Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akademia futbollistike “Carsko Sello” formoi kampionë vetëm për një vit

БНР Новини

Dy sezone me fitore të famshme dhe pa humbje ka akademia futbollistike e fëmijëve “Carsko Sello”, ose “Fshati Mbretëror”. Themelet e akademisë u hodhën në vitin 2015 dhe që atëherë në të u sigurohet mundësi fëmijëve në moshë nga 5 deri në 16 vjet të zhvillojnë potencialin e tyre sportiv. Baza e fëmijëve, e cila gjendet në kompleksin “Carsko Sello” në Sofje, disponon katër terrene. Dy prej tyre janë me bar artificial dhe posedojnë certifikatë nga FIFA. Të tjerët janë me terren të natyrshëm. Në bazë ka gjithashtu një pishinë dhe një qendër për rimëkëmbje. Pronari Stojne Manollov ka dëshirë, që të shndërrojë kompleksin “Carkso Sello” në akademia më e mirë e futbollit në Bullgari. Para kohe fëmijët e ekipeve “2005” dhe “2007” zënë vendin e parë në Turneun Kombëtar të Futbollit për Fëmijë. Finalet ishin në qytetin Trjavna. Më shumë hollësi mësojmë nga trajneri Kemall Rashidov:

“Kemi dëshirë, që sa më shumë fëmijë të fillojnë të ushtrojnë ndonjë sport. Është e qartë, se nuk është e mundshme, që secili të bëhet futbollist i madh, por është fakt, se fëmijët bëjnë atë që dëshirojnë. Kjo na sjell kënaqësi. Para syve tona fëmijët rritin dhe bëhen burrë të fortë dhe të mëdhenj. Është një punë jo aq e lehtë të trajnosh fëmijë, por është një kënaqësi e madhe, që të shikosh si fëmijët rritin para syve dhe si ata zhvillohen. Fëmijët miqësohen me njeri tjetrin dhe ato miqësi mbeten për tërë jetën. Çdo sport zhvillon personalitetin.”

Trajneri Kemall Rashidov rrëfen, se gjatë ndeshjeve nuk tregon emocionet dhe arrin të ruajë gjakftohtësinë, kështu që të mos shpërqendrohen lojtarët. Sipas tij emocionet duhet të shfaqen pas lojës. Me rëndësi është, që fëmijët të krenohen me fitoret, por me më shumë rëndësi është, që ata të mbeten të përqendruar mbi sfidën tjetër. Sipas trajnerit prindërit janë ata, të cilët janë në thelbin e dashurisë së fëmijëve ndaj sportit. Të rinjtë nga akademia i gëzojnë përkrahjes së prindërve. Përsa iu përket planeve të ardhshme të trajnerit Rashidov, vet ai tregon:

“Kam ambicien të vazhdojë me këta fëmijë, t’u tregojë atyre hollësitë e mjeshtërisë futbollistike, kështu që secili prej tyre të arrijë sukses. Dëshira ime është që ata të mos kenë ëndrra, por qëllime. U siguroj atyre, se në se do të punojnë rëndë, atëherë do të arrijnë qëllimet.”

Për fat të keq kohët e fundit bëhemi dëshmitarë, se ka fëmijë, të cilët nuk dëshirojnë të ushtrojnë ndonjë sport. Ata preferojnë të qëndrojnë para kompjuterit. Për shkaqet, që provokojnë ato dëshira trajneri Kemall Rashidov rrëfen:

Снимка“Është tepër lehtë, që një fëmijë të manipulohet. Varet nga rrethi i miqve. Në se ata janë sportistë, atëherë fëmija do të shfaq gatishmëri të fillojë të trajnojë. Hapi i parë është që të ketë akademi të tilla si yni jo vetëm i futbollit, por i të gjitha sporteve. Një fëmijë nuk është e domosdoshme të pëlqejë futbollin, volejbollin, basketbollin. Disa mund të preferojnë vaterpolon ose notimin, por të mos disponojnë vend ku të trajnojnë. Kështu që do të jetë mirë të zhvillohet sporti masiv dhe të mos kërkohen rezultate me çdo çmim. Ka fëmijë me mundësi më të kufizuara. Megjithëkëtë ata gjithashtu duhet të kenë mundësi të ushtrojnë ndonjë sport. Sporti masiv është çelësi te shërimi i kombit. Personalisht unë që prej kohe nuk kam parë, që fëmijë të luajnë në rrugë. Edhe gjatë verës. Fëmijët duhet të kapërcejnë frikën. Në  se ndonjë fëmijë që ushtron ndonjë sport tallet me një fëmijë që është pak më i trashë, ose nuk është aq i zhdërvjellët, atëherë ne – trajnerët duhet të zgjidhim këtë problem. Kur ndonjë fëmijë me mundësi më të kufizuara dëshiron të ushtrojë ndonjë sport, atëherë ne nuk duhet të lejojmë që të tallen me të. Kjo mund të bëhet shkak, që një fëmijë i tillë të mos vazhdojë përpara. Ky është një moment delikat, i cili duhet të kapërcehet edhe të parandalohet.”

СнимкаTrajneri Kemall Rashidov tha gjithashtu, se për shkaqe financiare dhe mungesën e angazhimit të shtetit tani impiantet sportive po shkatërrohen, ndërsa rajonet, ku mund të ushtrohet ndonjë sport ose njeriu të lëvizet nuk mjaftojnë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Lluiza Llazarova dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fituesi i medaljes së artë në Olimpiadën e Parisit këtë vit Karlos Nasar

Federata Bullgare e Peshëngritjes shpalli falimentim

Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha.   Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..

botuar më 24-10-04 3.37.MD

Garuesit bullgarë fituan medalje në Taekwondo në Shqipëri

Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..

botuar më 24-10-01 11.29.PD
Antonio Papazov, Tihomir Bratoev dhe Borisllava Ivanova

Tre bullgarë fituan një medalje bronzi në Kampionatin Botëror të Aerobikës

Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..

botuar më 24-09-30 8.46.PD