Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali “Ju jeni një pjesë prej nesh” për fëmijët me nevoja të posaçme

БНР Новини

Një program me shumë muzikë, valle, gara, maratonë për fëmijë dhe prindër u zhvillua gjatë kësaj fundjave në Kopshtin e Borisit në kryeqytet. Një shkëndijë suplementare në festë futën dhe artistët nga bashkimi “Art për jetën” – Joana Bukovska, Leo Bianki, Mariana Jotova, Ralica Bezhan, Filip Avramov. Dhe e gjithë kjo në emër të një kauze bamirëse – për afrimin e fëmijëve me nevoja të posaçme përmes sportit dhe artit. Iniciator i festivalit të integruar ndërkombëtar të fëmijëve “Ju jeni një pjesë prej nesh” është Federata për Aktivitet të Adaptuar Fizik “Ballkani dhe krahina e Detit të Zi” në krye me presidentin e saj – instruktori Sllav Petkov dhe bashkëshortja e tij Desi. Sllav vazhdimisht kalon nga një grup pjesëmarrësish drejt një grupi tjetër, jep udhëzime dhe ndjek çdo gjë të kaloj shumë mirë. Ai nënvizon se festa nuk ka qenë e njëjtë pa pjesëmarrjen aktive të vullnetarëve – artistë, këngëtarë, ndihmës.

Mes tyre është dhe Vili Aleksandrova, asistente e përgjithshme për aktivitet të adaptuar fizik dhe sport në katedrën “Sporte të ujit” pranë Akademisë Kombëtare Sportive. Ajo prej viteve zhvillon stërvitje me fëmijët me nevoja të specializuara dhe pohon se, sporti është një mjet unikal, i cili i ndryshon krejtësisht:

“Tek ne, në Akademinë Sportive vijnë fëmijë me nevoja të specializuara arsimuese, që të merren me not. Në gërshetim me vallëzimin dhe me sporte të tjera ndikohet mbi psikikën dhe mbi të gjitha organet dhe sistemet e fëmijës. Por më e rëndësishmja për këta fëmijë është se, ata përshtaten shumë mirë ndaj mjedisit” – ve në dukje Vili Aleksandrova, por shpreh keqardhje se, si tërësi vogëlushët me probleme të ngjashme nuk janë të përfshirë nga sporti në një shkallë të mjaftueshme: “Nuk ka qendra, në të cilat fëmijët me nevoja të specializuara arsimore të merren me sport. Ne punojmë me ta që nga viti 2005. Zhvillojmë dhe kampe integrimi në qytetin Nesebër për fëmijë me të meta dhe fëmijë të shëndoshë. Dhe në këtë mënyrë duam të kompensojmë mungesën e mundësive për sport për fëmijët me të meta” – sqaron docentja Aleksandrova, duke nënvizuar se, në këtë mënyrë dhe fëmijët me shëndet të mirë i ndërmarrin fëmijët me probleme si të barabartë me veten.

СнимкаMes publikut të festivalit njihem me Valeri Marinovin, i cili më njeh me problemet e familjes së tij. Djali i tij i cili 19 vjeçar është autist. Babai është i bindur në ndikimin bamirës të sportit mbi fëmijët me probleme mentale. Rruga të cilën e kalon familja e tij, është mjaft e vështirë. Përpara se fëmija të jetë e diagnostikuar, ka qenë e detyruar të ndryshojë disa kopshte për fëmijët:

“Fëmija kishte probleme. E konsideronin të shurdhën sepse nuk u reagonte komandave të të huajve. Diagnozën e vunë kur qe 4 vjeç. Duket se tek ai forma ka qenë më e rëndë, sepse pavarësisht se tanimë flet, ai shprehet me vështirësi. Vjet përfundojë shkollën ndihmëse. Por me këto shkolla, shteti vetëm lan duart. Gjoja e shikojnë fëmijën dhe e shërbejnë. Djali im nuk mund të shkruar, nuk mund ta mbajë stilolapsin, thjesht sepse ai nuk mund të mbajë dhe pirurin në mënyrë normale. Por, pavarësisht nga të gjitha ka vlerësimin “shumë mirë” në dokumentin e tij për një klasë të 8 të përfunduar, sepse për fëmijët me probleme kërkohet që të kenë një arsim të detyrueshëm, ashtu si për shkollat normale është i detyrueshëm arsimi i mesëm. Përpara 5 vjetëve e mori përsipër Vili Aleksandrova. Sporti e ndryshoi shumë. Orientimi, koordinimi i lëvizjeve tanimë janë më të bindura. Përpara kur i thoshe “kaloje” ose “ulu”, ai nuk e dinte sesi ta bëjë. Tani, kur hyn në pishinë dhe i thua të bëj not deri në fund, ai noton. Tanimë e di se ku është fundi i pishinës. Po zhvillohet dhe nga ana mendore. U bë dhe më komunikues. Nuk ka frikë kaq nga e panjohura, nga e huaja. Tanimë bisedon dhe luan me fëmijët e tjerë, pavarësisht se lëvizjet e tij janë mjaft më të ngathtë.”

СнимкаSllav Petkov thekson se, përveç sportit, mbi fëmijët me nevoja të posaçme një ndikim të veçantë ka dhe muzika, me qenë se rritmi është kudo rreth nesh. Prandaj zumba, e cila i gërsheton të dyja, është një nga metodat më të suksesshme për punë mbi zhvillimin e këtyre fëmijëve:

Sllav dhe Desi“Mendoj se kjo është metoda përmes së cilës ne mund t’i integrojmë – nënvizon instruktori në zumba. – Ne bëjmë stërvitje të përbashkëta të fëmijëve me nevoja të posaçme dhe fëmijët e shëndosh të zakonshëm. Mendoj se është me një rëndësi të madhe që ata të jenë me vërsnikë të vet, të luajnë, të zhvillojnë sporte të ndryshme bashkë. Në këtë mënyrë ne i mësojmë fëmijët të jenë tolerantë. Përpara syve tona shikojmë integrimin. Kjo u duhet këtyre fëmijëve – një kuptim dhe miqësi. Mendoj se kjo është gjëja e cila na duhet t’u japim. Dua të falënderoj që të gjithë vullnetarët, të cilët u përfshinë dhe të cilët fare nuk janë pak. Aktualisht që të gjithë vrapojnë, luajnë zhvillojnë sport dhe janë shumë të lumtur. Kjo është mënyra në bazë të së cilës duhet të vazhdojmë para.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Miglena Ivanova dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radiot anembanë botës flasin për klimën

Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga Marrëveshja e Parisit si çelësi nëse njerëzimi do të përmbushë qëllimin e tij afatgjatë për të kufizuar..

botuar më 25-02-13 7.30.PD

Në pritje të bojkotimit të dyqaneve edhe në Bullgari – çfarë presin qytetarët?

"Më 13 shkurt të këtij viti, konsumatorët bullgarë nuk duhet të blejnë produkte në asnjë dyqan ushqimor, në asnjë zinxhir ndërkombëtar, në asnjë supermarket! Më 13 shkurt, dyqanet ushqimore duhet të mbeten bosh dhe të mos ketë asnjë blerës në to!" – për..

botuar më 25-02-12 5.15.MD
Universiteti Teknik në Sofje

Universiteti Teknik i Sofjes ofron arsim në 4 gjuhë

Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..

botuar më 25-02-12 8.16.PD