Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zyrë në të hapur në qendër të Sofjes

БНР Новини
Foto: Божидар Янев

Shikoni përreth. Mbase gjendeni në një dhomë ose ndani hapësirën tuaj personale në transportin qytetar. Punoni ose shkoni në punë. Gjithmonë nxitoni për të vajtur diku, telefoni bie vazhdimisht, sikur t’ju rikujtoi se kjo nuk është ëndërr. Por, a është kjo koha juaj për punë? A mos doni që në këtë mënyrë të kaloni pjesën më të madhe të ditës, të mbyllur në një kuti, nën llambën e neonit duke thithur ajrin e ftohtë dhe të thatë, të ofruar nga kondicioneri mbi ju? Mendoni se nuk keni rrugëzgjidhje tjetër, por ama gaboni.

Përpara disa ditëve me iniciativë të fondacionit “Credo Bonum” një kopsht i pa frekuentueshëm në qendër të Sofjes, u kthye në një hapësirë për punë. Nga data 13 deri më 22 korrik, kopshti është në dispozicion për çdo një i cili do që të ndërrojë mjedisin e ofisit me natyrën e qytetit. Më shumë për vet idenë dhe për këtë se çfarë mund akoma t’ju propozojë ky vend pune “një pjesë nga parajsa” na tregon Simeon Vasilev, përfaqësues i fondacionit “Credo Bonum”.

Снимка“Ideja qe që të rimendojmë procesin e punës. Nëse jemi më produktiv kur jemi të mbyllur midis katër mureve me një orar të përcaktuar pune ose mundet të jemi më të vlefshëm për punëdhënësin tonë në qoftë se kalojmë kohë në një mjedis i cili na bën më të qetë dhe më kreativ. “Zyrë në të hapur” është një ftesë e hapur për një dialog me temë se si duhet të jenë hapësirat për të punuar të së ardhmes. Prej një përvoje personale mund të them se, duke punuar këtu dy ditë po kryej më shumë punë në lidhje me shkrimin e emailave dhe zhvillimin e bisedave telefonike.”

Zyra në të hapur propozon që të gjitha komoditetet, të cilat ekzistojnë në vendin tuaj të punës. Organizatorët kanë siguruar si internet me shpejtësi të madhe, po kështu dhe një ushqim elektrik për pajisjet tuaja mobile. Kopshti propozon dhe vende të ndryshme ku mund të çlodheni pak, të shtriheni, bile dhe të piqeni pak në diell. Misioni bazë i kësaj nisme është që të tregojë dobitë nga puna mes natyrës, lidhur me pakësimin e stresit dhe përmirësimin e shëndetit fizik. Puna mes kësaj parajse natyrore do tu bëj më të qetë dhe me një vullnet më të madh për të punuar.

Снимка“Këtu nuk vërtiteni kot – plotëson Simeon Vasilev dhe fton – duhet ta provoni, që të shikoni se shumë më lehtë mund të përqendroheni mbi punën tuaj dhe të jeni më të qetë. Me të vërtetë liria të mund të dalësh jashtë ofisit për një farë kohe të caktuar është e lidhur me një tipi konkret profesionesh. Ne do të ndjekim profilin e njerëzve të cilët vijnë këtu dhe veprimtarinë e tyre. Kuptohet, se për ata prej tyre, puna e të cilëve është e lidhur me makina, ky ofis i hapur nuk është i përshtatshëm. Që të gjitha profesionet e tjera lidhur me mediat, me artin dhe reklamën – mund të gjejnë vend këtu.”

“Zyrë në të hapur” punon çdo ditë pune, kurse pas fundit të ditës së punës në program janë të parashikuar ngjarje të natës nën moton “Të takohemi pas pune”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD