Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Bolero” – koncerti mbyllës i edicionit të XXI të “Sallonit të arteve”

Foto: ndk.bg

Koncerti simfonik “Bolero” do t’i gëzojë adhuruesit e muzikës klasike me veprën e njohur të kompozitorit Moris Ravel. Fantazia-uverturë  “Romeo dhe Zhulieta” e Çajkovskit dhe “Pini di Roma” e Ottorino Respighit janë xhevahiret e tjera në program. Solistë të Koncertit për dy piano dhe orkestër të Pulenk janë muzikantët e famshëm: Stanisllav Judeniç – mbajtës i medaljes së artë në Konkursin e XI Ndërkombëtar “Van Klajbern”, SHBA (2001) dhe Pllamena Mangova – me çmim të dytë në Konkursin prestigjioz Ndërkombëtar “Mbretëresha Elizabet” në Bruksel (2007).

Virtuozi Stanisllav Judeniç vjen për herë të parë në vendin tonë për të marrë pjesë në koncertin, me të cilin mbyllet programi i pasur i “Sallonit të arteve 2016”. Koncerti madhështor, producent i të cilit është Pallati Kombëtar i Kulturës, do të jetë me 5 qershor në Sallën nr. 1 të Pallatit.

Judeniç dhe Mangova do të jenë së bashku për herë të parë në skenën më të madhe koncertale në Bullgari. Krahas tyre do të jenë muzikantët e Filarmonisë së Sofjes me dirigjent Martin Panteleev. Finalin e koncertit do të shënojë njëra prej veprave me të njohura në muzikën klasike – “Bolero” të Moris Ravelit. Kjo vepër tërheq adhurues të të gjitha moshave dhe është objekt i angazhimeve të shumta nga ana e muzikantëve të të gjitha gjinive.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Më thuaj, o pyll"

Edhe pse populli bullgar e nderon Apostullin e Lirisë Vasill Levski si shenjtor, nuk ka shumë këngë popullore kushtuar atij. Sot ju ofrojmë një prej tyre – “Më thuaj, o pyll” – interpretuar nga fëmijët e grupit vokal “Karllovojs” me drejtore..

botuar më 25-02-19 6.00.PD

"Fajtori"

Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..

botuar më 25-02-17 6.45.PD
Stefan Diomov

Kompozitori i dashur Stefan Diomov feston jubileun e tij të 80-të

Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..

botuar më 25-02-16 6.05.PD