Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po ecin përgatitjet për modernizimin e ushtrisë, kurse hezitimet mbeten

Foto: EPA/BGNES

Gjatë javës komisionet parlamentare të mbrojtjes dhe të buxhetit miratuan dy projektet më të mëdha për modernizimin e ushtrisë bullgare – për blerjen e një avioni të tipit të ri dhe për dy anije modulare për patrullim. Partia qeverisëse GERB insistoi për përvetësimin e akoma dy makinave luftarake për forcat tokësore, mirëpo për shkak të çështjes së mjeteve Ministria Financiare lejoi vetëm dy projektet e para. Pavarësisht nga kjo krijohet përshtypja se modernizimi i ushtrisë bullgare, i cili shtyhej për arsye të mungesës së financave, më në fund do të fillojë.  Mirëpo fillimi përsëri mund të vonohet për shkak të disa hezitimeve.   Fronti Patriotik, i cili e përkrah qeverinë shpalli shqetësimet e veta të lidhura me blerjen e makinave luftarake për më se 400 mln. euro me argumentin se “akoma tani mund të shkruhet emri i firmës, e cila do të përvetësojë pjesën kryesore të parave”. Qeveria ka ndër mend që anijet të ndërtohen nga një firmë bullgare dhe për këtë arsye para pak kohe ky projekt mori prioritet para idesë për modernizimin e fregatave belgjike, me të cilat po disponojnë forcat tona detare. Kritika kundër idesë për ndërtimin e anijeve shprehën edhe socialistët, të cilët nuk mendojnë se ndërtimin i tyre duhet të jetë prioritet. Siç mund të pritet nga një opozitë, Partia Socialiste Bullgare nuk pranon idenë për blerjen e avionit të ri sepse akoma nuk dihen shifrat konkrete të lidhura me kontratën në fjalë. Sipas të dhënave jozyrtare Ministria e Financave ka ndër mend që përvetësimi i avionit të bëhet nëpërmjet një marrëveshjeje ndërshtetërore, jo me anë të tenderit – d.m.th. marrëveshja do të jetë politike. Tani për tani hezitimet janë lidhur me këtë a do të blihen avionë të rinj me markën zvicerane “Gripen”, apo “Eurofighter” dhe F-16 – të dorës së dytë.  Pavarësisht nga dëshira e specialistëve nga Forcat Ajrore për përvetësimin e avionëve të rinj ndoshta vendimi përfundimtar do të jetë lidhur me mjetet e kufizuara, d.m.th. do të blihet teknikë e dorës së dytë.  Paralelisht me projektin për blerjen e gjuajtësve do të vazhdojmë të përdorim avionët rusë MiG 29, por pa modernizim të konsiderueshëm. Pritet se pas blerjes së teknikës së re ata nuk do të përdoren më. Pritet se çmimi i përbashkët i dy projekteve (sipas prognozës së afatmesme të qeverisë deri më vitin 2019) do të jetë  1,9 mlrd euro, apo 2,32 mlrd. leva. Më të shumta do të jenë shpenzimet për periudhën 2020-2021, kur ato do të përbëjnë 0.4 – 0.6% të Produktit të Brendshëm Bruto. Pesha financiare është e madhe, mirëpo pritet se do të pranohet edhe nga opozita. Tani për tani socialistët tregojnë përmbajtje, por jo kundërvënie kategorike. Lëvizja për të Drejtët dhe Liritë shpalli se do të votojë “pro” vendimit për investim.  Domethënë modernizimi i shumëpritur mund të fillojë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në vitin 2024 bullgarët më të rinj janë nga Ukraina dhe Turqia

Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..

botuar më 25-02-03 11.08.PD

Një koloni e re e pelikanit të rrezikuar dalmat u shfaq pranë qytetit Burgas

Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..

botuar më 25-02-02 10.15.PD

"Radio Bullgaria" e Radios Kombëtare Bullgare fillon një podkast për komunat tona ortodokse jashtë vendit

Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..

botuar më 25-01-31 3.08.MD