Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Mbi ylberin 2” – album me stripa bullgarë nga shoqata “Projekt Ylber”

БНР Новини

Fillimi i verës u sjell emocione të nxehta adhuruesve të tregimeve vizatimore bullgare për të qeshur – komiksi ose stripa. Shtatë nga piktorët e revistës legjendare “Dëga” ose “Ylber”, e cila dilte në periudhën nga viti 1979 deri në vitin 1992, botuan albumin e dytë të shumëpritur me shtatë stripa të krijuara në traditat më të mira të kësaj gjinie bullgare dhe të ndikuara nga rrymat më moderne në këtë gjini. “Mbi ylberin 2” doli në tregun e librave tre vjet pas albumit të parë prapë nën kujdestarinë e Shoqatës “Proekt Dëga” ose “Projekti Ylber”, prapa së cilës qëndrojnë vet autorët. Prezantimi zyrtar ishte më 8 qershor njëkohësisht me hapjen e ekspozitës me të njëjtin emër në Galerinë e Lidhjes së Piktorëve Bullgarë në Sofje. Albumi me tregime vizatimore është shumë më i mirë se sa ai i pari, i cili sipas njërit prej autorëve Marin Troshanov, në shkallë të madhe e kishte karakterin e një eksperimenti spontan dhe kureshtar. Megjithëkëtë albumi i parë “Mbi ylberin” u sos nga tregu për një javë. Sot është një rrallësi bibliografike. “Mbi ylberin 2” ofron histori më të mira, më të pjekura dhe më interesante, kështu që ato të pëlqehen nga një publiku më të tjerë. Dhe këtu përfshihen jo vetëm brezi, që rriti me aventurat e heronjve “Dobromir” dhe “E.L.O”, udhëtimet e “Vajzës nga Toka”, adaptimet e librave “Ishulli i thesarit”, “Kryezoti i Unazave” e shumë të tjerë, por edhe një rreth të ri lexuesish me kërkesa moderne. Piktorët janë po ata, të cilët krijuan ylberin e imagjinatës dhe emocioneve në vitet 80-të dhe 90-të të shekullit të kaluar.

Снимка

Më shumë hollësi sjell Petër Stanimirovi – njeri prej krijuesve: “Shtatë janë piktorët pjesëmarrës – Sotir Gelev, Evgeni Jordanov, Rumen Çaushev, Dimitër Stojanov – Dimo, Vlladimir Konovallov, Penko Galev dhe unë – Petër Stanimorov. Albumi dallohet nga të gjitha botimet e mëparshme të këtij lloje, sepse përbën 136 faqe, 131 prej të cilave janë vizatime strip. Historitë e krijuara janë shumë të gjata. Autor i tri prej tyre është Sotir Gelev. Rumen Çaushevi e krijoi stripin “Mitashki” sipas skenarit të vet. Mendoj, se një interes do të përbëjë “Benkovski” me autor Vlladimir Konovallov krijuar sipas librit të shkrimtarit Zahari Stojanov “Shënime mbi kryengritjet bullgare”.”

Autorë të strip-it të Petër Stanimorovit “Damga” janë Marin Troshanov dhe Evgenij Projkov. Ky fantazim i errët është nga pak tregimet me vazhdim nga albumi i parë “Mbi ylberin”. Duhet të përmendim, se pjesa e parë e stripit “Damga” në vitin 2012 mori çmim në festivalin në Beograd për një strip më të mirë tradicional në konkurrim me 300 vepra origjinale nga 30 shtete. Është kureshtare, se historia nuk përfundon edhe në albumin e dytë, gjë që dëshmon, se vitet e ardhshme mund të pritet edhe albumi “Mbi ylberin 3”.

СнимкаNë vitin 2012 dalja e albumit “Mbi ylberin” në treg u shoqërua me ekspozitë, në të cilën u prezantua projekti. Edhe tani ekspozita vjen të tregojë disa prej heronjve dhe historive të albumit të tanishëm. Megjithëqë kaluan 25 vjet nga dalja në treg e numrit të fundit të revistës “Dëga” – “Ylber”, nga ku filloi gjithçka, edhe më sot ajo është një bibël për admiruesit dhe profesionistët në këtë gjini. Lidhur me këtë piktori Petër Stanimorov rrëfen:

“Më duket, se me kolegët zbuluam rëndësinë e vërtetë të revistës “Dëga” mezi pasi kur në përditshmen tonë depërtoi gjerësisht interneti. Para kësaj aspak nuk e kishim të qartë me sa popullaritet ishte revista. Më habit fakti, se më se 25 vjet megjithëqë nuk botohet, revista ka mijëra admirues. Dhe ky është një fenomen. Kjo vjen të sugjerojë, se njerëzit kanë nevojë për tregimet vizatimore për të qeshur – stripa. Për fat të keq strip-i realizohet shumë vështirë në Bullgari. Një traditë, e cila u krijua dhe u zhvillua gjatë dy dekadave të fundit të shekullit të kaluar, sikur sot po zhduket.”

СнимкаMegjithëkëtë ka shpresë vetëm të hedhim një vështrim “Mbi ylberin”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD