Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Elizabet Kallmes prezanton pikturat e veta – “Jehonë nga Bullgaria”

БНР Новини

Sipas traditës gjatë muajit maj në Pallatin Kombëtar të Kulturës po zhvillohet Salloni i Arteve. Ai vizitohet mesatarisht prej 80 000 adhuruesve të arteve të vallëzimit, ato muzikore dhe vizuale. Në edicionin e XXI të Sallonit të Arteve merr pjesë dhe piktorja franceze Elizabet Kallmes. Ajo ka lindur në Luksemburg, por jeton në Paris dhe vjen për herë të parë në Bullgari gjatë vitit 2013, bashkë me Korin e Parisit “Кanta Leks”, të drejtuar nga dirigjenti bullgar Cvetan Dobrev. Duke interpretuar një nga kompozimet e tij – “Vëzkrese” (Ringjallje) në qytetin e tij të lindjes Kazanllëk, Elizabet Kallmes kupton se takimi i saj me muzikën bullgare është forca e cila do ta lidhë thellë me Bullgarinë. Ajo është e magjepsur nga bukuria e trojeve tona, nga ngjyrat e fshatrave bullgare dhe manastiret, nga bukuria dhe shija e traditave tona. Pas kthimit të vet në Francë ajo fillon të rikrijojë me gjuhën e pikturës ciklin e vet të pikturave me tema bullgare. Gjatë muajit prill në galerinë “Via Artis-Krum Tançev” në qytetin Plovdiv ajo prezantoi ekspozitën e vet tepër të veçantë “Jehonë nga Bullgaria”.

СнимкаJa se çfarë na tha Elizabet Kallmes përpara hapjes së ekspozitës së saj në Sofje: “Deri në vitin 2013 nuk dija pothuajse asgjë për Bullgarinë. U njoha me një popull, i cili ka mundur përmes poezisë, muzikës, pikturës të ruajë dhe të rikrijojë si dhimbjen e vet, ashtu dhe vlerat e veta. Ky takim la një mbresë mjaft të fortë në vetëdijen time. Qesh e mahnitur nga bukuria dhe nga pasuria e manastireve tuaja, kishave, ikonave. Në Francë në vazhdim të dy vjetëve vazhdimisht mendoja për Bullgarinë. Fillova të lexoj letërsi bullgare, vjershat e Botevit dhe kjo më ndihmojë të krijoj librin “Vëzkrese”, në të cilin gjetën vend përshtypjet e mia nga vendi juaj, si dhe pikturat me tema bullgare, të cilat i pikturova në vazhdim të dy vjetëve. Prej tyre vjen erë muzike, mister, qetësi dhe heshtje dhe energji. E ndjeve se populli bullgar është nisur në rrugën drejt së resë, të Rilindjes, me duar të ngritur përpjetë drejt Dritës, si një pemë e çelur pranverore.”

Aktualisht Elizabet Kallmes merr pjesë në ekspozitë në qytetin Hjustën të Teksasit. Ajo krenohet me faktin se piktura e parë e blerë është një pejzash i madh dy metrash nga Bullgaria, i cili ka gjetur pronarin e vet përtej oqeanit.

СнимкаPosaçërisht për “Sallonin e arteve” Cvetan Dobrev prezantohet me koristë të zgjedhur nga të katër koret e tij të përziera në Paris me një koncert “Rezonancat bullgare në Paris”. Ai ka emigruar përpara 27 vjetëve. Atëherë ka qenë një kompozitor i njohur avangardist, por në Francë heq dorë nga të gjitha ndikimet perëndimore dhe fillon të shkruajë muzikë bullgare. Dirigjon katër kore të përziera në Paris.

Çfarë e provokon Cvetan Dobrevin të marrë pjesë në “Sallonin e Arteve”?

“Përpara 3 vjetëve solla 120 korist francezë, me të cilët vizituam Bullgarinë dhe zhvilluam koncerte. Kështu një nga koristet e mia, piktorja e njohur franceze Elizabet Kallmes qe e mahnitur nga bukuritë e Bullgarisë dhe i transmetoi në 76 piktura, shumë nga të cilat u larguan nga kufijtë e Francës. Ekspozita e saj “Variacione mbi temën bullgare” në Paris kishte një sukses të madh. Doja që ekspozita të mund të prezantohet dhe në Sofje, që të mund dhe bullgarët të mund të afrohen pranë këtij festimi të vërtetë. Solla nga Parisi disa korist nga koret të cilët i drejtoj aty. Do të prezantojmë një program prej gjashtë këngëve bullgare dhe gjashtë franceze. Koristët e mi tanimë janë adhurues të mëdhenj të muzikës bullgare, por kjo më kushton një punë 27 vjeçare. Folklori bullgar është i vështirë për t’u kuptuar dhe më duhej të gjeja rrugë, në bazë të së cilës t’i nxjerr deri në parametra të reja estetike, kurse kjo kërkon shumë kohë. Mund të lavdërohem se, njerëzit rreth meje, kurse këta janë rreth 5-6 mijë veta ish nxënës dhe nxënës aktual, korist, filluan ta pëlqejnë këtë stil, i cili e thënë në mënyrë të sinqertë u është i huaj.”


Cvetan Dobrev tregoi me emocion se, disa nga vitet e tij më të mira profesionale në Bullgari, janë këto gjatë të cilave ka punuar në Radion Kombëtare Bullgare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Bllagorodna Georgieva dhe arkiv personal i Elizabet Kallmesit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD