Sot shënojmë festën më të ëmbël – Ditën evropiane të çokollatës. Më 7 korrik të vitit 1524 nga Amerika Jugore është furnizuar sasia e parë e kokrrave të kakaos në Spanjë. Ja për se kjo datë është zgjedhur nga evropianët për kremtimin e festës së çokollatës. Mendohet, se actekët kanë qenë njerëzit e parë të cilët kanë prodhuar çokollatën, e kanë quajtur “ushqim të perëndive” dhe e kanë lidhur me perëndeshën e pjellorisë. Çokollata e parë është bërë nga Xhon Kadberi në vitin 1842, pak më vonë Daniel Peter ka krijuar çokollatën prej qumështi, duke i shtuar qumësht recetës origjinale.
Në ditën më të ëmbël takohemi me pastiçerinë Aleks Ivançev, i cili tashmë dy herë fitoi titullin “Pastiçeri më i mirë në Bullgari”. I riu është novator dhe e bëri jurinë për vete me përpikërinë dhe shijen e mrekullueshme. U imponua mbi konkurrencën me skulpturat e bukura prej çokollatës dhe zuri vendin e parë. Kur ka qenë në klasën e dytë të shkollës, ka bërë një kek për të gëzuar të ëmën dhe ndoshta ky gatim vuri fillimin e përrallës së tij të ëmbël. Aleks Ivançevi u bind, se ky është profesioni i tij pasi ka bërë një stazh punë në Katar. Aty duhej të zgjidhtë me çfarë do të merrej – me pastiçeri ose me antipasta. Zgjodhi të parën, sepse deri në ketë moment të gjitha provat e tij për të bërë një desert të mirë, ishin të pasuksesshme. Aleks u motivua, mësoi shumë nga kujdestari i tij në restorant dhe kjo i ndihmoi që të kryesojë klasifikimin e pastiçerëve bullgarë. Pas një praktike të gjatë jashtë shtetit dhe pas konkurseve të fituara, aktualisht Aleks Ivançevi është shef i pastiçerisë në një varg të madh restorantesh të Sofjes dhe vazhdon të përsoset çdo ditë.
“Dashuria ime ndaj desertëve vjen nga dashuria ime e madhe në jetë” – thotë me buzëqeshje Aleks dhe drejton shikim tek mikesha e tij Stefi, e cila gjithashtu është mjeshtre e ëmbëlsirave.
A janë mjaltë dhe gjalpë punët në kuzhinën e tyre?
“Kur puna bëhet me dashuri nuk është vështirë. Puna jonë është shumë precize, është vështirë të kënaqsh të gjithë klientët. Disa thonë – unë nuk ha këtë, por secili kuzhiniei ose pastiçer i mirë duhet të arrijë t’u ofrojë diçka që do t’i shtyjë ta provojnë dhe ta pëlqejnë. Nuk është lehtë, por sjell kënaqësi!” – tregon Aleks.
Pastiçeri pohon, se punët shkojnë mirë ku ke muzë në jetë. Deserti më i dashur i Aleksit jo vetëm për gatim, por edhe për konsumim janë tortat e vogla me stika dhe trëndafila.
“Shumë njerëz hanë çokollatë në sasi të mëdha, që të jenë të lumtur dhe të kënaqur dhe të vlerësojnë punën e pastiçerëve dhe prodhuesve të çokollatës – thotë Aleksi. Dua të theksoi, se çokollata nuk është e dëmshme, përkundrazi është e dobishme në qoftë se nuk teprohet me konsumimin e saj.”
Në qoftë se edhe ju jeni të dhënë pas ëmbëlsirave ju propozojmë të bëni shëtitje në muzetë më të njohura të çokollatës – në Bryzh (Belgjikë), Këln (Gjermani), Geispolsheim (Francë), Barcelonë (Spanjë), Pragë (Çeki) etj.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..