Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si Bullgaria e shënon Ditën Botërore të Babait

БНР Новини
Foto: BGNES

Edhe sivjet fondacioni “Tulipani” organizon një sërë ngjarjesh kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Babait – 19 qershorit. Dita e Babait shënohet në mbi 50 shtete në botë çdo një të dielën e tretë të muajit qershor. Fillimi u vu në Uashington, SHBA, në fillim të shekullit të XX-të në përgjigje të Ditës Ndërkombëtare të Nënës, festë kjo që shënohet të dielën e dytë të majit. Në kalendarin ortodoks Dita e Babait festohet më 26 dhjetor, në datën, kur ia japim nderin Shën Josifit. Sipas traditave katolike kjo festë shënohet më 19 mars. “Ky është shënimi i festës nga feja. Tani po jetojmë në një shoqëri më të ndryshme, ku njerëzit pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, nga arsimi dhe statusi social kanë domosdoshmëri për të pasur një ditë të përbashkët. Kështu faktikisht ka filluar festimi i Ditës Ndërkombëtare të Babait” – na shpjegon Maria Petkova, kryetare e fondacionit “Tulipani”. E rëndësishmja është që festa të takojë njerëzit dhe jo t’i ndajë, theksoi ajo.

Në vitin 2012 fondacioni “Tulipani” u përfshi në fushatën kombëtare “Të jesh baba”, në kuadrin e fushatës ndërkombëtare “MenCare – a global fatherhood compaign”, e cila zhvillohet në mbi 20 shtete në mbarë botën.

Bullgaria u bë shteti i parë nga Evropa Lindore, në të cilin fushata ka jehonë. Prapa realizimit të saj ka 10 organizata civile, të cilat e kanë si kauzë të vet zbulimin e mundësive të shumëllojshme për pjesëmarrjen aktive dhe të angazhuar të meshkujve në jetën e fëmijëve. Maria Petkova, kryetare e fondacionit “Tulipani” i shpjegoi shkaqet, për të cilat ekipi i saj e ka përkrahur fushatën “Të jesh baba”:

“Ne u përfshimë shumë aktivisht në këtë fushatë dhe ishim disa prej iniciatorëve, që të zhvillohet kjo fushatë në Bullgari, sepse në punën tonë të vazhdueshme sistematike dëgjonim periodikisht se në Bullgari nuk mjaftojnë resurse – mjete, mundësi etj. Në një moment ekipi ynë filloi t’i bënte pyetje vetes: mirë, në qoftë se mjetet dhe mundësitë janë të kufizuara, atëherë ku mund t’i gjejmë resurset e nevojshme? Dhe kështu lindi ideja për baballarët. Baballarët dhe burrat janë një resurs i madh në sferën sociale, arsimore, në kujdesin për fëmijët, në të gjitha elementet e jetës sonë, por shumë shpesh ata mbeten anas. Kështu lindi ideja për fushatën. Gjatë disa viteve të fundit përpiqemi të tregojmë se sa e rëndësishme është figura e babait në rritjen e një fëmije, sa i rëndësishëm është roli i të gjithë baballarëve, gjyshërve, xhaxhallarëve etj. në të gjitha sferat, në çdo një moment të jetës së fëmijës. Që t’ia kalojnë mirë në Ditën e babait organizojmë aktivitete interesante me partnerë të ndryshëm – me galeritë, muzetë, policinë etj. Sivjet fushata jonë filloi më 13 qershor në Klubin Letrar “Peroto” (“Pena”) në Pallatin Kombëtar të Kulturës, ku u hap ekspozita tematike “Le të jesh baba”, e organizuar me bashkëpunimin e Pallatit Kombëtar të Kulturës.”

Në ekranet e Pallatit tërë javën projektohet një spot kushtuar fushatës kombëtare “Të jesh baba”. Në këndin për fëmijë të klubit ”Pena” më 18 qershor do të organizohet një pikturim atraktiv me temë “Pikturoje babanë tënd”. Kurse me moton “Shko me babin në kinema” në kinemanë “Ljumier” organizohen projektime të posaçme të filmave me metrazh të shkurtër “Sa i bukur je” dhe “Batmobil”, ku roli kryesor është lidhja e babit me fëmijët e tij. Aktivitete kushtuar Ditës së Babait organizon edhe fondacioni “Tulipani” bashkë me Degën për fëmijë pranë Bibliotekës së Kryeqytetit. Në sheshin “Sllavejkov” para bibliotekës më 17 qershor baballarë, gjyshër, vëllezër të mëdhenj, fëmijë do të pikturojnë protagonistët e tyre të dashur të librave për fëmijë. Aktivitete interesante organizohen edhe në qytete të tjera. Të gjitha aktivitetet kanë qëllim ta stimulojnë dialogun, dëgjimin, mirëkuptimin dhe kalimin e kohës së bashku”, tha Maria Petkova dhe vazhdoi:

“Në fillim para tri vitesh, kur startuam shumë njerëz më thanë se nuk ka kuptim për ngjarje të tilla. Ne nuk mund t’i takojmë madje nënat, kurse ju doni t’i takoni baballarët. Dhe vetëm disa muaj më vonë kolegët e mi më thanë: Kjo që bëjmë dhe kjo që ndodh është kaq e bukur. Vitin e kaluar kur zhvilluam zyrtarisht Ditën e Babait jo vetëm se erdhën shumë baballarë, jo vetëm se dëfreheshin, por në fund të ditës ne u nisëm, kurse ata mbetën për t’u argëtuar. Në fakt baballarët janë të gatshëm dhe duan të jenë pjesë e jetës së fëmijëve të tyre. Detyra jonë e përbashkët është të gjemë mundësi të ndryshme dhe interesante, me të cilat t’i provokojmë etërit, sepse kjo është me rëndësi jo vetëm për ta dhe fëmijët, por për të gjithë në një familje.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dëllinja e pemës në rezervatin

Në Bullgari është vendi më i madh natyror i pemëve të dëllinjës në Evropë

Pikërisht 75 vjet më parë, përkatësisht në vitin 1949, vendi më i madh natyror i dëllinjës së pemës (Juniperus excelsa) në Evropë - "Tisa", që ndodhet rrëzë të malit Pirin, u shpall rezervë. Dëllinja është një specie relikte e mbrojtur jugore, me..

botuar më 24-10-17 8.15.PD

Kënga “Hajde: Më të mirë” u bën thirrje fëmijëve të jenë më të sjellshëm dhe tolerantë ndaj njëri-tjetrit

Dhuna dhe bullizmi në shkollë është një problem aktual jo vetëm në Bullgari, por edhe në shumë vende evropiane dhe të tjera. Tetë vjeçari Johan Tansoe, i cili ka lindur në Norvegji, por për rreth një vit studion në një shkollë bullgare në Burgas, u..

botuar më 24-10-17 7.15.PD

Një projekt hapësinor evropian me një kontribut në mbrojtjen e Tokës

Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..

botuar më 24-10-16 8.26.MD