Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për bullgarët të ardhurat e garantuara bazë janë si djathi zviceran – të paarritshme

БНР Новини

Kur e morën vesh se, zviceranët do të votojnë “pro” ose “kundër” futjes së të ardhurave të garantuara mujore pa kushte dhe në mënyrë të gjithanshme dhe të kudogjendur mujore prej 2500 franga, bullgarët drejtuan disa pyetje dhe provuan një buqetë prej ndjenjave kontradiktore të xhelozisë, admirim, mosbesim, mosmiratim ose entuziazëm. Dhe filluan të ëndërrojnë, kuptohet, në provë të harrojnë për disa çaste realitetin e vet personal, e cila e bën thjesht të pakuptimtë si parim një çështje të ngjashme të parashtrohet jo vetëm në moment, por dhe në një të ardhme të afërt. Kur i mësuan rezultatet nga vota negative e zviceranëve, bullgarët u zhgënjyen, por dhe u qetësuan pak se jo vetëm ata nuk mundin ti lejojnë vetes një luks të tillë dhe bollëk. Disa filluan të thonë se, pavarësisht nga qëndrimi i vet në Gjenevë, babai i komunizmit Lenin nuk ka mundur krejtësisht t’i përziejë vlerat ideologjike dhe morale të kryqtarëve nga Alpet.

Në debatet e shkaktuara në Bullgari nga ideja revolucionare e zviceranëve, u përfshinë shumë ekspertë, sindikalistë, ekonomistë, sociologë. Është fare e natyrshme që gjatë një pozicioni të tillë mendimet të jenë të larmishme dhe të gravitojnë nga njëri pol në tjetrin, nga “kjo është fantastikë” deri tek “edhe tek ne mundet”. Por çfarë tregojnë faktet? Produkti i brendshëm bruto për frymë të popullsisë në Zvicër është  afro 60 000 dollarë për vit, në Bullgari është nën 20 mijë, me fjalë të tjera tre herë më pak. Duket se në Zvicër shuma prej 2260 euro për njeri në muaj pranohet si njëfarë minimumi për një jetë të hijshme në kushte normale. Në Bullgari mendohet se, janë të domosdoshme minimum 280 euro për muaj për njeri për një familje 4 anëtarësh. Rroga e mesme mujore është 500 euro, ajo minimale – 210, pensioni mesatar është diku rreth 180 euro për muaj.

Por të mos e teprojmë me shifrat – një gjë është Bullgaria, vendi më i varfër në Bashkimin Evropian, dhe një gjë krejtësisht tjetër është Zvicra – një vend nga treshja e parë në botë. Kjo shpjegon dhe se përse për shumicën e bullgarëve referendumi i fundit në konfederatën alpine mbeti e pakuptueshme – thjesht problemet me nivelin jetik këtu e aty janë fare të tjera. Aty numërojnë vrimat në djathin emental që të përcaktojnë cilësinë e tij, këtu – numrin e vrimave në portofol, që të shikojnë nëse do të mund të paguajnë paratë e korrentit.

Jo se ideja për aplikimin e një të ardhure të garantuara universale është krejtësisht e panjohur në botë dhe pjesërisht në Bullgari. Përkundrazi. Akoma përpara 3 vjetëve përkrahësit e kësaj mase sociale dhe ekonomike bashkohen dhe fillojnë të flasin për prioritetet ekonomike, sociale, politike, demografike dhe kulturore të një iniciative të tillë. Sepse nuk duhet të llogaritet se, zviceranët seriozë ja kështu me dorë të lehtë kanë vendosur që të mund të argëtohen të pyesin nëse të përfshihet kjo e ardhur e fiksuar apo jo. Fare nuk është kështu, sepse një masë e ngjashme ka dhe shumë llogaritje serioze ekonomike, kurse që aty dhe politike dhe sociale dhe kulturore e kështu me radhë. Kjo në praktikë saktëson një nivel minimal të garantuar të stabilitetit ekonomik dhe parashikim. Kështu stabilizohen dhe balancohen marrëdhëniet në të gjithë strukturën sociale dhe në sistemin politik. Por për të gjitha këto është e domosdoshme një shkallë e caktuar të pjekurisë të gjithë organizmit social dhe ekonomik, për të cilën duket se është shumë herët që të flitet, kur bëhet fjalë për shoqërinë moderne bullgare.

Për këtë dëshmojnë akoma disa shifra dhe fakte. 70% nga bullgarët nuk kanë kursime bankare, kurse paga për postin prestigjioz ministror është mezi 2000 euro. Në këtë kontekst duhet të shtohet dhe rrethana se, të ardhurat e garantuara të shtyra nga zviceranët përbën në realitetin bullgar rrogën mujore të top menaxherit nga sektori privat, për të cilën ëndërrojnë shumë pak veta. Të ardhurat universale mujore tani për tani janë të garantuara për bullgarët ashtu si djathi zviceran – i shijshëm, por një kënaqësi shumë e shtrenjtë dhe e paarritshme.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD