Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rruga ballkanike e migracionit mbetet e mundshme

Foto: EPA/BGNES

Gjatë javës në Luksemburg  u zhvillua mbledhja e rregullt e radhës e ministrave  të punëve të jashtme të Bashkimit Evropian, në të cilën mori pjesë dhe diplomati i parë bullgar Daniell Mitov. Një nga temat bazë të shqyrtimit qe kriza e migracionit dhe evitimi i shkaqeve fillestare për migracionin. Si përfaqësues i një vendi-anëtar i cili është në vijë të parë në rrugën  e valës së migracionit, Mitov deklaroi se, është me një rëndësi kyçe për Bashkimin Evropian  të ketë një qëndrim të përgjithshëm dhe të balancuar gjeografik ndaj migracionit. Sipas fjalëve të tij, asnjë regjion ose itinerar nuk duhet të mbeten jashtë vëmendjes, në qoftë se kërkohet një vendim të qëndrueshëm të krizës së tanishme. Argumentet e ministrit tonë të jashtëm janë se ekzistojnë rreziqe serioze për rinovimin e itinerarit përmes Ballkanit Perëndimor dhe hapjen e rrugëve të reja migruese, me qenë se pala turke nuk i kryen detyrimet e veta mbi Marrëveshjen për readmisim me Bashkimin Evropian. Ai i informoi kolegët e vet për refuzimin e autoriteteve turke të aplikojnë marrëveshjen sa u përket qytetarëve të vendeve të treta, duke nënvizuar se, çështja prek të gjitha shtetet-anëtare, dhe jo vetëm ato të vijës së parë. Sa i drejtë ka qenë ministri Mitov u duk gjatë kësaj jave, kur presidenti turk Erdogan valëviti dordolecin për një referendum eventual mbi çështjen nëse të vazhdojë procesi i bisedimeve mbi aderimin ndaj Bashkimit Evropian dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë theksoi se, udhëheqja e Bashkimit Evropian duhet të mendohet se çfarë do të bëjë, në qoftë se Turqia hap kufijtë dhe refugjatët nisen drejt Evropës.

Bashkimi Evropian të mendohet, kurse ne si një vend-anëtar jashtë Shengenit  ruajmë kufijtë e jashtëm dhe “vijën e parë” në Shengen. Gjatë javës ministri i punëve të brendshme Rumjana Bëçvarova prognozojë se, përfundimi i gardhit nëpër kufirin me Turqinë do të marrë akoma 5 milionë euro, ku deri tani për pajisjen kanë shkuar 50 milionë.

Në sfondin e të gjitha këtyre, ministri i jashtëm përsëri deklaroi, se gjendja nëpër kufi është e qetë dhe po e vazhdojmë bashkëpunimin tonë me autoritetet turke mbi temën, si dhe me vendet e tjera fqinje, por se ai shpreson shumë shpejt të fillojë të kryhet marrëveshja për readmisim të refugjatëve me Turqinë. Kjo sipas palës turke qenka subjekt të parametrave teknike, të cilat kabineti turk duhet të sqaroi. Por, nëse rënia e vizave për qytetarët turk nuk është një problem i tillë teknik? Kjo mollë /e sherrit?/ është në një kopsht tjetër.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD
Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD