Duke qenë një prej pronarëve më të mëdhenj të tokës bujqësore në vend, Kisha Ortodokse Bullgare mori vendim për të ndaluar përdorimin e pesticideve në fermat-arendatore, si dhe ndërhyrjen e çfarëdo lloji në mjedis. Përveç trojeve, të cilat u janë dhënë fermerëve për përdorim, Kisha korr suksese ekologjike edhe në fermat e kishave dhe të manastireve, të cilat janë duke fituar famë jo vetëm në vend, por edhe jashtë për cilësinë e shkëlqyeshme të bio-perimeve, frutave, peshkut, produkteve të qumështit dhe të mjaltit. Në fakt del se pjesa ndërruese e produkteve bujqësore te ne rritet me bekimin e Zotit. Këtë e mendon edhe delegacioni i Fondacionit Ndërkombëtar për Bujqësi Organike. Pjesëmarrësit e tij mbetën të kënaqur për vizitën e tyre në bletoren ekologjike të Manastirit të Kremikovcit afër Sofjes.
Në fakt bio-bujqësia është një degë, e cila u zhvillua shumë gjatë disa viteve të fundit, megjithëse kjo nuk mund të shihet në ushqimoret e vendit. Bio-fermerët tashmë janë 6000 dhe rreth 90 për qind prej frutave, perimeve, djathërave dhe mishrave të tyre eksportohen në Gjermani. Austri, Zvicër dhe në disa vende skandinave, ku ripaketohen dhe shiten nga marka të njohura. Tani për tani pothuaj të gjitha produktet eksportohen, sepse tregu i vendit është i vogël dhe i varfër, kurse produktet organike ushqimore gjithmonë janë më të shtrenjta në krahasim me llojet e importuara hibride. Përveç kësaj pamja e tyre e jashtme nuk është shumë tërheqëse në krahasim me llojet e importuara hibride. Kurse bullgarët ende tërhiqen nga ngjyra dhe forma, sesa nga përmbajtja e frutave dhe perimeve. Aktualisht 2 për qind e ekonomive bullgare në vend janë ekologjike, numri i tyre rritet në progresion gjeometrik, kurse qëllimi është që brenda disa vitesh fermerët organikë të bëhen të paktën 20 për qind e tërë agrobiznesit.
Mirëpo, përveç se edhe sipërfaqet, edhe numri i fermave për bio-bujqësi rriten vazhdimisht, rritet edhe numri i llojeve të frutave dhe perimeve të prodhuara, të cilat rriten sipas rregullave të natyrës. Përveç frutave dhe perimeve tradicionale si spinaqi, fasulja, patëllxhani, misri etj. tashmë rritet edhe prodhimi i disa produkteve, të cilat nuk janë tipike.
Problemet e mëdha të fermerëve-ekologë në Bullgari janë rezultat i mungesës së stimujve shtetërorë për prodhimin e produkteve shëndetësore ushqimore. Është e vërtetë se për periudhën e re programore 2014-2020 të Bashkimit Evropian subvencionet në dobi të tyre rriten pesë herë në krahasim me periudhën e kaluar buxhetore – nga 33 mln euro ata rriten në 152 mln euro. Mirëpo, bujqit organikë bullgarë ngulin këmbë për bashkëpunim edhe nga ana e autoriteteve bullgare. Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve na siguron se ata janë prioritet i administratës publike, por kjo nuk ndihet nga buxheti dhe ndihmat që livrohen nga Ministria. Përveç kësaj pengesat burokratike vazhdojnë t’i vështirësojnë fermerët.
Një fakt pozitiv është se kohët e fundit në tregun e brendshëm gjithnjë e më shumë bën përshtypje një tendencë inkurajuese – në qytetet e mëdha të vendit vazhdimisht hapen dyqane, ku ofrohen produkte shëndetësore ushqimore me cilësi të garantuar, kurse klientët e tyre bëhen gjithnjë e më shumë. E gjithë kjo premton një të ardhme të mirë për bio-fermerët në Bullgari, të cilët do të mund të shpresojnë jo vetëm te tregjet e jashtme, por edhe tek ato të brendshme. Ndërsa të krishterët nuk do të mbeten indiferentë ndaj qëndrimit pozitiv të Kishës Ortodokse Bullgare ndaj produkteve ekologjike.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..