Ka ngjarje historike, të cilat provokojnë krenari të madhe, mirëpo të cilat nuk kanë ndodhur në fushën e betejës, kurse në hapësirën e kulturës dhe vlerave shpirtërore. Dhe më 24 maj jemi duke kujtuar një prej këtyre ngjarjeve – krijimin e alfabetit, të cilin vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij ua dhurojnë sllavëve. Sot shenjtorët e krishterë dhe mbrojtësit e Evropës na shikojnë nga qielli. Dhe sa shumë kemi nevojë për bekimin e tyre në ditët e sotme në kushtet e mungesës së besimit dhe vlerave të thyera.
“Aq i fuqishëm është shpirti i tyre, se nga shekulli i tyre i nëntë ata shikojnë në mënyrë të qartë shekullin tonë të 21-rë” – shkroi në lidhje me kremtimin e ditës së shenjtorëve Kirill dhe Metodij shkrimtarja Teodora Dimova. Dhe po të guxojmë që të shikojmë përmes shikimit të tyre çfarë kemi bërë me gjuhën tonë, me misionin e tyre arsimor, me jetën tonë shpirtërore.
“Unë jam optimiste, pavarësisht se ndoshta duhet të jem pesimiste – tha Teodora Dimova. Në fund të fundit ne e kemi mbrojtur gjuhën bullgare, letërsinë. Dhe pavarësisht se jemi një popull i vogël ua kemi dhënë alfabetin popujve të tjerë sllavë. E gjithë kjo është shkak për krenari, jo për patriotizëm të zhurmshëm.”
Libri me ese “Oroci”, të cilin shkrimtarja e botoi para pak kohe provokon mendime të trishtuara për analfabetizmin rreth nesh – njerëzit të paarsimuar jo vetëm se nuk shqetësohen, mirëpo tregojnë analfabetizmin e tyre në mënyrë arrogante.
“Titulli erdhi kur pashë një afishe – “Jap mësime të gjuhës bullgare”, të shkruar me gabim. (Në vend të fjalës “uroci” që do të thotë “mësime” është shkruar “oroci”). Menjëherë mendova se kjo është një metaforë e bullgarit të sotëm – pikërisht analfabetizmi agresiv vlerëson lartë vetveten. Njerëzit inteligjentë nuk shprehin vetveten kështu dhe për ketë arsye mbeten të panjohur dhe të padukshëm. Duhet të kuptojmë se nuk duhet t’i japim mundësi analfabetizmit të ekspozohet pa pengesa. Me punën tonë, me sjelljen duhet të tregojmë se injorantët nuk kanë përparësi në shoqërinë tonë. Duhet më shpesh të tregojmë respektin tonë ndaj njerëzve që meritojnë admirim.”
Shkrimtarja pohon se gjen arsye për optimizëm kur takohet me njerëz të rinj dhe të arsimuar, të cilët mendojnë se është më interesante që të mbeten në Bullgari. Mirëpo për fat të keq pyetja, të cilën ajo e bëri para pak kohe, vazhdon të jetë aktuale - “A jemi një popull i rilindur apo një popull i poshtëruar?”
“Jemi të poshtëruar sepse varfëria është e dukshme dhe na bën që të ndiejmë keq – kryesisht në qytetet e vogla dhe në fshatrat. Shikojmë abuzimet, mashtrimet, sistemin gjyqësor, i cili nuk funksionon, problemet e shumta në sferën e shëndetësisë. Për këtë arsye ne jemi mërzitur. Mirëpo duhet të mbrojmë besimin dhe shpresën – e gjithë kjo është e përkohshme dhe më në fund secili do të marrë këtë që e meriton” – tha Teodora Dimova.
Varfëri, mungesë e vlerave shpirtërore dhe propagandë pa fund - janë gjërat me të cilat është plot gjuha e urrejtjes.
“Agresioni me anë të gjuhës është simptomatike dhe e dhimbshme, mirëpo në se nuk i kushtojmë vëmendje atij, ai shfuqizohet - mendon Teodora Dimova. Propaganda është kudo, të folurit kuptimplotë dallohet me vështirësi dhe këtu tashmë bëhet fjalë për kriteret e shoqërisë. Mendoj se njeriu inteligjent gjithmonë mund ta dallojë propagandën.”
Të kemi kujdes dhe të informohemi – kjo është mënyra e vetme që ta zhvillojmë këtë ndjeshmëri. E bija e shkrimtarit Dimitër Dimov çdo ditë na ofron tekstet e saj publicistike dhe po punon mbi një tekst kushtuar vitit të parë jetës së Jesu Krishtit. Dhe më 24 maj, kur kremtojmë veprimtarinë e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij është dita më e përshtatshme për një lutje ndaj tyre.
“Të vazhdojnë ta mbrojnë Bullgarinë, të vazhdojnë të na japin fuqi, besim në vetveten, durueshmëri dhe pastërti!” – është lutja e Teodora Dimovës.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..