Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bakteret fillojnë të flasin në saj të projektit të studentëve bullgarë

БНР Новини
Kolazh: Sillvija Petrova

A mund të flasin bakteret dhe në qoftë se po – si. Evgenia Mihajllova dhe Natali Atanasova janë pjesë e ekipit të parë bullgar i cili ka ambiciet të marrë pjesë në garën ndërkombëtare të biologjisë sintetike dhe inxhinierisë së gjeneve – iGEM, e cila zhvillohet çdo vit në Boston. Kjo është një garë studentore për njerëz në moshë deri në 23 vjeç. Anëtarët e ekipit bullgar, i cili përfshin 15 veta, po përgatitet për këtë konkurs në laboratorin e specializuar të teknologjive të larta në “Sofja Teh Park”. Projekti i skuadrës bullgare është lidhur me biologjinë dhe inxhinierinë.

“Ai quhet “Bakteret që flasin” – tregon Evgenia. – Përfytyroni një bio reaktor dhe qelizat që jetojnë aty dhe dikush duhet të matë treguesit e tyre dhe të caktojë nevojat e tyre. Ne kemi shpikur mënyrën sipas së cilës bakteret të na tregojnë cilat janë nevojat e tyre duke lëshuar një sinjal me dritë dhe pas kësaj bëhet matja e karakteristikave të këtij sinjali. Do të përgatitet një sistem i posaçëm i cili do të lejojë ushqimin e baktereve nga distanca. Kjo do të ketë aplikim të madh në industri – jo vetëm në laboratorët, por edhe në prodhimet e ndryshme, në fushën e farmaceutikës. Në iGEM ne prezantojmë një model të ri, i cili mund të përpunohet në të ardhmen dhe të krijohet një brez i ri sistemesh matëse, në bazë të të cilave bakteret do të mund “të komunikojnë” me njerëzit.”

СнимкаSipas fjalëve të Natalisë, ana financiare e projektit është një pengesë e madhe. Për realizimin e projektit janë të nevojshme shumë mjete, ndërsa nga ekipi janë të detyruar të kërkojnë vetë financim:

“Për të marrë pjesë në këtë garë, ne ishim të detyruar të paguajmë taksën e regjistrimit që është 5000 dollarë dhe morëm një kuti me materiale biologjike, me të cilat do të punojmë. Mblodhëm këto mjete me shumë mundime dhe vlerësojmë ndihmën që na ofruan njerëzit. Aktualisht kemi nevojë për substanca biologjike, reaktivë, enzime dhe materiale të tjera. Kemi blerë një pjesë prej tyre, por sipas përllogaritjeve tona do të na nevojiten akoma 20 000 dollarë.”

Në po thuaj të gjitha shtetet ekipi i iGEM organizohet nga universitetet – ato financojnë aktivitetin, pedagogët janë mentorë dhe caktojnë projektin dhe temën. Evgenia tha, se kjo në Bullgari nuk bëhet, për arsye financiare.

“Por ky fakt nuk na demotivon, bile na shtyn të tregojmë para pjesëmarrëseve të tjerë, se pa pasur mundësitë financiare të shteteve të tjera, ne mund të gjejmë vetë paratë dhe t’u japim shpresë studentëve bullgarë, se mund të merren me shkencë edhe në vendin tonë.” Në sajtin e ekipit është dhënë llogaria bankare e dhurimit, ku secili që dëshiron mund të përkrahë ekipin bullgar.

Udhëheqës i tij është Boris Kirov, i cili është pedagog në Universitetin Teknik në Sofje. Ai ka mbaruar “Bio-teknologji “ në Fakultetin biologjik pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” dhe doktoratë në Francë. Ka përgatitur edhe ekipin për garën e iGEM në vitin 2012 në Francë, me të cilin ka fituar disa medalje. Në ekipin e tanishëm pjesëmarrje të barabartë kanë djemtë dhe vajzat, gjysma prej tyre janë inxhinierë, pjesa tjetër – biologë. Evgenia tha, se kjo jep mundësi për më shumë ide dhe pikëpamje. Të rinjtë e ekipit të IGEM janë të vendosur të tregojnë se megjithë vështirësitë dhe pengesat bullgarët e rinj ka pse të mbeten në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në botën magjike të "fëmijëve të Ivan Vazovit" dhe të gjuhës bullgare në Paris

“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..

botuar më 25-02-21 7.30.PD

Personaliteti i Vasill Levskit vazhdon të lidhë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..

botuar më 25-02-19 5.10.MD
Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD