Nga 19 deri në 27 qershor në ishullin Kretë zhvillohet Tubimi i Kishave Ortodokse. Për fat të keq atje nuk bën pjesë Kisha Ortodokse Bullgare, si edhe Kisha Ruse, ajo Gjeorgjiane, dhe ajo Antiohiane. Pse Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare mori vendim për mospjesëmarrjen tonë në këtë tubim kaq të pritur? Kërkuam përgjigjen e kësaj pyetjeje të Hirësisë së tij Antonij, Mitropoliti i Kishës Ortodokse Bullgare për Evropën Perëndimore dhe Evropën e Mesme:
“Kisha Ortodokse Bullgare si një prej pjesëmarrësve më aktivë në përgatitjen e Tubimit të Kishave Ortodokse në ishullin Kretë ishte në pritje deri në fund të rregullores së zhvillimit të mbledhjeve. Për dokumentet e miratuara gjatë viteve të kaluara Kisha Ortodokse Bullgare ka deklaruar qartë qëndrimet e saj, dokumente për të cilat duhej të kishte debate. Mirëpo, e gjithë kjo nuk u rregullua. Në qoftë se një dokument është nënshkruar në një mbledhje gjatë viteve 70 të shekullit të kaluar, ai nuk mund të jetë aktual në momentin e tanishëm, sepse koha është e ndryshme. Kisha Ortodokse Bullgare merr parasysh edhe qëndrimin e të krishterëve ortodoksë, të cilët duan të ruhet pastërtia e krishterimit ortodoks. Fakti se nuk mund të ndryshojmë asgjë në dokumentet e miratuara, mungesa e debatit, në të cilin ta mbarojmë pozitën e Sinodit të Shenjtë, na detyroi për të marrë vendimin për mospjesëmarrjen në këtë Tubim. Mendojmë se pjesëmarrja jonë do të ishte vetëm një prani, pa pasur mundësi për t’i ndryshuar këto dokumente.”
Një prej qortimeve kryesore ndaj Sinodit të Shenjtë edhe nga teologët, edhe nga pedagogët në Fakultetet e Teologjisë për mospjesëmarrjen në Tubim është se mbi Kishën Ortodokse Bullgare ka një ndikim shumë të madh nga ana e Kishës Ortodokse Ruse.
“Shumë mendime, shumë njerëz. Kisha Ortodokse Bullgare e ka deklaruar pozitën e saj. Kurse fakti se disa prej mendimeve tona janë si ato të Kishës Ruse, të asaj Gjeorgjiane dhe të asaj Antiohiane, nuk është shkas për t’u menduar se ka ndërhyrje në sovranitetin e kishës përkatëse ortodokse. Në fakt ky forum zhvillohet pas 13 shekujsh dhe përgjegjësia e të gjitha kishave sot është shumë e madhe. Kështu qe vendimi i Sinodit të Shenjtë tregon se ne nuk jemi kundër zhvillimit të tij, por jemi kundër shtyrjes së tij. Ne mendojmë se një tubim kaq i rëndësishëm për tërë botën ortodokse duhet të mbahet atëherë, kur të gjithë janë në gatishmëri të plotë për diskutimin e të gjitha çështjeve, të lidhura me jetën e Kishës Ortodokse. Pengesat duhet të përballohen me një konsensus të plotë dhe në kontekstin e funksionimit më të mirë të Kishës. Kështu qe ne në asnjë mënyrë nuk përpiqemi ta sabotojmë forumin e pritur dhe nuk duhet të ndihemi fajtor për mospjesëmarrjen tonë. Përkundrazi, pasi nuk ka pasur një tubim të tillë 13 shekuj, ai mund të shtyhet me akoma një vit, që të përgatitet ashtu siç duhet. Sepse nga gjithsej 100 çështje, do të shqyrtohen vetëm gjashtë, kurse 94 çështjet e tjera kur do të shqyrtohen, pas 100 vitesh?”
A ka të drejtën ky tubim i madh dhe i shenjtë i botës së krishterë ortodokse për t’i ndëshkuar kishat, të cilat nuk bëjnë pjesë?
“Tubimi ka të drejtën e marrjes së vendimeve objektive. Mirëpo, unë mendoj se mospjesëmarrja jonë është motivuar dhe do të pyes: “A mund të jenë legjitime vendimet e një tubimi të paplotë? Kështu qe unë shpresoj para se gjithash te përgjegjësia e të gjithë pjesëmarrësve, të cilët mund të kontribuojnë për dobinë e të gjithë të krishterëve ortodoksë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum..