Bullgaria do të vazhdojë ta mbështesë zhvillimin e Kosovës dhe rrugën e saj evropiane, deklaroi kreu i shtetit bullgar Rosen Plevneliev gjatë takimit me Presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, i cili ishte për vizitë në Bullgari për pjesëmarrje në takimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Të dy presidentët u shpallën për rritjen e shkëmbimit dypalësh ekonomik, si edhe për thellimin e kontakteve të biznesit në sferën e energjetikës, veprimtarisë minerare, turizmit dhe bujqësisë.
Në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë Presidenti Thaçi vlerësoi marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Bullgarisë: “Janë raporte bilaterale të shkëlqyera në të gjitha rrafshët – politik, diplomatik, ekonomik, social, kulturor e të edukimit. Natyrisht se kemi shumë gjera për të bërë. Unë zhvillova një takim me Presidentin Plevneliev në të cilin shkëmbyem ide sesi të vazhdohet më tutje. Është një bashkëpunim i avancuar. Bullgaria është ndër vendet e para që e ka njohur Republikën e Kosovës. Ne kemi të njëjtin qëllim dhe vizion sikur Bullgaria – të jemi pjesë të NATO-së dhe të Bashkimit Evropian. Jetojmë në një hapësirë, jemi fqinjë të mirë, kemi orientime të përbashkëta, ndajmë kritere, standarde dhe vlera të njëjta. Prandaj vetëm mund të them se këto relacione do të afirmohen edhe më tepër duke qenë bashkërisht pjesë e familjes evropiane.”
A ka kontribut Bullgaria për integrimin e Kosovës?
“Bullgaria ka një kontribut të rëndësishëm jo vetëm për perspektivën evropiane të Kosovës, por për krejt regjionin. Vendet e tjera të regjionit që ende nuk jemi futur në Bashkimin Evropian, mendoj se duhet të marrim shembullin pozitiv të Bullgarisë në mënyrë që të ecim më shpejt, më mirë, në mënyrë cilësore dhe të vlerësohemi prej Bashkimit Evropian. Prandaj në këtë drejtim mund të vlerësoj rolin e Presidentit e të Kryeministrit dhe të të gjitha autoriteteve të tjera institucionale të Bullgarisë.”
Në intervistë President Thaçi tregon për fokusin e lidhjeve regjionale, procesin e integrimit evropian të Kosovës, dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, integrimin e Veriut, vullnetin e liderëve regjional për pajtim dhe bashkëpunim, vizionin për të ardhmen e Ballkanit, objektivat e mandatit presidencial.
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..