Për nga arsimi është inxhiniere, por nga natyra është fotografe-piktore. Por, pasioni i saj është peizazhi, natyra në të gjithë madhështinë e saj – në perëndim ose lindje të diellit, fusha, lulet. Vendi i saj i preferuar për fotografi janë Rodopet, me të cilat ajo ka një lidhje të fortë emocionale. Në fakt, përpara rreth 10 vjetëve gjatë kohës së një udhëtimi pikërisht përmes malit jugor mistik të njohur akoma si Mali i Orfeut, në të lind dëshira të incizojë dhe të ndajë të përjetuarën:
“Atëherë rastisa një vjeshtë të shkëlqyer – tregon Albena. – Të tilla nuk janë shumë të zakonshme. Sepse, që të mund të ketë një pamje të bukur vjeshtore, del se duhet të ketë një periudhë më të gjatë të thatë, të mos të ketë brymë. Por këtë e mësova më pas, kur fillova t’i ndjek vjeshtat. Por ngjyrat atëherë me të vërtetë qenë të shkëlqyera. Ato shpërthyen përpara syve të mia për rreth një jave. Më pati bërë një përshtypje shumë e madhe ajo të cilën po e shikoj.”
Merr guximin të bëjë publikimet e veta në foto-sajte të njohura bullgare dhe pak nga pak i pushton, siç pohon dhe vet ajo “çmenduria e fotografit”. Pak nga pak vjen dhe njohja – fillimisht në forumet regjionale, pas kësaj në ato ndërkombëtare. Por, a nuk i pengon fakti se nuk ka një arsim të posaçëm fotografi? Ose përkundrazi, kjo i ndihmon që të jetë më e ndryshme dhe e veçantë në kërkimet e veta?
“Mendoj se një arsim prej fotografi është një nocion mjaft i çuditshëm – përgjigjet Allbena. – Po me të vërtetë duhet një arsim, që të mund të njihesh me teknikën, me të cilën punon. Kur del nga niveli i “hapave të para”, fillon të synosh të përdorësh një aparaturë më të mirë, e cila është dhe mjaft e ndërlikuar. Një gjë krejt tjetër është se kur unë fillova, ne nuk kishte se kush të na mësojë. Vet jemi mësuar. Por ky është një proces i gjatë të provave dhe të gabimeve. Tani është shumë më lehtë – ka kurse të ndryshme, në të cilat mund të të tregojnë hapat e para. Një arsim është i nevojshëm, por kur të mungon baza, në qoftë se nuk ke të dhëna, absolutisht asgjë nuk mund të të bëje fotograf.”
Për kuadrin e shkëlqyer të peizazhit sipas Allbena Markovës janë të domosdoshme në vend të parë një objekt interesant dhe një temë intriguese. Kushti tjetër i rëndësishëm është drita. “Dhe objektin më interesant ta fotografosh në një dritë të zakonshme e barabartë, nuk do të dalë asgjë”, bind fotografja. Ajo tregon se në fillim të rrugës së saj krijuese ka fotografuar si një “turist japonez” çdo gjë që i del përpara. Por tani i kërkon kuadrot, të cilët janë të ndërtuar paraprakisht në kokën e saj. Mes fotove të saj do të zbuloni me bollëk natyrën, këtu-aty një godinë, por shumë rrallë – njeri. Përse?
“Unë them se secili fotografon atë që është. Nga fotot e njeriut mund të kuptoni tepër shumë gjëra për personin e tij. Mund t’i bëjë një portret psikologjik njeriut vetëm duke parë fotografitë të cilat i boton” – thotë Allbena, por me shaka e devijon lutjen të përshkruaj veten e vet përmes fotografisë së vet.
Ashtu siç poetët e derdhin shpirtin në vjersha, ashtu dhe një pjesë nga shpirti i fotografit e vazhdon jetën e vet përmes fotografive. Fotografia barazon harmoninë midis gjendjes shpirtërore dhe atë të cilën e ka kapur objektivi.
“Detyrimisht është kështu. E ndiej se në disa momente, kur nuk jam në humor dhe jam e shqetësuar, fotot të cilat i bëj nuk dalin ashtu siç do të doja. Kurse kur fotografoj duke qenë në një eufori të madhe, në gjendje të një dashurie të madhe, ose kur merrem me procesin shumë të rëndësishëm për ne të përpunimit, në gjysmë meditim, atëherë rezultatet janë të shkëlqyera” – përfundon konkluzionet e saj Allbena Markova.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..