Gjatë javës së kaluar një vizitë në Bullgari bëri kryeministri rumun Daçina Çollosh. Bisedimet me homologun e tij bullgar Bojko Borisov treguan se kohët e fundit marrëdhëniet midis dy shteteve jo vetëm që janë aktive por edhe pasurohen.
Dy ditë para takimit të të dy kryeministrave Kompania Bullgare e Gazit “Bullgartransgaz” dhe partnerja e saj rumune “Transgaz” kontraktuan ndërtimin e gazsjellësit rezervë nga lidhja midis sistemeve të Bullgarisë dhe Rumanisë. Brenda tre muajve lidhja do të jetë gati dhe do të lejojë tregtinë me gazin natyror në rajon. Zotërinjtë Borisov dhe Çollosh e konsideruan këtë si një premisë për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të gazsjellësve dhe si një sinjal për zhvillimin e nxjerrjes vendore të gazit natyror. Kryeministri rumun sugjeroi se gjatë bisedimeve të ardhshme midis qeverive të të dy vendeve do të diskutohet krijimi i një rrjeti për transportimin e përbashkët të gazit në mbarë rajonin.
Gjatë verës ose në fillim të vjeshtës, në nivel kryeministrash dhe ministrash të jashtëm të dy shtetet do të shqyrtojnë, jo vetëm zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe por edhe interesat e përbashkëta në marrëdhëniet me Moldavinë dhe Serbinë. Kjo supozon nxjerrjen e marrëdhënieve dypalëshe në një plan të shumanshëm.
Interesat e përbashkëta Sofja dhe Bukureshti do të koordinojnë jo vetëm përsa iu përket shteteve fqinje por edhe në sigurimin e kufijve të jashtëm të BE-së dhe Shengenit, heqjen e regjimit të vizave të Kanadasë për shtetasit e të dy vendeve dhe sigurimin e krahut lindor të NATO-së. Zhvillimi i ri i lidhjeve midis Bullgarisë dhe Rumanisë jep shpresë për një pasurim dhe thellim të tyre. Në sfondin e së kaluarës kur të dy shtetet kishin rezerva ndaj njeri tjetrit, vitet e fundit Bullgaria dhe Rumania thelluan shumë marrëdhëniet ekonomike. Rumania u bë partnerja e tretë tregtare e Bullgarisë në BE-në. Në periudhën e viteve 2003 – 2010 shkëmbimi dypalësh tregtar u rrit 8 herë dhe gjatë vitit 2013 arriti 3.5 miliard euro. Bashkëpunimi nuk është vetëm në sferën energjetike por edhe në zhvillimin e infrastrukturës me ndërtimin e urave të reja midis dy vendeve dhe me një nyje të përbashkët hidroenergjetike mbi lumin Danub. Thellohet edhe partneriteti midis bashkive pranë Danubit në kuadrin e Strategjisë Danubiane dhe Programit të Bashkëpunimit Transkufitar Bullgari – Rumani. Kështu që forcimi i marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Rumanisë po avancohet me çdo muaj që po kalon.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..