Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Internacionalizimi i lidhjeve të gazit në të gjitha drejtimet

БНР Новини
Foto: BGNES

Bullgaria pothuajse nuk disponon vendburime të veta të gazit. Konsumimi i saj vjetor është përafërsisht 4 miliard metra kub gaz. Kjo sasi sigurohet pothuajse 100 për qind me furnizime ruse, që vijnë përmes Ukrainës. Sipas autoriteteve bullgare ky fakt e bën energjetikën e shtetit tonë tepër të varur vetëm nga një vend të vetëm.

Që nga koha e projektit të dështuar të gazsjellësit “Rryma Jugore”, Bullgaria ka plane të zërë një vend më të rëndësishëm në hartën e gazit të Evropës dhe të bëhet qendra ndarëse e gazit të paktën për vendet e Evropës Juglindore. Kjo mund të bëhet në se “Rryma Jugore” do të ishte ndërtuar, por tani në plan të parë del pyetja – çfarë do të ndajë këtë qendër në bregdetin bullgar. Kohët e fundit autoritetet bullgare bëjnë përpjekje të mëdha t’i përgjigjen kësaj pyetjeje dhe të realizojnë idenë e tyre, ide kjo e cila tashmë e mori përkrahjen e Brukselit. Tani problemi është që deri në këtë qendër të vijë gaz.

Projektet për diversifikimin e furnizimeve filluan jo vetëm të shumëzohen, por edhe të dalin jashtë caqeve të diskutimeve. Ata tashmë orientohen te faza e ndërtimit aktiv dhe vënies praktike në shfrytëzim. Për më tepër, se kryeministri Bojko Borisov arriti të bëjë hapat e domosdoshëm që të arrijë çmimin më të ulët të gazit në Evropë. Në se të gjitha projektet do të kurorëzohen me sukses kjo do të thotë, se Bullgaria do t’u ofrojë partnerëve lëndën tepër të lirë djegëse. Kjo është një perspektivë mjaftë tërheqëse, e cila përfiton përmasa reale. Në zonën ekonomike bullgare të Detit të Zi, ku supozohet se do të zbulohen shtresa të gazit dhe të naftës, të cilat do të arrijnë për plotësimin e nevojave të brendshme energjetike për të paktën 30 vjet, tashmë filluan sondazhet. Prapë nga lindja këto ditë erdhi lajmi, se presidenti rus Vlladimir Putin vendosi t’i bëjë revizion ndalimit të ndërtimit të Rrymës Jugore nga Rusia deri te Bullgaria dhe se në një variant të ri të miratuar nga Brukseli ky gazsjellës mund të realizohet një ditë. Më të avancuara janë lidhjet e gazit me Rumaninë, e cila ka burime të veta të mëdha të gazit. Pas dështimit fillestar të provave, që tubacionet e gazit të kalojnë në fundin e lumit kufitar Danub, tani problemet duken të zgjidhura. Pritet që brenda dy-tre muajve të fillojë furnizimi i gazit rumun për Bullgarinë. Me Greqinë dhe me furnizimet e gazit të lëngshëm nga rajoni i Detit Kaspik gjithashtu punimet po avancojnë dhe pritet që ata të fillojnë në po atë kohë. Nuk kanë përparim projektet me Turqinë, por pritet, që brenda dy – tre muajve të fillojnë bisedimet mbi këtë çështje.

Para disa ditësh u arrit marrëveshje për furnizime të gazit nga Evropa Veriore përmes Sllovakisë. Kështu lidhjet e gazit internacionalizohen në të gjitha drejtimet. Mirëpo, Brukseli nuk është i kënaqur nga fakti, se firma shtetërore “Bullgartransgaz” ka monopol mbi rrjetin e brendshëm të gazit. Ai ngul këmbë për lejimin, që lojtarë të tjerë të hyjnë në tregun e brendshëm. Në fakt me këtë internacionalizim ata do të bëhen pjesë e sistemit evropian të transportimit të gazit. Tani për tani autoritetet bullgare e konsiderojnë këtë rrjet me rëndësi strategjike për sigurinë kombëtare. Prandaj ata nuk janë të prirë që ky sistem të privatizohet, ose t’u lejohet operatorëve të tjerë të ndërhyjnë në të. Ndoshta do të kërkohet ndonjë zgjidhje të kompromisit, për më tepër, se ka të ngjarë që pas realizimit të të gjitha këtyre projekteve të ketë tepricë të gazit. Mirëpo gazifikimi i familjeve mezi tani po realizohet tek ne kështu që konsumimi është tepër i ulët. Nuk është e rastit, që nga 1 korriku i këtij viti çmimet e gazit për familjet dhe industrinë në vend po ulen me 10 për qind.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD