Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Muzika e cila bashkon” – edicioni i pestë i “Xhaz forumit në Stara Zagora”

БНР Новини
Foto: jazzforumsz.com

Nga data 9 deri në 12 qershor në skenën e forumit antik “Avgusta Trajana” në Stara Zagora u zhvillua Festivali Ndërkombëtar “Xhaz forumi Stara Zagora”. Edicioni i sivjetshëm i pestë kaloi nën moton “Muzika e cila bashkon”. Brenda tre ditëve në saj të trumbetarit Vencisllav Bllagoev adhuruesit e xhazit patën mundësi të kënaqen me programin e pasur dhe të larmishëm që përfshinte artistë me famë botërore.

Venci Bllagoev
Sipas traditës, aktiviteti filloi me koncerte për më të vegjlit. Ky është projekti “Xhaz për fëmijë”, të cilin Venci Bllagoev e zhvillon gjatë viteve të fundit. Dëshira e trumbetarit është që gjatë kësaj vere të prezantojë projektin e vet në festivalet në Burgas, Veliko Tërnovo dhe Sofje.

“Për këtë edicion e kisha vështirë të zgjedh konceptin, sepse nga vet krijimi, festivali është lidhur me një ide të caktuar – nga tregoi ai. – Vitin e parë i ishte kushtuar xhazit vokal, pas kësaj koncepti ishte lidhur me trumbetarët, me kompozitorët. Vitin e kaluar një vëmendje të veçantë iu kushtuam orkestrës pranë Operës në Stara Zagora. Ndërsa për edicionin e pestë zgjodha që të jetë “Muzika e cila bashkon” dhe kjo në të vërtetë u bë. Këtu në forumin antik u mblodhën jashtëzakonisht shumë miq dhe muzikantë nga anë të ndryshme të vendit. Ndër të ftuarit ishin Kurt Rosenwinkel, Trioja Federica Colangelo, DanKinzelman.”

Vehemence Quartet
Për përmbajtjen e programit Venci Bllagoev na tregoi: “Muzikantët e formacionit polak “Vehemence Quartet” prezantuan xhaz avangard, por jo të gjithë e vlerësuan siç duhet. Unë mendoj se njerëzit duhet të edukohen, secili përveç stilit të preferuar prej tij duhet të dëgjojë edhe diçka tjetër. Për të gjithë të ftuarit atmosfera ishte shumë e këndshme. Për mua më e rëndësishme është të mbështet xhazi bullgar, për këtë arsye shpenzimet tona kryesore janë për formacionet bullgare dhe për projektet e reja.”

Formacioni “Vehemence Quartet” është krijuar nga Wojciech Lichtański– alt saksofon, Mateusz Śliwa – tenor saksofon, Alan Wykpisz – kontrabas dhe lider i kuartetit, Szymon Madej – perkusione. Të gjithë kanë mbaruar Konservatorin në Krakov, Poloni.

Kurt Rosenwinkel
“Ylli” i padiskutueshëm sivjet në Festivalin në Stara Zagora ishte amerikani me origjinë gjermane, kitaristi Kurt Rosenwinkel. Ai është një muzikant i ri jashtëzakonisht i talentuar, i cili me mjeshtëri i bie 4 instrumenteve. Ja se çfarë na tregoi ai:

“Gjithmonë jam në rrugë, udhëtoj në mbarë botën për të ndarë muzikën me njerëzit. Ndihem i lumtur, se jam në Stara Zagora. Në Bullgari vij për herë të parë, por e njoh muzikën bullgare, kam miq në Nju Jork të cilët e ekzekutojnë. Kam ardhur këtu me trion që përfshin Joost Patocka (Amsterdam) – perkusione, dhe Paul Santner – kontrabas (nga Austria, por jeton në Berlin). Ai është student im në Institutin e xhazit në Berlin, ku jam profesor. Punoj mbi projekte të ndryshme muzikore dhe në formacione të ndryshme. Me trion ekzekutojmë xhaz tradicional dhe standard.”

Harvey Thompson




Në programin e edicionit të pestë të Festivalit “Xhaz forumi Stara Zagora” u prezantuan gjithashtu Trioja Federica Colangelo me saksofonistin amerikan DanKinzelman, Harvey Thompson (SHBA) i cili doli në skenë me Big Bendin ushtarak të Stara Zagorës dhe saksofonistin Vlladimir Kërparov. Grupi “Zona C” dha koncert të posaçëm në kujtim të kompozitorit dhe pianistit Vasill Parmakov.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD