Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Luftë hibride në kohën e paqes së ftohtë

БНР Новини
Foto: arkiv

Sipas parimit të rotacionit dhe me këmbënguljen e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë NATO-ja dërgon 4 batalione të këmbësorisë në Falangën lindore të Aleancës si një garanci shtesë kundër agresionit eventual rus. “Nuk ka dyshim, se ne  u përgjigjemi veprimeve të Rusisë në Ukrainë, sepse përpara aneksimit të paligjshëm të Krimesë askush nuk fliste për prani të tillë ushtarake” – u argumentua Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg. Bullgaria nuk ka kërkuar trupa suplementare të këmbësorisë, ripohoi Ministri i Mbrojtjes Nikollaj Nençev para Radios Kombëtare Bullgare. Por siç duket, Bullgaria është plasdarm i luftës hibride, që filloi pas krizës ukrainase. Rreth këtij qëndrimi u bashkuan pjesëmarrësit në Tryezën e rrumbullakët ndërkombëtare në Sofje, organizuar nga Këshilli Evropian për Politikë të Jashtme.

Me gjithë se termi “luftë hibride” është nocion i ri, ajo është e njohur që nga historia e lashtë. Romakët kanë përdorur metodat e saj në betejën për Kartagjenën, ndërsa në kohën e Luftës së Parë Botërore Rajhu Gjerman e ka mbështetur fshehurazi. Leninin. Nën nocionin luftë hibride politikanët dhe strategët ushtarakë nënkuptojnë ndjekjen e qëllimeve strategjike nëpërmjet operacioneve të hapura dhe sekrete, presionit diplomatik dhe shtrëngimit ekonomik, dezinformacionit dhe sulmeve kibernetike.

Aneksimi i Krimesë dhe shkelja e marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e Rusisë çoi në shpalljen e sanksioneve kundër Moskës, të pasuar nga kundërsanksione ruse dhe një propagandë në rritje antiperëndimore. Nga tribuna e Parlamentit Evropian Presidenti Bullgar në një fjalim të ashpër pa precedentë paralajmëroi, se Rusia ka për qëllim të destabilizojë BE dhe vuri në dukje, se kriza ukrainase e ka vënë fillimin e periudhës së “paqes së ftohtë”.

Sipas fjalëve të Ministrit të Punëve të Jashtme të Bullgarisë Daniell Mitov, vitet e “luftës së ftohtë” mund të kthehen përsëri:

“Rritja e organizmave gjenetikisht të modifikuara informative dhe mbjellja e tyre në ndërgjegjen e njerëzve është pjesë prej mjeteve të reja të konfliktit të vjetër midis Lindjes dhe Perëndimit, ndërsa Evropa Qendrore dhe Lindore kthehen në arenë të këtij konflikti. Rusia gjatë kësaj kohe vazhdimisht përsëriste, se nuk do të lejojë qe të jetë e kolonizuar në mënyrë të qytetëruar nga Perëndimi. Derisa nuk do të sqarojmë ku është kufiri midis nesh, mendoj, se nuk do të mund të racionalizojmë marrëdhëniet tona në mënyrë të plotë vlefshme.”

Me siguri një vendim i gabuar do të ishte, nëse BE vendos nën ndonjë formë t’i përgjigjet të folurit antiperëndimor të Rusisë me tonin përkatës propagandistik. BE është komunitet i vlerave dhe një reagim i tillë nuk do t’i shkonte. Për marrëdhëniet midis BE dhe Rusisë sociologu Kënço Stojçev ka një recetë tjetër:

“Sa më shumë ushtrojmë presion mbi Rusinë – me propagandë ose me mjet tjetër, aq më shumë e forcojmë pushtetin e Putinit . Problemi ynë nuk është populli rus, por pa dyshim – Putini. Sipas të dhënave të fundit sociologjike në Rusi 25% prej rusëve ende mendojnë, se fati dhe e ardhmja e Rusisë janë lidhur me Evropën. Ne duhet të përfitojmë nga këta 25% dhe të matim efektivitetin tonë me rritjen e kësaj përqindjeje. Kjo është e mundshme dhe me siguri nuk do të bëhet me konfrontim.”

Deri sa pjesëmarrësit në debatet shqyrtonin instrumentet e luftës hibride, gazetari Ivan Bedrov shprehu mendimin, se në fushën e mediave bëhet fjalë për një dezinformacion të zakonshëm dhe tendencioz. Shkaqet për ndikimin në rritje të këtyre “gënjeshtrave” sipas gazetarit, lidhen me këtë, se me depërtimin e internetit dhe mediave sociale në të përditshmen tonë, publiku bëhet gjithnjë më i rrezikuar:

“Produkti përfundimtar që merr publiku edhe nga mediat e afirmuar, janë lajmet ndërkombëtare, të cilat janë krijuar nga njësitë dezinformuese nga rrjetet sociale. Një problem i madh për mediat e sotme është se janë në vartësi të rrjeteve sociale. Resurset në mediat bullgare, si në mbarë botën, bëhen gjithnjë më të vogla. Vendi i parë ku bëhen shkurtime të shpenzimeve janë degët për politikën ndërkombëtare. Rezultati është, se publiku bullgar është privuar nga lajmet ndërkombëtare dhe paradoksi është, se krahas këtij procesi rritet interesi i publikut për një informacion të tillë. Ajo që mund të ndryshojë gjendjen nuk është propaganda kundër propagandës. Vendimi është t’u ofrohet informacion i mjaftueshëm dhe i të drejtë mediave bullgare. Për fat të keq pjesa dërmuese prej tyre nuk kanë mjaft para për të paguar për përmbajtjen.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD