjithmonë më kanë bërë përshtypje dhe më kanë hedhur në mendime. Kurse nganjëherë dhe në frikë. Vende ekzistuese në mjedisin urban, ku mund të gjesh çdo gjë për shtëpinë dhe për gardërobën tënde, por vështirë mund të gjesh daljen, e cila të duhet. Nënkalimet nëpër gjerësitë tona pushtojnë me frymën socialiste, me muzikën rrugore, me muret e thyera, me dyert e mbyllura misterioze dhe me aromën autentike nëntokësore.

Në sajë të iniciativës së njerëzve nga “POdLEZNO” disa nga nënkalimet e kryeqytetit tanimë duken mjaft më moderne dhe të bukura. Me përpjekje të përbashkëta vullnetarët e rinj rinojnë, forcojnë, bojatisin dhe aranzhojnë nënkalimet. Projektet e zhvilluara deri në këtë moment janë: “Nënkalimi Natyror”në afërsi të kopshtit të Borisit, “Nënkalimi muzikor” në “Carigradsko shose” dhe nënkalimi “Një udhëtim në kohë” në lagjen Podujane. Projekti i tanishëm është ndriçimi i nënkalimeve në lagjen Studentski grad (Qytet Studenti).

“Ndokush më tha” – kënga debutuese e iniciativës
Gjatë kësaj fundjave “POdLEZNO” na rikujtoi për veten e vet duke demonstruar projektin e parë të përbashkët muzikor të ekipit, që dëshmon se në nënkalimet ka vend për muzikë dhe kulturë. “Nënkalimi muzikor”, i cili u inaugurua gjatë verës së kaluar, del se është një dekor i shkëlqyer për videon e këngës debutuese të iniciativës – “Ndokush më tha”. Kënga është e shkruar dhe e kënduar nga Dimitër Stafidov, me solo në një kitarë elektrike përfshihet Ivajlllo Nedellçev, Ivelin Llobutov e plotëson këngën me kitarë, basi është vepër e Dimitër Krëstevit, kurse Dragomir Rusev dhe talismani i ri i POdLEZNO – qeni Rilla – janë yjet në barabanët. Nën tingujt e këngës së re tërheqëse, ditën e shtunë u zhvillua një “Flashmob me kauzë” përpara Pallatit Popullor të Kulturës, në rrugën Vitoshka, përpara stacionit të metrosë Serdika dhe në nënkalimin e universitetit të Sofjes.

СнимкаQëllimi i flashmobit është të popullarizojë veprimtarinë e këtyre djemve të entuziazmuar dhe të na prezantoi idenë për projektin e tyre të ardhshëm – “Nënkalim filmues”. Shfaqja kaloi me shumë buzëqeshje dhe vallëzime, pavarësisht nga temperaturat mjaft të larta. Ditën e diel pasdite “POdLEZNO” prezantuan këngën e vet të parë përpara publikut në skenën e kopshtit të Borisit. Për emocionet e një vullnetari dhe për dëshirën të ndërtosh, tregon një nga themeluesit e  “POdLEZNO – Julia:

“Ajo, të cilën ne me të vërtetë e kemi si qëllim është të tërheqim vëmendjen e njerëzve. Ata po kështu kanë mundësinë të ndryshojnë diçka, e cila nuk ju pëlqen dhe ta bëjnë të bukur – për shembull nënkalimet. Çdo një është i mirëseardhur të përfshihet në iniciativën tonë. Një shembull i mirë është një baba me dy fëmijë të vegjël, të cilët ndaluan dhe punuan disa orë bashkë me ne. Njerëzit na janë shumë mirënjohës. Kurse kur ndonjë element nxirret i thyer ose bie, vëmë re, se jo ne, por ndokush tjetër e zëvendëson. Kjo na gëzon jashtëzakonisht shumë. Mundohemi që t’i bëjmë nënkalimet tematike, në mënyrë që të emocionojnë që të gjitha brezat – ashtu që si të rinjtë, ashtu dhe më të moshuarit të mund të ndihen mirë dhe të kalojnë përmes nënkalimeve me buzëqeshje, të mund të çlodhen, të shikojnë. Jemi të përfshirë dhe në klasifikimin e kompanisë së avionëve Bullgaria Air për “Thesaret e vogla të Sofjes”. Motivacioni më i madh për ne është se gjërat, të cilat i bëjmë, u sjellin buzëqeshje njerëzve”.

Fondi për inovacione në kulturë, fondi “Kulturë”, Drejtoria “Parandalim, integrim, sport dhe turizëm” pranë Bashkisë së kryeqytetit përkrahin dhe i ndihmojnë projektet e iniciativës. Por, a i ruan bullgari gjërat të cilat janë të bëra nga dora e huaj?

“Po i ruajnë. Nënkalimi ynë i parë është tanimë dy vjeç, kurse ai Muzikor 1. Kur diçka bëhet dhe njerëzit i gëzohen, ata e ruajnë. Kjo është dhe ideja tonë” – thotë vullnetari Mitko Stafidov.

Më e mira është se, çdo një mund të përfshihet në ndërtimin e projektit të ri “Nënkalim filmues” dhe të ndihmojë për krijimin e një mjedisi më modern dhe të këndshëm urban.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD