Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turizmi i specializuar në Bullgari – mundësi të reja

БНР Новини
Foto: БГНЕС

Gjatë viteve të fundit Bullgaria i vuri vetes si një qëllim bazë në turizëm të ndahet me modelin e afirmuar – gjatë verës në det, gjatë dimrit në ski, por të kthehet në një destinacion të dallueshëm turistik gjatë gjithë vitit. Në këtë mënyrë do të shfrytëzohen në maksimum kureshtjet natyrore, arkitekturore dhe historike me të cilat është i dhuruar vendi ynë, kurse turizmi do të kthehet në një degë të qëndrueshme, e cila me sukses t’i sigurojë të ardhura popullsisë vendase. Kjo ide është e parashtruar në Strategjinë për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit deri në vitin 2030 me aksent të mundësive për një turizëm të specializuar.

Kjo qe dhe tema, e cila mblodhi gjatë periudhës së pushimeve të fundjavës në tryezën kombëtare rrumbullake në Universitetin Agrar në qytetin e Plovdivit shkencëtarë prijës dhe studiues – “Lloje të specializuara të turizmit-sfida dhe perspektiva”. U panë mundësitë për një turizëm ekologjik, të verës, fshatar dhe qytetar, turizmin “i ngadaltë” i cili po bën hapat e veta të para, i bazuar mbi konceptin për një jetë të ngadaltë shëndetësore, qasja te mjedisi turistik për njerëz me të meta dhe tema të tjera.

Një interes mes miqve të huaj në forum shkaktoi raporti i Veronika Denozova nga Universiteti për Ekonomi Kombëtare dhe Botërore për përvojën pozitive në turizëm të qytetit të vogël të Detit të Zi Kavarna, i cili ka fituar popullaritet si një rok kryeqytet dhe kryeqytet kulturor i Bullgarisë me shfaqjet e veta të përvitshme si Tubimi Ndërkombëtar Folklorik i Rinisë “Me Bullgarinë në zemër”, Festa e midhjeve dhe të Peshkut, Java e Detit dhe Kavarna rok festë. Ky kalendar i pasur kulturor ndihmojë për zhvillimin ekonomik të regjionit si një dectinacion të ri atraktiv dhe për zgjatjen e stinës turistike. Gjatë viteve të fundit në qytezë kanë ekzekutuar banda të shumta bullgare dhe të huaja, mes të cilave dhe emra të njohur si Motorhead, Manowar, Scorpions, Deep Purple, Europe dhe kjo në sajë të iniciativës së kryetarit të bashkisë së qytetit Conko Conev. Që nga fundi i vitit të kaluar qyteti është me një kryetar të ri të bashkisë dhe zhvillimi i ardhshëm i Kavarnës në këtë drejtim është nën pyetje.

СнимкаNjë nga format moderne të turizmit alternativ është turizmi akoma i dobët i ornitologjisë në Bullgari. Ai u shqyrtua në raportin e Veselina Atanasova-Gjeorgjievës nga Universiteti i qytetit Burgas “Profesor doktor Asen Zllatarov”. Kushte favorizuese për zhvillimin e këtij lloji turizmi propozon dhe regjioni i qytetit Burgas. Një faktoi i ri më i konsiderueshëm për këtë është kalimi përmes bregdetit detar bullgar të Via Pontikës – një nga rrugët bazë të fluturimit të shpendëve nga Evropa për në Azi dhe Afrikë, mes të cilëve kalojnë 78% nga të gjithë lejlekët e bardhë dhe i gjithë popullimi i pelikanit bojë rozë në Evropë, llojet shumë të rralla të shqiponjës mbretërore, shkaba kokëbardhë. Liqeni i qytetit Pomorie si dhe liqeni Atanasovsko, Mandrensko dhe liqeni Vaja rreth qytetit Burgas janë disa nga pikat nëpër Via Pontikës, ku shpendët migruesë ndalojnë në mënyrë tradicionale për të bërë pushim, për të kaluar dimrin ose për të bërë fole. Prandaj zonat e lagështa në regjion janë vendi më tërheqës për ornitologët nga Bullgaria dhe për mijëra turistë nga Evropa. Dy nga qendrat më të mira dhe moderne turistike për vërejtjen e shpendëve janë ndërtuar pikërisht aty nga Shoqëria Bullgare për Mbrojtje të Shpendëve dhe Federata “Ballkani i gjelbër”.

СнимкаSi mundësi për zhvillimin e turizmit të pavarur nga kufizimet e stinëve, Galina Ilieva nga Universiteti Ekonomik në Varna shikoi turizmin e lojërave të fatit dhe të kazinove të drejtuar drejt tregut izraelit. Më tërheqëse për këtë lloj turizmi janë vendpushimet tona detare Zllatni pjasëci dhe Sllënçev brjag. Sipas të dhënave nga raporti zhvillimi i tyre në këtë drejtim është shumë i suksesshëm. Por duhet t’i kushtohet një vëmendje restoranteve për ushqim dhe cilësinë e ushqimi të propozuar. Forma all inclusive e ushqimit i ka ulur shumë standardet e ushqimit, kurse ky tip turistësh mbajnë shumë për cilësinë e shërbimeve të propozuara, nënvizohet në raport.

Duke folur për turizmin alternativ nuk mund të mos ta ndalim vëmendjen tuaj mbi turizmin e verës i cili po grumbullon forcë gjatë viteve të fundit si në përpjesëtim botëror ashtu dhe tek ne. Ai kthehet në një turizëm prijës për qytetin Mellnik, për Bullgarinë Jug-Perëndimore dhe rrafshinën e Trakisë.

Konkluzioni nga përpunimit e paraqitura në tryezën e rrumbullakët është se industria turistike vizatohet si një sektor shumë të rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe një nga degët e pakta, të cilat gjatë viteve të fundit demonstron një tendencë të qëndrueshme të vëllimit, ku të ardhurat në degë janë në një varësi të madhe nga fluksi i turistëve të huaj. Puna e suksesshme dhe këmbëngulëse në këtë drejtim do të ndihmojë për arritjen e qëllimit, të parashtruar në Strategjinë për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit në Bullgari deri në vitin 2030, e pikërisht të bëhemi vend, i cili zë vendin e vet prijës mes 5 top destinacioneve në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Bulfoto



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria u prezantua në ekspozitën më të madhe turistike në Skandinavi

Për herë të parë që nga viti 2013. Bullgaria u përfaqësua përsëri me një stendë kombëtare në ekspozitën më të madhe turistike në Skandinavi, FERIE FOR ALLE (Danish Travel Show) në qytetin e Herning, Danimarkë, e cila këtë vit u zhvillua nga 21-23..

botuar më 25-02-24 5.16.MD

Qetësi, dritë dhe spiritualitet: Manastiri i Klisurës “Shën е Premtja” në dimër

I ngulitur mes kodrave të malit Ljulin, Manastiri i Klisurës “Shën е Premtja” është i mbuluar nga misteri dhe spiritualiteti. Ai ndodhet vetëm 7 km larg qytetit turistik  Bankja, në afërsi të fshatit Klisura. Dimri është koha kur manastiri i..

botuar më 25-02-23 9.25.PD

Të rinjtë bullgarë do të eksplorojnë Evropën përmes një udhëtimi falas me tren

558 bullgarë të moshës 18 vjeç do të mund të realizojnë një udhëtim me tren të ëndrrave nëpër Evropë, të mësojnë nga kulturat e tjera dhe të krijojnë miqësi të reja. Ata janë përzgjedhur për të marrë një kartë udhëtimi falas nga fushata DiscoverEU...

botuar më 25-02-23 8.30.PD