Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Kërxhali u prezantua bashkëjetesa midis tempujve myslimanë dhe hebraikë

БНР Новини
Xhamia në Kërxhali

Një muaj para festes myslimane Ramazan Bajram dhe në kuadrin e iniciativës “Kërxhali – qyteti multikulturor” xhamia në qytet hapi dyer për ligjëratën publike me temën “Tradita arkitekturore osmane në Bullgari: tempuj myslimanë dhe hebrenj”. Prezantimi multimediatik u bë nga Lëvizja artistike “Krëg” mbi bazën e studimeve shkencore të historianëve, të cilët ofruan dokumentet arkivore dhe fotografitë të më se 20 xhamive, mes të cilave janë kryeveprat e arkitektit të madh osman Mimar Sinan (1488-1549). Në pjesën kushtuar sinagogave u prezantuan disa tempuj të ruajtur, të ndërtuar në periudhën osmane dhe post osmane.

СнимкаLe të rikujtojmë, se në territorin e sotëm të Bullgarisë ka të dhëna arkeologjike për pranin hebraike që nga antikiteti, dëshmi për këtë është mozaiku unik nga sinagoga që daton nga shekujt III-IV pas Krishtit, të zbuluar në kishën “Shën Petka” në Plovdiv.

Nxënësit nga fshati Ençec që ishin të pranishëm në aktivitet mësuan për  ngjashmëritë dhe dallimet në përdorimin ritual të godinave të kultit të dy feve. I ftuar dhe mikpritës i aktivitetit ishte myftiu rajonal Bejhan Mehmed.

Radost Nikollaeva, organizatore dhe lektore, prezantoi shembujt më mbresëlënës nga trashëgimi arkitekturor osman si Tombull xhamia në Shumen, Xhumaja xhami dhe Imaret xhami në Plovdiv, xhamia e Osman Pazvantoglu në Vidin, xhamia “Banja bashi” në Sofje. Gjatë prezantimit theksi u vë mbi procesin mijëvjeçar të transformimit të vendit të kultit, i cili nga një shenjtërore trake shndërrohet në bazilikë të hershme të krishtere, më vonë në kishe mesjetare, në xhami dhe pas kësaj përsëri në kishë.

Xhumaja xhami në PlovdivGjatë 12 vjetëve të fundit Lëvizja artistike “Krëg” u imponua si aktori kryesor në afrimin e komuniteteve të ndryshme fetare në Kërxhali. Mbi temën biseduam me Radost Nikollaevën, kryetare e asociacionit:

“Prej kohe punojmë për mbledhjen dhe dokumentimin e kujtesës së familjeve turke në regjionin e qytetit Kërxhali, si dhe të të afërmeve të tyre që jetojnë në Turqi. Në vitin 2011 filluam një projekt, kushtuar arkitekturës osmanë të godinave të kultit. Studimet e historianëve tregojnë jetën e përjetshme të objekteve të kultit, të cilët shndërrohen nga një fe në tjetër. Në ndërtimin e xhamive kanë marrë pjesë ustallarë bullgarë, stilet janë trashëguar, ka pasur ndikim të kulturave. Risia është, se për herë të parë zgjodhëm xhaminë si objekt fetar, ku të tregojmë tërë larminë dhe bukurinë e arkitekturës osmane, përfshi edhe atë të tempujve hebraik.”

Një fakt pak i njohur është, se në Kërxhali ka pasur bashkësi hebraike sefarade. Sinagoga është ndërtuar në vitin 1924, por gjatë vetëve 50 si rezultati i zjarrit është shkatërruar plotësisht. Sot në vendin e saj ka një pllakë përkujtimore.

Sinagoga e madhe në PazarxhikRadost Nikollava na tha gjithashtu, se aktivitetit mbështetet nga bashkësia myslimane në regjion. Merr pjesë dhe organizata e hebrenjve në Bullgari “Shalom”. Ata i ofruan asociacionit memoaret e Ester Niego nga Izraeli, e cila ka lindur në Kërxhali në vitin 1935 dhe e cila është e bija e liderit të parë vendas të komunitetit në atë kohë në qytet Nisim Niego. Ajo është themeluese e organizatës kulturore-arsimore të grave hebreje në Kërxhali. Komuniteti hebraik në Kërxhali mbijetoi në vitet e Luftë së Dytë Botërore me gjithë se Bullgaria ishte aleate me Gjermaninë fashiste. Por në vitin 1949 pas vendosjes se regjimit komunist në Bullgari të gjithë hebrenjtë brenda një nate me anije nga porti Burgas u larguan për në Izrael.

Për Radost Nikollaevën të rinjtë në Kërxhali me entuziazëm marrin pjesë në rilindjen e trashëgimisë së pasur  kulturore në qytet.

“Mendoj se nuk është e nevojshme të flitet shumë për tolerancën.  Është me rëndësi të inkurajosh të gjithë pjesëmarrësit të përdorin resurset multikuturore për të krijuar një tip të ri kulturë dhe një ndërgjegje qytetare.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: Milladina Monova dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD