Fotografia zyrtare nga darka e kryetarëve qeveritarë dhe shtetërorë të NATO-së në kohën e Samitit të Varshavës ndoshta provokoi asociacione me të kaluarën. Dhe ato me siguri janë të arsyetuara, sepse samiti u zhvillua në të njëjtën sallë, në të cilën në vitin 1955 u nënshkrua Traktati i Varshavës. Kjo është vetëm një nga simbolikat e ngjarjes vendimtare për praninë e Aleancës në Evropën Lindore. Varshava nuk ishte zgjedhur rastësisht për mikpritëse – duket se NATO-ja tregon respekt për partnerët e vet lindorë në një situatë gjithnjë e më të vështirë për sigurinë e Evropës në sfondin e marrëdhënieve të tensionuara midis Perëndimit dhe Rusisë.
Pas samitit filluan analizat dhe diskutimet. E para në Sofje u organizua nga Klubi Atlantik me pjesëmarrjen e ministrit të jashtëm Daniell Mitov dhe zëvendës ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në bisedimet në Varshavë ata prezantuan detajet e temave të diskutuara atje. Sipas fjalëve të diplomatit të parë bullgar pjesëmarrësit e Samitit kanë biseduar për këtë se në vazhdim të dy dekadave NATO-ja ka bërë përpjekje për krijimin e partneritetit me Rusinë dhe aleatët janë bashkuar rreth tezës se dialogu me Moskë duhet të vazhdojë. Aleanca vazhdon të mbajë përgjegjësinë për një dialog kuptimplotë me Federatën Ruse. Paralelisht do të vazhdojnë veprimet në lidhje me mbrojtjen kolektive dhe parandalimet, saktësoi ministri i jashtëm. Pritet se Federata Ruse do të angazhohet me sigurimin e transparencës dhe pakësimin e rrezikut në lidhje me veprimet luftarake, shpjegoi Daniell Mitov. Ai ishte kategorik se Aleanca nuk kërkon konflikt dhe nuk kërcënon Rusinë, mirëpo nuk mund të bëjë kompromis me parimet e sigurisë së përbashkët.
“Me Rusinë zhvillojmë dialog në dy nivele. I pari është niveli operativ luftarak me qëllim parandalimin e aksidenteve luftarake. Mirëpo kjo që ne nuk e bëjmë në dialogun me Rusinë, kurse sipas meje duhet ta bëjmë është përcaktimi i një kornize më të gjerë të këtij bisedimi. Shpesh nga ana e Federatës Ruse dëgjojmë se ajo mbron ndonjë kod të vet specifik kulturor dhe se ajo nuk dëshiron të kolonizohet si qytetërim nga Perëndimi. Le të deshifrojmë në një bisedim këtë kod kulturor dhe të kuptojmë se çfarë pikërisht mbron Rusia, me çfarë ky kod është në kundërshtim me vlerat evropiane dhe atlantike. Vlerat tona janë të tejdukshme dhe ne dëshirojmë të dimë çfarë është bota, të cilën e përfytyron Rusia. Dhe unë mendoj se kjo bisedë do të zhvillohet në të ardhmen.”
Ambasadori i Polonisë tek ne Krzysztof Krajewski iu drejtua Rusisë në mënyrë indirekte. Sipas fjalëve të tij pas 17 vjetëve të anëtarësisë në NATO që tani, me dislokimin e batalionit të NATO-së në Poloni, shteti i tij merr mbrojtje të sigurisë.
“Fakti se sivjet Samiti u zhvillua në Varshavë simbolizon se Aleanca nuk do të heqë dorë nga qëllimi me të cilin është krijuar. Shtetet lindore janë anëtarë të tij me të drejta të plota, të cilët kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime të lidhura me mbrojtjen kolektive. Dislokimi i divizioneve shumëkombëtare të Aleancës në kufirin e saj lindor është manifestim i këtij statusi. Në të njëjtën kohë NATO-ja tregon se është një bashkim mbrojtës dhe në se nuk provokohet nga veprime të jashtme, nuk do të veprojë kundër askush.”
Edhe në fjalinë e zëvendës ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov bën përshtypje nënvizimi i funksionit kryesor të NATO-së si një organ i sigurisë kolektive. Ndoshta shqetësim provokoi citimi i shpeshtë i nenit themelues 5 nga Traktati i Uashingtonit, sipas të cilit sulmi kundër një apo më shumë shteteve anëtare të NATO-së konsiderohet si një sulm kundër të gjithave. Pavarësisht se vendimet e NATO-së nga Varshava janë lidhur më shumë me çështjet e sigurisë botërore, konfrontimi me Rusinë doli në plan të parë. Ndoshta për të larguar shqetësimet gjenerali Zaprjanov tha:
“Në se dikush dëshiron të ekspozojëmarrëdhëniet NATO-Rusi më tepër se që duhet, ai harron se NATO-ja shqyrtoi një rreth më të gjerë çështjesh dhe Rusia nuk ishte tema dominuese. Në fokus ishin shumë rajone të tjera. Biseduam për kërcënimet dhe rreziqet në këto rajone për vendime dhe masa konkrete të lidhura me to.”
Lidhur me praninë e NATO-së në Detin e Zi ministri i jashtëm Daniell Mitov komentoi se në samitin e Varshavës u negociua mbrojtja e shteteve të rajonit të Detit të Zi, të cilat janë anëtare të NATO-së. “Me këtë qëllim do të organizohen stërvitje të përforcuara nën flamurin e NATO-s.” Mitovi shpjegoi se tani për tani nuk planifikohet një nismë rajonale. Në samitin në kryeqytetin polak shtetet anëtare u bashkuan rreth fillimit të bisedimeve lidhur me parametrat, në të cilat NATO-ja do të jetë e pranishme në rajonin e Detit të Zë që këtej e tutje.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..