Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kauza e pilotit ushtarak – nga Spisarevski deri tek brezi i ri i pilotëve elitarë

БНР Новини

СнимкаMë 19 korrik shënojmë 100-vjetorin e lindjes së një bullgari të madh – togerit Dimitër Spisarevski(pas vdekjes së tij e graduan kapiten, kurse në vitin 2009 – kolonel të Forcave Ushtarako-Ajrore të Bullgarisë). Ai mbeti në histori me guximin dhe me sakrificën e vet në fluturimin e tij të parë dhe të fundit luftarak. Më 20 dhjetor 1943 në Luftën e Dytë Botërore aeroplanët bombardues amerikanë për herë të radhës bombarduan Sofjen. Pasi përfundoi të gjitha municionet e tij, Spisarevski goditi me aeroplanin e vet një nga bombarduesit amerikanë, duke shpëtuar shumë qytetarë të pafajshëm.

Përveç së kaluarës së famshme Bullgaria ka edhe të ardhmen e vet – këta janë pilotët e rinj elitarë. Një prej tyre është kapiteni Boris СнимкаMasllarov. Dashuria e tij ndaj aviacionit lindi akoma në fëmijëri, kur për herë të parë në qiellin e qytetit të lindjes – Veliko Tërnovo shikonte avionët:

“Më kujtohet se isha me miqtë e mi – ata folën diçka, kurse unë shikova vetëm avionët. Nuk i dëgjova fare, isha magjepsur. Profesioni i pilotit ushtarak është shumë përgjegjës, ai të provokon, bën kështu që në çdo një çast të japësh gjithçka, të tregosh mundësitë e tua. Pikërisht dinamika, adrenalina dhe përpikëria në punë janë gjërat që më stimulojnë, bëjnë kështu që të ndihem i gjallë dhe i dobishëm, bile ka momente në ta cilat pyes veten – a zgjodha unë profesionin, apo ai më zgjodhi mua.”

Rruga drejt realizimit të ëndrrës së madhe kalon përmes studimit në Fakultetin e Aviacionit të Universitetit Ushtarak Kombëtar “Vasill Levski” në Veliko Tërnovo. Pastaj përmes përgatitjes në shkollën për pilotë në qytetin Dollni Mitropolia. Sot kapiteni Masllarov është një nga gjashtë pilotët më të mirë, të cilët janë përfshirë në programin e ri për përgatitjen e pilotëve të avionëve gjuajtës.

Brezi i ri i pilotëve elitarë me Komandantin e Forcave Ushtarako-Ajrore gjeneral-major Rumen Radev (në mes)
Çfarë është ndjenja kur drejton një avion ushtarak?

“Është shumë e vështirë ta përshkruaj ndjenjën me fjalë. Ky është një avionë shumë i fuqishëm. Fluturimi është dinamik, gjërat zhvillohen shpejtë. Pilotët me përvojë më të madhe gjithmonë thanë se mendja e pilotit duhet të jetë gjithmonë para avionit, për të qenë i përgatitur për çdo një situatë.”

Nga kabina e pilotit të MiG-29 Bullgaria duket kështu: “Si një perlë e vogël në kaltërsinë e pafund. Avioni ngrihet, unë shikoj poshtë dhe vetëm falënderoj se ajo ekziston”.

Снимка

Çfarë do të thotë të jesh pilot ushtarak nga Forcat Ushtarako-Ajrore?

“Çdo një njeri në jetën e tij ka një kauzë, në të cilën beson. Unë besoj se kauza ime është që të jem pjesë e Ushtrisë Bullgare. Besoj në atdheun tim dhe vendimi im është që ta mbroj atë. Ky është edhe misioni im – t’i shërbej shtetit tim.”

Sipas kapitenit Masllarov kushtet e rënda në punë, jo vetëm në Bullgari, kudo që të ndodhesh, bëjnë kështu që ekipi të bëhet më i fortë, njerëzit të besojnë në njëri tjetrin. Sipas tij sot shumë njerëz të rinj shfaqin interes për këtë profesion përgjegjës.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografitë janë ofruar nga Forcat Ushtarako-Ajrore të Bullgarisë



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD