Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një aplikacion bullgar e transferon udhëtimin në shekullin e XXI

БНР Новини

Dy veta të rinj dhe me një arsim të lartë nga qyteti Burgas Aleksandër Karaxhijan (i cili ka përfunduar studimet e tij në Arkitekturë në Harvard), Stojan Dobrev (i cili ka përfunduar studimet për “Menaxhim Ndërkombëtar” në universitetin e Mançestërit) dhe Zahari Diçev (i cili ka shkallën e Baçellër në “Efekte vizuale dhe grafikë kompjuterike” nga Kolegi në Savanna, Xhorxhia të SHBA-së si dhe një shkallë Master në “Shkencat kompjuterike” nga Universiteti në Sejnt Andrys në Skoci) janë ekipi i cili ka përpunuar aplikacionin, i cili e bën udhëtimin më të lehtë dhe të këndshëm – SpeediFly. Në thelbin e tij ai është i përcaktuar për udhëtime spontane në kuadrin e 10 ditëve të ardhshme, që propozon ofertat më të mira dhe të leverdishme të personalizuar, të cilat janë të përshtatura me interesat e konsumatorit – vende të preferuara, hobi, sport, muzikë dhe kulturë.

“Në qoftë se ndonjë është fans i sërfingut. SpeediFly do t’i propozojë një udhëtim deri në Portugali – sqaronStojani. – Ose në qoftë se është adhurues i futbollit spanjoll, SpeediFly mund t’i propozojë oferta atraktive për ndonjë prej ndeshjeve midis Barcelonës dhe Real Madridit për shembull. Përveç të gjitha këtyre SpeediFly është një platformë sociale, në të cilën konsumatorët mund të organizojnë bashkë me miqtë e vet udhëtime me grupe, të krijojnë menu të bazuar mbi kërkesa dhe hobi të ndryshme, por dhe më e rëndësishmja – në momentin e pagimit do të mund ta ndajnë barazisht shumën e këtyre udhëtimeve.”

Ideja lind gjatë kohës së një dreke në Harvard midis Aleksandrit dhe një kolegu të tij. Duke i vërejtur kolegët e vet studentë, ata i japin llogari vetes se platforma e cila do t’i lehtësojë gjatë rezervimeve të veta për udhëtim nuk ekziston. Përveç kësaj Aleksandri thotë se, që të tre themeluesit e kompanisë janë udhëtarë të pasionuar:

“Ne shikojmë jo vetëm potencialin, por dhe kuptimin në faktin që njerëzit të vizitojnë vende të reja nëpër botë, jo vetëm sepse aktualisht ka dalë një ofertë të leverdishme në treg, por sepse vendi i caktuar, për të cilin aktualisht ka fluturime të pranueshme, gërshetohet me interesat e tyre – për zhytje, skijim, ngjarje sportive ose koncerte.”

Krijuesit e aplikacionit Aleksandër, Zahari dhe StojanJo vetëm autorët e projektit shikojnë një potencial të aplikimit. Përpara disa ditëve SpeediFly fiton një investim të madh nga StartupYard dhe nga një investitor privat. Aleksandër tregon sesi fitohen 300 000 euro:

“Shumë njerëz do të thoshin se, 300 000 euro fitohen me shumë punë dhe një ide të mirë. Por në fakt investimet në start-up në këtë etapë të herët nga zhvillimi i tyre, janë mundësisht nga më të rrezikshmet. Zakonisht rreth 90% prej tyre vdesin në një moment. E vërteta është se në momentin, në të cilin pamë investitorin tonë kryesor – Petër Zameçnik u paraqit një lidhje e natyrshme midis nesh si miq. Unë mendoj se joshja e të gjithë ekipit tonë na ndihmojë.

Investitori shumë herë me radhë tha: “Unë nuk investoj në idenë tuaj, por në faktin se jeni njerëz të rinj të arsimuar, energjikë dhe keni parë shumë nëpër botë.” Kësmet gjithmonë është i nevojshëm, kuptohet. Që të mund të gjesh investitorin e nevojshëm duhet të jesh në kohën e saktë dhe në vendin e duhur.”

Aktualisht SpeediFly mirëmbahet vetëm nga iOS, me qenë se lëshimi i tij zyrtar do të jetë në Londër në fillim të muajit korrik, kurse në këtë treg përdoret kryesisht iPhone. Aplikimi do të startojë për Bullgarinë gjatë muajit tetor dhe nga ekipi premtojnë se atëherë do të mirëmbahet edhe në platforma ueb dhe Android. Aleksandër shton:

“Aktualisht po planifikojmë integrimin e hoteleve, apartamenteve dhe vilave, në të cilat klientët tanë do të mund të qëndrojnë si dhe bileta për koncerte, festivale muzikore dhe të filmave dhe ngjarje sportive, të cilat ata mund t’i vizitojnë. Dhe këtu në Bullgari me hyrjen e kompanive low-cost po vihet re se njerëzit e rinj udhëtojnë gjithnjë e më shpesh dhe ne jemi të inkurajuar dhe besojmë se kjo do të vazhdojë. Qytetet e tjera evropiane, deri tek të cilat do të arrijmë gjatë 6 muajve të ardhshme janë Paris, Madrid, Amsterdam dhe Romë.”

Pavarësisht se SpeediFly është një aplikacion debutues për banuesit e Burgasit, duke pasur parasysh ambicien e tyre si dhe kreativitetin, mbase do të dalë e para nga një vargu të suksesshme. Kurse SpeediFly ka potencialin të kthehet në një fenomen të ri social.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografitë janë ofruar nga Stojan Dobrevi



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD