Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofjes nuk i bënë përshtypje kritikat me radhë të Komisionit Evropian

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Këto ditët e fundit Sofja mori kritika dhe vërejtje të reja nga Komisioni Evropian në rekomandimet specifike vjetore të Brukselit ndaj të gjitha vendeve-anëtare. Mirëpo, ato nuk shkaktuan jehonë të madhe në vend dhe shkaqet për këtë janë dy. Së pari, Sofjes tashmë nuk i bëjnë përshtypje kritikat e Komisionit Evropian, të cilat u bënë diçka e zakonshme. Së dyti, rekomandimet e fundit të Brukselit në fakt nuk i njohin autoritetet dhe qytetarët e vendit me diçka të re. Për problemet e shpallura flitet që prej shumë kohe dhe në fund të fundit të gjithë janë të pakënaqur.

Kjo ripohon faktin se sipas Komisionit Evropian Bullgaria ka zbatuar vetëm një prej pesë rekomandimeve për reforma, të drejtuara ndaj saj vitin e kaluar. Sa për katër pikat e tjera nuk ka përparim dhe Sofja nuk mund t’i zbatojë detyrat e saj.

Sidomos shqetësuese sipas Komisionit Evropian është gjendja lidhur me prokurimet publike dhe më konkretisht me ato të lidhura me zbatimin e programeve të kohezionit në vend. Ekspertët në Bruksel kanë zbuluar mungesë kapaciteti administrativ, mungesë transparence, abuzime dhe devijime të mjeteve. Dhe për shkak të rezultateve të pakënaqshme ata ngulin këmbë për ndryshime në Agjencinë për Prokurimet Publike, për shtrëngimin e kontrollit dhe për caktimin e drejtë të fituesve në konkurset publike, për zbatimin e projekteve të veçanta evropiane. Duhet shënuar në këtë lidhje se në Bullgari u miratua një ligj i ri për prokurimet publike. Pritej që ky ligj të siguronte instrumentet për zgjidhjen e këtyre problemeve, të cilat i bëjnë përshtypje kaq të keqe Brukselit. Mirëpo, sipas shumë prej vëzhguesve dhe ekspertëve ligji i ri nuk është në gjendje t’i zgjidhë të gjitha problemet dhe ka shumë mundësi për korrupsion dhe abuzime. Këtë e ripohoi vetë Kryeministri Bojko Borisov, me urdhër të të cilit u ndërprenë prokurime publike për qindra milionë euro. Kurse Zëvendëskryetarja e Komisionit Evropian dhe komisionare evropiane për buxhetin dhe resurset njerëzore Kristalina Georgieva komentoi se gjendja me të vërtetë është shumë e keqe.

Komisionarja evropiane i drejtoi Bullgarisë disa rekomandime të reja – për deficitin në financat publike, për grumbullimin më të mirë të tatimeve dhe kufizimin e sektorit të zi në ekonomi, për stabilitetin e sistemit financiar, për përmirësimin e shëndetësisë dhe për ndryshimet në legjislacionin tregtar.

Një fakt tjetër i cili flet vetvetiu se Sofjes nuk i bëjnë përshtypje rekomandimet e Brukselit është se në paraqitjen zyrtare në kryeqytet të rekomandimeve specifike për vendin zyrtarët më të lartë bullgarë ishin në nivel zëvendësministrash. Mediat u kënaqën me njoftime të shkurtra. Këtë herë ato u kushtuan një vëmendje më të madhe parashikimeve të shpallura të Ministrisë së Financave për rritje të pritur të Produktit të Brendshëm Bruto prej 2.9 për qind. Kjo rritje është më e lartë sesa pritej madje nga optimistët më të mëdhenj në vend këtë vit. Ka akoma një sinjal nga i cili mund të bëjmë konkluzione për qëndrimin e Sofjes ndaj rekomandimeve nga jashtë. Bëhet fjalë për reaksionin e saj ndaj paralajmërimit se Bullgaria duhet të jetë gati të veprojë në rast mohimi eventual nga ana e Turqisë për të zbatuar marrëveshjen e saj me BE-në për migracionin. Në këtë lidhje Ministri bullgar i Punëve të Jashtme Daniell Mitov komentoi se “shtetet në vijën e parë duhet të mund të shpresojnë te përkrahja e BE-së, që të administrojnë dhe mbrojnë kufijtë e jashtëm të Bashkimit dhe jo t’i kërkojnë vetë vendimet pa aspak përkrahje”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD