Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Bllagoevgrad përsëri është mikpritës i festivalit FRANCOFOLIES

БНР Новини

Edicioni bullgar i festivalit ndërkombëtar për muzikë moderne franceze Francofolies qe rivendosur nga Bashkia e qytetit Bllagoevgrad gjatë vitit 2015 pas afro një ndërprerjeje 25 vjeçare. Ky është edicioni satelit i forumit më të madh të ngjashëm në qytetin Lla Roshell – Francë, që ekziston që nga viti 1985 dhe zhvillohet akoma në Monreal, Kanada, Spa në Belgjikë, Nju Jork, Buenos Aires dhe Berlin. Gjatë vitit 2015 në Bullgari morën pjesë Patricia Kaas, Patrik Bryell grupi elektro suin “Karavan pallas” i preferuari nëpër diskotekat në Evropë DJ Bob Sinkler si dhe interpretues të tjerë.

Një nga muzikantët më të dashur modern francez Nuvell vag dhe francezja e re Izabell Zhofroa më e njohur si ZAZ do të hipin në skenën e hapur në sheshin qendror në qytetin Bllagoevgrad më 18 qershor. Hyrja e edicionit të dytë të Francofolies është i lirë për banuesit dhe miqtë, na bindën nga Bashkia e qytetit Bllagoevgrad, producent i ngjarjes.

Krijues të Nuvell vag gjatë vitit 2004 janë francezët Mark Kolen dhe Olivie Libo. Që të dy janë xhaz muzikant. Ja se çfarë na tregoi Mark, posaçërisht për Radio Bullgarinë.

“Nuvell vag, ky është një projekt muzikor në të cilin janë të përpunuar këngë të dashura nga vitet 80 në aranzhim, të ndikuar nga bosa nova braziliane e viteve 60. Në fillim pothuajse të gjitha kavër-versionet janë në pënk dhe nju ueb interpretime – tregon Mark Kolen. – Në fakt gjatë formimit të stilit ne kishim dy mundësi. Ose të ruajmë versionin origjinal, ose të luajmë me këngën në mënyrë që autorët origjinal të këngëve të na heqin kapelën. Kurse sa i përket emrit të projektit, kjo është një lojë fjalësh, me qenë se Nuvell vag, bosa nova, nju ueb do të thonë të njëjtën gjë – “një valë e re” në gjuhë të ndryshme.”

Gjatë vitit 2005 një kavër i tyre i këngës “I Melt with You” është përdorur në sauntrakun pranë filmit “Zoti dhe zonja Smit” si dhe “Anatomia e Grejit”. Mes këngëve të tyre më të njohura janë “Guns of Brixton”, “Dance With Me”, “Love Will Tear Us Apart” e të tjera. Formula pënk-muzikë braziliane- kinema del se është e suksesshme, me qenë se Nuvell vag kanë mbi 700 000 albume të shitura dhe zhvillojnë koncerte nëpër të gjithë botën.

Karakteristike për grupin është se nuk kanë vokale të përhershëm, por punojnë me interpretues të ndryshëm. Në Bullgari vijnë me dy këngëtare Lizet Alie dhe Mellani Pejn. Në albumin e tyre të fundit në studio “Ngjyrat e Parisit”, muzikantët i japin nderimin e duhur muzikës franceze nga vitet 80. Në qytetin Bllagoevgrad ata do të bëjnë një përzierje prej këngëve franceze dhe angleze, duke shpresuar që muzika, stili dhe sjellja skenike si dhe komunikimi me publikun të mund të jenë një garanci për një përjetim të paharrueshëm.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD