Nënkalimet në Bullgari gjithmonë më kanë bërë përshtypje dhe më kanë hedhur në mendime. Kurse nganjëherë dhe në frikë. Vende ekzistuese në mjedisin urban, ku mund të gjesh çdo gjë për shtëpinë dhe për gardërobën tënde, por vështirë mund të gjesh daljen, e cila të duhet. Nënkalimet nëpër gjerësitë tona pushtojnë me frymën socialiste, me muzikën rrugore, me muret e thyera, me dyert e mbyllura misterioze dhe me aromën autentike nëntokësore.
Në sajë të iniciativës së njerëzve nga “POdLEZNO” disa nga nënkalimet e kryeqytetit tanimë duken mjaft më moderne dhe të bukura. Me përpjekje të përbashkëta vullnetarët e rinj rinojnë, forcojnë, bojatisin dhe aranzhojnë nënkalimet. Projektet e zhvilluara deri në këtë moment janë: “Nënkalimi Natyror”në afërsi të kopshtit të Borisit, “Nënkalimi muzikor” në “Carigradsko shose” dhe nënkalimi “Një udhëtim në kohë” në lagjen Podujane. Projekti i tanishëm është ndriçimi i nënkalimeve në lagjen Studentski grad (Qytet Studenti).
Qëllimi i flashmobit është të popullarizojë veprimtarinë e këtyre djemve të entuziazmuar dhe të na prezantoi idenë për projektin e tyre të ardhshëm – “Nënkalim filmues”. Shfaqja kaloi me shumë buzëqeshje dhe vallëzime, pavarësisht nga temperaturat mjaft të larta. Ditën e diel pasdite “POdLEZNO” prezantuan këngën e vet të parë përpara publikut në skenën e kopshtit të Borisit. Për emocionet e një vullnetari dhe për dëshirën të ndërtosh, tregon një nga themeluesit e “POdLEZNO – Julia:
“Ajo, të cilën ne me të vërtetë e kemi si qëllim është të tërheqim vëmendjen e njerëzve. Ata po kështu kanë mundësinë të ndryshojnë diçka, e cila nuk ju pëlqen dhe ta bëjnë të bukur – për shembull nënkalimet. Çdo një është i mirëseardhur të përfshihet në iniciativën tonë. Një shembull i mirë është një baba me dy fëmijë të vegjël, të cilët ndaluan dhe punuan disa orë bashkë me ne. Njerëzit na janë shumë mirënjohës. Kurse kur ndonjë element nxirret i thyer ose bie, vëmë re, se jo ne, por ndokush tjetër e zëvendëson. Kjo na gëzon jashtëzakonisht shumë. Mundohemi që t’i bëjmë nënkalimet tematike, në mënyrë që të emocionojnë që të gjitha brezat – ashtu që si të rinjtë, ashtu dhe më të moshuarit të mund të ndihen mirë dhe të kalojnë përmes nënkalimeve me buzëqeshje, të mund të çlodhen, të shikojnë. Jemi të përfshirë dhe në klasifikimin e kompanisë së avionëve Bullgaria Air për “Thesaret e vogla të Sofjes”. Motivacioni më i madh për ne është se gjërat, të cilat i bëjmë, u sjellin buzëqeshje njerëzve”.
Fondi për inovacione në kulturë, fondi “Kulturë”, Drejtoria “Parandalim, integrim, sport dhe turizëm” pranë Bashkisë së kryeqytetit përkrahin dhe i ndihmojnë projektet e iniciativës. Por, a i ruan bullgari gjërat të cilat janë të bëra nga dora e huaj?
“Po i ruajnë. Nënkalimi ynë i parë është tanimë dy vjeç, kurse ai Muzikor 1. Kur diçka bëhet dhe njerëzit i gëzohen, ata e ruajnë. Kjo është dhe ideja tonë” – thotë vullnetari Mitko Stafidov.
Më e mira është se, çdo një mund të përfshihet në ndërtimin e projektit të ri “Nënkalim filmues” dhe të ndihmojë për krijimin e një mjedisi më modern dhe të këndshëm urban.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..