Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eksporti i armëve nga Bullgaria rritet megjithë shqetësimet e vetë Sofjes

БНР Новини
Foto: BTA

Në Ekspozitën ndërkombëtare të armëve “Hemus 2016” në Plovdiv përfaqësuesit e qeverisë shpallën, se gjatë 2015 eksporti i industrisë mbrojtëse është rritur me 50% në krahasim me vitin 2014 dhe se shitjet kanë tejkaluar shifrën 649 mln euro. Disa e përcaktuan rritjen si një “hop luani”, të tjerë si “bum” në eksportin e armëve, të tretë u gëzuan, se Bullgaria e vogël është bërë e dhjeta në botë për nga eksporti i armëve.

Në fakt, para dekadash, volumet e eksportit ishin shumë më të mëdha, por duke pasur parasysh faktin, se deri para pak kohe flitej për rënie në shitjet në sektor, rezultatet e shpallura vërtetë janë shumë të mira. Për rritje në shitjen e industrisë mbrojtëse qeveria raportoi vetëm disa muaj pas rreziqeve të shprehura nga Ministria e Jashtme, se disa destinacione të eksportit janë “kontradiktore” dhe objekt i politikave të refuzimit ose përmbajtjes nga shitjet. Atëherë kritikat ishin hedhur poshtë nga komisioni ekonomik në parlament, ndërsa nga Ministria e Ekonomisë me ironi komentuan, se eksporti është destinuar për tregje, të cilat i njohin mirë armët bullgare dhe i blejnë prej vitesh dhe se nuk ka si Bullgaria të eksportojë armë për Norvegjinë ose Honolulu.

Tani Ministria e Jashtme nuk ka vërejtje, vetëm disa orë para shpallës së të dhënave të reja, kritikat ndaj destinacionit të eksportit bullgar të armëve drejtoi Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Amnesti International”. Organizata njoftoi, se Bullgaria është një prej 12 shteteve të BE , të cilët gjatë 2013 e këtij furnizojnë Egjiptin me armë dhe këmbënguli për embargo mbi armët evropiane për këtë shtet. Sipas të dhënave të “Amnesti International” gjatë 2014 Bullgaria i ka shitur Egjiptit mallra ushtarake për 51 mln euro. Vitin e kaluar Egjipti u përmend edhe në vërejtjet kritike të Ministrisë së Jashtme, por duhet të shënohet, se në të dhënat për vitin 2015 ai tashmë nuk figuron si vend për eksportin e armëve bullgare. Më shumë armë bullgare blihet nga Iraku, Arabia Saudite, India dhe SHBA.

Shkaqe për zhvillimin ngjitës të eksportit të armëve janë para së gjithësh kërkesa në rritje në tregjet tradicionale për industrinë tonë të mbrojtjes, cilësia e lartë e prodhimeve të industrisë bullgare dhe hapja e përfaqësive të disa firmave të mëdha të armëve jashtë shtetit, të cilat lejojnë marrjen e drejtpërdrejtë në procedurat e tenderëve.

Zhvillimi pozitiv i sektorit ka efekt të favorshëm mbi tërë ekonominë, më në veçanti për mbrojtjen kombëtare. Një pjesë serioze prej kontributit financiar shkon për zhvillimin e forcave të armatosura dhe ato hyjnë në fazë të riarmatimit. Përllogaritjet e qeverisë parashikojnë gjatë viteve të ardhshme buxheti ushtarak të rritet vazhdimisht dhe në vitin 2024 të arrijë 2%, prej PBB. Në periudhën e viteve 2016-2018 shpenzimet për mbrojtje duhet të jenë jo më pak se 1.35% prej PBB, ndërsa deri në vitin 2020 – jo më pak se 1.5%. Për këtë program ambicioz rezultatet e forta të industrisë ushtarake sot, nesër mund të duken të pamjaftueshme.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD
Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD