Borisllav Petrov është një emër i njohur mirë nga fansat bullgar me pjesëmarrjet e tij në formacione të ndryshme pop dhe xhaz, por tani për herë të parë ofron një projekt krejt prej autori. Grupi me të cilin është incizuar mban emrin mjaft të veçantë “Xhazanica” dhe kështu titullohet dhe albumi.
Muzikën në “Xhazanica” Bobi e prezanton në rrethin e vet të zakonshëm skenik:
“Për këtë album ftova miqtë e mi si dhe bashkëmendimtarë të mi të mëdhenj , me të cilët kemi një “udhëtim” të ngjashëm në muzikë. Mitko Ljolev dhe Vlladimir Kërparov janë me saksofonat. Një njeri tjetër shumë i rëndësishëm për mua është kitaristi Ljudmill Krumov, me të cilin mësuam bashkë në Holandë. Pianist është Ljubo Canev, i cili jetoi në Amerikë deri në vitin 2013, përpara kësaj përfundoi aty arsimin e vet. Basit i bie Boris Taslev. Interesantja është se në fakt unë e shkrova muzikën për ta. Emrin e grupit “Xhazanica” e zgjodhi një shoqe nga Zelanda e Re. Rreth meje ajo u njoh me kulturën bullgare, kurse fjalët të cilat i binin përshtypje më të madhe përfundonin me “nica” – ljutenica, rëçenica, krienica. Kur i tregova se nuk mund të gjej një emër të përshtatshëm për projektin, ajo formojë këtë fjalë të shkëlqyer nga “xhaz” dhe prapashtesën e saj të dashur bullgare.”
Pas çdo një titulli në “Xhazanica” qëndron një histori interesante ose ndonjë person i veçantë:
“Ka një pijes në album – Our Table (Says Cheers To Your Table). Titulli është i shkruar në anglisht, por kjo në fakt është shprehja e njohur bullgare “Tavolina jonë e përshëndes tavolinën tuaj” (kjo vjen nga tavolinat e mëdha festive, kur njerëzit janë të shumtë dhe i thonë njëri tjetrit “gëzuar” nga distanca, kjo është një shprehi shumë e gëzueshme”. Melodia është në ritmin e rëçenicës (një lloje valle) por një valle pak e dehur. Kënga “Gagarin” nuk mban emrin e kozmonautit, siç mendojnë pjesa më e madhe e njerëzve, por ky është emri i një muzikanti popullor-saksofonist. Bile nuk e di emrin e tij të vërtetë, por është një virtuoz i vërtetë. Ai gjithmonë fillon me një melodi shkallëzuese nga regjistri më i ulët deri tek regjistri më i lartë, sikur niset për të fluturuar. Prandaj e quajnë Gagarin. Kjo këngë është për heroin tim në “bateritë” në Bullgari – Stojan Jankullov-Stunxhi. Kurse “Dallimet kulturore” i është kushtuar Teodosij Spasovit. Ai më ka frymëzuar shumë gjatë viteve, kërkimet e tij, estetika e tij. Gjatë një bisede të zhvilluar më tha diçka, e cila do të më mbetet për tërë jetën: “Folklori bullgar ka një veti shumë interesante – ai nuk mund të zaptohet. Çfarëdo që të bësh me folklorin, ka një pjesë prej tij, e cila duhet të mbetet autentike. Çfarëdo që të bësh me folklorin, ka pjesë prej tij të cilat duhet të mbeten autentike. Muzika jonë popullore është shumë e ndryshme. Kam takuar muzikant të shumtë, për të cilët ajo është e panjohur. Ata e dëgjojnë muzikën popullore vokale. I tërheqin dhe përpunimet, por muzika instrumentale është e vështirë për t’u perceptuar. Mendoj se, shpirti ballkanas gjithmonë është më mirë që të ndiejë muzikën, të lindur nëpër këto troje.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..
Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..
Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë..